RINDERTIMI/ “Rrofsh sa malet”, Rama ia kthen urimin qytetarit në Vorë: Sa ta kemi kismetin. Opozita? Ajo nuk sheh gjë fare

20 Janar 2021, 13:07Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin e ndërtimit në Vorë ku ka parë nga afër punën e deritanishme.

Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, Rama pa nga afër projektin që do të zbatohet në terren, ku do të ndërtohen pallate dhe banesa private.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se në kohën kur morën pushtetin, e gjetën vendin tamam si në ditën pas tërmetit. Ndërkohë Rama duke komentuar deklaratën e Ahmetajt për akuzat e opozitës se në Vorë nuk po bëhej asnjë punim ia ktheu duke thënë; se punën e shohin ata që duan ta shohin.

“Kjo puna e kantiereve është tamam si cikli qeverisës. Pas 7 vitesh ne e gjetëm si ditën tjetër të tërmetit, nga pikëpamja e ekonomisë, e rrëmujës, e gropave, e pirgjeve me rrënoja në çdo sistem, në shëndetësi, në arsim e administratë.

Sot ne jemi në fazën përmbyllëse të punës, duke hedhur themelet, janë hapur akset kryesore, vazhdon pastrimi dhe rindërtimit. Është tamam zgjedhja; të vazhdojë dhe të përfundojë, apo të kapen ekskavatorët dhe të kthehen në kioska dhe ato lugës të marrin pas Shqipërinë.”, tha Rama.

Banori: Ti shyqyr që na sajdise, ke ardhur dy herë. Faleminderit për ça keni bërë, edhe për popullin.

Rama: Për çfarë?! Avash avash, do t’i bëjmë të gjitha

Banori tjetër: Rrofsh, më bërë me shtëpi të reja. Rrofsh sa malet.

Rama: Jo sa malet jo. Sa ta kemi kismetin. Të përqafoj në distancë.

Ahmetaj: këtu para një jave erdhën nga opozita dhe kanë thënë se; këtu nuk është bërë asnjë punë. Larg cinizmit, do ftoja ndonjë nga ata të opozitës që t’i prek gjërat dhe të vijnë në këto ture inspektimi për të parë realitetin.

Rama: Po lere mo, ça do shohin ata fare. Të shikojnë ata që shikojnë. Ai që s’do, nuk shikon.

4 komente në “RINDERTIMI/ “Rrofsh sa malet”, Rama ia kthen urimin qytetarit në Vorë: Sa ta kemi kismetin. Opozita? Ajo nuk sheh gjë fare”

  1. Kalec Dega says:

    Sot ne Vlore mberriti Inspektori i Ndertimeve …….
    =
    shoqeruar nga Rindertuesi Ahmetaj

  2. ERION VELIAJ kryetari i mafjes shteterore . says:

    Zoti Rama menu me regullimin e shtetit mos u mer me reklama sepse njerezit duan shtet jo xhungel.

    1. xx says:

      si urdheron or tej …..po ti leme ty reklamat por ske cfare te reklamosh vec ato te tuat ne se…..

  3. ERION VELIAJ kryetari i mafjes shteterore says:

    O zoti xx po ti ca pate une me Rames e kisha ti cdo qe nderyn bubin e Rames po ben apo te ushqen Rama me gjithe ERION kurven. Une nuk jam me asnje parti une jam me popullin dhe me Shqiperine politikaneve qe te vjen keq ty une i kam shkruajtur tek maja e k…..t .lutem per ty qe te besh kete qe bej une prandaj qetesohu dhe hapi syte respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje