10 vite nga vrasja, 4 demonstruesit e 21 janarit shpallen 'Dëshmorë të Atdheut'. Rama: Sot kërkohet drejtësi nga ne, por une s'mund të bëj as prokurorin e as gjykatësin

21 Janar 2021, 10:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh se 4 të vrarët gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011 janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

4 viktimat  Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.

Ai deklaroi se është “i vetëdijshëm se sa herë vjen 21 janari, disa ngrenë akuzën në drejtimin tonë, duke thënë një të vërtetë se drejtësia për 21 Janarin është e papërfunduar, por duke ngatërruar, nga ana tjetër, kohën ku jemi sot.

Parlamenti nuk bën gjyqe, qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as ministri i Drejtësisë apo kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale, për t’ ia çuar gjykatës së partisë.

Këto i bën pushteti gjyqësor, që është krejt i pavarur nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv.

Shumëkush e konsideron këtë përpjekje për të justifikuar faktin se ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet.

Por, ky nuk është justifikim, por e vërteta. Ne nuk kemi ndenjur duarkryq, përkundrazi.

Nëse nuk e bëjmë dot prokurorin apo gjykatësin, jemi ne që kemi detyrimin për të siguruar të gjithë ngrehinën ligjore dhe rregullatore të një sistemi drejtësie që të jetë në gjendje të bëjë këtë që njerëzit kërkojnë për 21 janarin dhe për shumë padrejtësi të tjera”.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se gjyqtarët që sipas tij kanë mbajtur peng drejtësinë për 21 janarin do të vihen para përgjegjësisë edhe në qoftë se ata janë larguar nga vettingu apo janë dorëhequr për t’i shpëtuar filtrit.

Rama shtoi se edhe sot që flasim e drejta trajtohet si mall në shumë çështje pasi gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë pjesë e atij llumi.

“Ku janë sot ata që duke përdorur çekiçin e gjykatësit të rregullimit të Shqipërisë e sakatuan të drejtën e familjarëve për të parë drejtësi për 21 janarin.

Një pjesë e tyre janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet në atë sistem. Një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen të vetëdijshëm që nuk mund ta kalonin filtrin e llumit.

Një pjesë tjetër janë akoma në punë se nuk i ka ardhur radha duke qenë se janë në shkallën e parë. Shumëkush mendon se me vettingun dhe pastrimin e këtij llumi mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve.

Por jo. Shumëkush ka menduar se vettingu është shkallë ndëshkimore. Jo. Vettingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem.

Është pjesë e një infrastrukture të ngritur për ta vendosur drejtësinë e re në themelet e duhura dhe për të garantuar që organizmi i drejtësisë së re është për të pastruar. Edhe sot që flasim e drejta nuk është ndarë nga malli.

Trajtohet si mall në shumë çështje nga gjykatës dhe prokurorë të cilët janë pjesë e atij llumi që vazhdon të pastrohet por nëse shohim shifrat e atyre që janë larguar ata kanë tejkaluar parashikimet më pesimiste në sensin e të qenit shumë”, tha Rama.

Ai u shtoi se sot nuk është me kokën lart për sa kohë ky proces nuk ka përfunduar, por theksoi se mund t’i shohë në sy familjarët e katër viktimave të cilëve i ka qëndruar pranë për çdo nevojë.

Rama paralajmëroi se drejtësia do të bëjë të sajën për ata që i vranë për herë të dytë të veshur me togën e zezë, njësoj si ata që janë angazhuar për ta bërë 25 prillin referendum kundër kësaj qeverie.

“Është i vështirë raporti mes të mirës dhe të keqes. E keqja është gjithmonë një hap përpara deri në momentin kur goditet nga drejtësia dhe jo nga politika.

Nuk mund t’i kërkohet qeverisë dhe as shumicës parlamentare të fusin njerëz në burg edhe kur ata janë parë me armë në dorë duke vrarë njerëz. Këtu ndahet pikërisht kufiri mes demokracisë dhe çdo formë tjetër të organizimit shoqëror dhe politik.

Unë dëshiroj të them se së pari më vjen shumë mirë që ne sot hedhim një hap të rëndësishëm jo formalisht duke i vendosur të katërt të rënët e 21 Janarit aty ku ata e kanë vendin, në altarin e Atdheut si dëshmitarë të një kohe dhe historie humbën jetën jo rastësisht por sepse besuan tek të drejtat dhe liritë e tyre dhe protestuan për të drejtat e tyre.

Pavarësisht se në këtë moment nuk ka shumë për të thënë për rezultatin ndihem krenar që ka shumë për të thënë për përpjekjen që është ndarja e sistemit të drejtësisë nga të qenit mall që shitet dhe blihet.

Nëse sot nuk i jep kësaj force politike të gjitha kreditet për hapjen e kutisë pandorës, pusetave të mbyllura hermetiksht të gjithë nëntokës së llumit, e nesërmja nuk ka diskutim që do ta vendosë si rol historik për atë që kemi bërë kur kemi hapur këtë kapitull.

Ndihem mirë edhe për një fakt tjetër. Nuk kemi pasur mundësi për të bërë më shumë. Kemi bërë atë që ka qenë e mundur për të mos i lënë vetëm familjarët e të rënëve të 21 Janarit që na jep lehtësinë për të qenë përpara kujtimit të tyre jo me kokën ulur.

Nuk jemi me kokën lart sa kohë ende kjo nuk ka përfunduar por mund t’i shohim në sy për gjithçka që na është dashur të bëjmë dhe do bëjmë për familjet e tyre.

Ne sot i dorëzojmë familjeve simbolin e dëshmorëve të Atdheut dhe jam i bindur se prania e këtij simboli në katër shtëpisë do të jetë pikë e dukshme referimi për fëmijët kur të mendojnë për prindërit e tyre në sensin e besimit që drejtësia do ta bëjë të sajën dhe ata që i vranë për herë të dytë dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin me palë të treta të veshur me togën e zezë të gjykatësve do përgjigjen si të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar për ta bërë 25 prillin referendum kundër kësaj qeverie”, tha Rama.(TemA)

38 komente në “10 vite nga vrasja, 4 demonstruesit e 21 janarit shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’. Rama: Sot kërkohet drejtësi nga ne, por une s’mund të bëj as prokurorin e as gjykatësin”

  1. Tutu says:

    Ti mor palaço nuk ben as gjykatesin dhe as prokurorin ( si ne rastin Meta dhe Fullani)… por Liken e bere dhe kryetar parlamenti dhe president… gjykatesin qe ti shan qe sberi drejtesi doje ta coje ne Strasburg te te perfaqesonte ty… hajt se shifemi te kutia votimit…21 janari
    eshte bumerangu yt…

    1. elmaz bufi says:

      Lexues te Meros…!!!!
      duke qene se Mero rreket te na mbush mendjen se Partia e Socialisteve dhe vet Edi Rama nuk kane
      pasur çfare te benin per te burgosur vrasesit (disa nga ta jane partnere me ta ne politike dhe ekonomi)
      Shkoni e lexoni artikujt e gazetes DITA. Mjaftojne per te kuptuar gjitheshka.
      Edhe shpallja deshmore nuk eshte fort e rregullt.
      Ata jane VIKTIMA te Ligësisë dhe Marrëzisë te BANDËS Berisha-Basha (2B)

    2. Duhet dretsi says:

      Beni hero SA te duash po su denune vrasit dhe urrer dhencit eshte kote i kane vra kote me duar ne gjepa ne rrugte te madhe veq si me tmerrue popullin dhe me ju pase frige Sali Berishes e Lulzim Bashes

      1. ben says:

        Sakte. Personalisht kam mbeshtetur dhe mbeshtes Ramen si K.Ministrin me te mire qe kemi patur deri me sot, por duhet pranuar se Rama ne kete pike ka deshtuar plotesisht. Ai premtoi qe te denonte vrasesit e bandes Berisha-Basha, sic i quan me te drejte nje komentues ketu me siper.
        Eshte e turpshme per kombin tone dhe per qeverine Rama, qe kriminelet qe vrane 4 te pafajshme mu ne mes te Tiranes, ne sy te gjithe popullit, vazhdojne te jene te lire dhe per me teper qe vazhdojne te derdhin helmin e tyre antishqiptar dhe te pretendojne qe te hypin perseri ne pushtet. Persa kohe qe Berisha dhe Basha nuk do jene prapa hekurave te burgut pe keto vrasje, Rama do jete i turperuar para gjithe shqiptareve si bese-thyer.

        1. Blerim Hamdiu me emër dhe mbiemër says:

          Amen. Nga një i majtë që nuk mund të behet I djathtë sepse ënderrat ju shuan në 1991. Kam votuar vetëm njëherë dhe për arkeologun Neritan Ceka sepse shpresova atëherë se do bënte ndryshimin. Më pas nuk votova kurre. Nuk Do të votoja asnjëherë për Lyllin. Edi Rama është një bukëshkalë dhe FRIKACAK që i mbushen ato shallvaret sa herë i del në ëndêrr Komunisti i paepur Sali Qen Berisha. Në djall shkofshin të gjithë
          Zoti qoftë me të drejtët

    3. teli says:

      Po pse ky Gacja i Rames nderhyn ne kpk per te shpetuar gjygjtarez dhe prokuroret e korruptuar nga Vettingu?

    4. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

      Beqiraaaaaaaaaa!!!!!
      Ne asnje vend arab apo bourdhelo islamikesh (me e sakt kjo e dyta),nuk funxionon DHIMOKRATIA,kshq….. gezuar ramazonin!

  2. Taulant says:

    Mbylle gojen se 21 janari ka “nje vrases me pagese” qe eshte Edi Rama.
    Tiorganizove protesten ndaj Ilir Metes sepse ai u kap me video duke vjedhur.
    Por cfare bere ti me mbas ?
    Ne vitin 2013 bere aleanc me Ilir Meten e zgjodhe edhe kryetar Parlamenti.
    Ne 2018 e votove Ilir Meten President.

    1. Koli says:

      E sakte.Rama ka pergjegjesi morale.Nje njeri normal nuk do gjente qetesi deri sa te vihej drejtesia ne vend.Nuk e di si ka kurajo e hap gojen Rama per ngjarjen e 21 janarit.

  3. Demokraci or taj says:

    Bjeri legenit o popull…
    I ka dhjerokracia keto,te vret me duar ne xhepa dhe shane diktaturen or taj…
    Sali berisha i ka shtrire rrenjet e krimit kudo ne drejtesi,dhe mis prisni nga kjo fare e keqe qe po helmon kedo.

  4. Endri says:

    Ik mer pirdhu, po pse ca gjyqtare nga ata te 21 Janarit i ke promovuar ti o legen? Apo ata qe te duhen ty per punet e tua jane ne rregull.
    Ik mer bythqir je bo njesoj si vicidoli.

  5. Kalec Dega says:

    Ti je prokuror dhe gjykates dhe te fut ne burg me njehere po mos te paguash dritat por jo kur vidhet Banka e Shtetit dhe Kriminelat udhetojne me Audi, Tojota Yaris dhe i ben PresidenT dhe MinIstra Rindertimi
    =
    Ty te beson vetem Sali Berisha kur i premtove pension te lumtur.t

    1. Realpolitika says:

      Endri dhe te tjere.
      DUHET TA KUPTONI MIRE NE BURG NUK TE FUT EDI RAMA PER FATUREN E DRITAVE APO SHKELJE TJETER TE LEHTE TE LIGJIT, POR TE FUT GJYKATESI , SEPSE TI NUK I OFRON PARA.
      SHIKO KRIMINELET E DROGES PSE DALIN??!!
      TE JENI TE SIGURT NUK DENOHEN SE PAGUAJNE MIRE.
      VETEM REFORMA NE DREJTESI QE DO PASTROJ GJYQTARET E PROKURORET E KORRUPTUAR …DO TE BEJ ME SHUME DREJTESI.
      REFORMEN NE DREJTESI PO E BEN PS. SHBA DHE BE.
      VOTONI PS. DHE EDI RAMEN

      1. 2025 Vaksina Pfizer e Rames says:

        “Fake” Politika, e ke qare!
        Je vertet klysh i sistemit dhe i PPSH qe edhe pse nje fatkeqesi per Shqiperine e mbron me fanatizem.
        =
        Nuk kupton se edhe ata te droges apo gjykatesit jane viktima te sistemit qe di do ta mbash ne fuqi.
        =
        Perse nuk thua te pastrohet Shqiperia nga nje President i korruptuar dhe nje Kryeminister Kurve Cadrash?
        =
        E si mund ti vihet faja prokuroreve dhe gjykatesve kur nuk ka Drejtesi te Pavarur …….dhe qe komandohet nga klani kriminel rame-mete-berisha.

      2. ben says:

        Realpolitika-keni shume te drejte se nuk eshte Rama qe fut ne burg, por gjykatat. Ajo per te cilen juve nuk keni aspak te drejte eshte se Gjykatat veprojne ne baze te ligjeve qe i ben Rama me shumicen qe ka ne parlament. Deri me sot, Rama ne kete drejtim ka bere nje vrime ne uje dhe prandaj eshte i turperuar para shqiptareve, packa se ka bere edhe pune te mira, por gjakun e atyre qe u vrane pa faj e ka sot per sot ne shpine pikerisht Rama qe premtoi te vinte drejtesi qe nuk u vu kurre.
        Me te drejte, nje komentues ketu me lart shkruan se ne burg futen ato qe nuk paguajne energjine, por jo hajdutet e medhenj qe behen presidenta dhe ca me pak ato qe vrasin.

  6. tradhetar says:

    a ka mbet ndonje pik njerzilleku ne ate vend ku iku nje krimnel si sali qen berisha dhe erdhi biri i kurves edvin kristq rammuti drogaxhiu dhe byth qiri i shetit shqipfoles mori pushtetin qe te ve drejtesi dhe shkoj bashke me babajn shpirteror sali qenin dhe tallen me ata njerez ne bashkpunim me ameliken sic thot albin kurti per shushnjat politike qe ka kosova me udbasht e titos qe nuk po lane gure pa levizur qe te mbeten ne pushtet shqipfolsit e te dy qeverive te shitur te serbo greket e turqit e tek amelika per interes te tyre dhe ne dem te kombit shqiptar te ba mbrojtur nga askush edhe zoti e ka harruar ate vend nga shqipfolsit slavogrek e pro amelkan ne bote nje rren e kulluar nga propaganda e kelushve te agjenturave te haja qe sundojne me pro amelkanizmin e rre per pushte e pasuri te popullit te varfer per ment e kres qe nuk kan qe 30 vjet pro amelkanizmit te rrem nga shqipfolsit qe mbajn pushtetin me ndihmen e amelikanve tramishe me rradhe qe 30 vjet stop prapagandes per shfarosjen e nje populli ne emer te amelkanizmit te rren

  7. Socialisti i vertete says:

    Si ka fytyre dhe del e flet ky bastard ?! Po e shohim shume mire pastrimin e llumit. Ju duheni terhequr zvarre, te gjithe, pa perjashtim.

  8. Xoni says:

    Vrasesit bejne karshillek bile duan te vijne prape ne pushtet.
    Te gjithe kemi mbyllur syte vite me pare kur shikonim si po degjenerohej sistemi I drejtesise nga politika , dhe urdhero tani. Prandaj shpresa e vetme eshte suksesi I reformes ne drejtesi.

  9. rexha 10 says:

    RAMA ìììììììNUKE ME BESOHET SE C’FARE THOTE,….
    SI KA MUNDESI QE KY KRYEMINISTER LUANE ME DEMOKRACINE E ATIJE POPULLI.?????TE VETMEN GJE QE NJE KRYEMINISTER KA ME LIGJE ESHTE :LIRIA E FJALES ,DHE E DREJTA PER TE MANIFESTUAR PER TE DREJTAT E QYTETAREVE.ATHERE PERSE U NGRITE E BERE THIRRJE PER PEOTESTA ,KURE NUKE ISHE NE GJENDJE QE TI SIGUROJE JETEN E ATYRE QE U NGRITEN PER TE PROTESTUAR PER BUKEN E GOJES?????
    KA SHUME NJERZE QE JANE FUTUR NE BURGE ,SEPSE NUKE KISHIN PAGUAR TAKSAT E SHTETIT KURE SHISNIN EDHE FARA LULEDILLI ME KAUSHE.
    KUSHE MUNDE TU BESOJE KETYRE PROCKAVE??
    MOSE HARRO SE EDHE TY TU THYEN TURINJET PO NGA AI PERSON QE DHA URDHER QE TE QELLOHEJ ME ARME KUNDER PROTESTUSEVE .KURE NUKE JE NE GJENDJE ME I MBROJTUR ,PERSE E ORGANIZOVE ATE PROTESTE?????ME FUTJEN NE BURGE TE KRIMINELAVE TE SHTETIT ,TI DO TE ISHE I PARI KRYEMINISTER QE DO TI DHUROJE ME TE VERTETE DEMOKRACINE E ATIJE POPULLI TE ZHGENJYER NGA BANDAT KRIMINALE.
    JO VETEM QE NUKE I BURGOSE ,PORE I VENDOSE EDHE NE PRESIDENCE ,KU SOTE ESHTE KTHYER NE NJE ISTITUCION ME I KRIMINUAR I SHTETT SHQIPETARE. E KEQJA ME E MADHE E JOTJA ESHTE SE MBRONE VETEM KRIMIN.

  10. shqip says:

    O Edo mos ja fut kot . Ti çove në gjyq Paloken per shpifje, nuk çoke dot një kauz kaq madhore. Fati yt i vetëm që je aty ku s’duhet të jesh, quhet Sali Ram Berisha. Kur një sëmundje kthehet në gangrenë, njeriu pranon edhe t’ja presin njërën dorë apo këmbë. Mjaft të jetoj edhe ca. Kështu është katandisur populli shqiptar. Pranon të rroje si gjysmak me ty km, mjaft që ti heqin tumorin malinj Berisha.

  11. Konjak says:

    Kemi dhene mendime c’do vit per ngjarien e 21 janarit , dhe nukse eshte nevoja te vazhdojme me te njejtat arsyetime , si nga hera . Tani , ka vite qe u bindem se perse perdoret kjo date fatkeqe per 4 njerez qe humben jeten . Te gjithe ata qe u duhej kjo ngjarie — pikerisht keshtu sic ndodhi – , ne fshehtesi ferkuan duart , e perdoren ngjarien me fund per interesat e tyre , dhe perfundimisht fituan ate cka kerkonin ,; por me fatkeqesine e te tjereve . A duhej shpaguar jeta e ketyre njerezve qe dhane apo –u moren — gjene me te shtrenjt qe kishin , jeten . Sigurisht qe po ; por u miaftua duke i quajtur –deshmor –, dhe kaq . Nuk them se nuk u nderuan , por ata qe pefituan , asgje nukse mundnin te benin me shume se kaq . Nese do te kishte nje mundesi , per mbajtje pergjegjesie , nga kundershtaret e tyre , sigura do te kishin perfunduar pas hekurave , kushdo qe mori pjese per , humbjen e jeteve . Mirpo , e keqia eshte , se akoma dhe sot , ky rast , perdoret per interesa politike , edhe pas 10 vjetesh . Thuhet , se kete problem do ta hetoje prekuroria e reformuar ; keshtu qofte , qe askush te mos perdore fatkeqesin e tjeterit , per interesat e veta .

  12. Shenjestra says:

    Ju kundershtaret e Edi Rames shajeni sa te doni dhe lavderoni sa te doni Sali Berishen,se e drejta nje dite do te dalin dhe secili do marin ate qe i takon.Edi Rama do marin dhe do kete rerspektin dhe dashurin e popullit shqipetar,kurse Sali Berisha do perjetoi me nje urrejtje te papare si vrases dhe kriminel me damken e zeze ne ball.Edi Rama ne 21 Janar beri nje proteste plotesisht te ligjeshme,krejtesisht paqesore, sa nuk u prek asnje gjethe peme,por mafiozet e Saliut u futen ne mese si kollona e peste dhe filluan te godasin me gure gjoja sikur ishin njerez te Edi Rames.Pastaj Sali Berish si i pangopur me gjak dha urdherin e zi te qellohet me arme snajper dhe vrau kater protestues te pafajshem.Por me e pabesueshmja eshte se ithtaret e Saliut thone qe i vrau Edi Rama.Jo more jo,ato i vrau Saliu dhe pike.Ato jane te dokumentuara dhe te filmuara se i vrau Saliu dhe do jap nje dite llogari.

    1. Hero Socialist says:

      Dihet qe i vrau Saliu por Edi Rama, gjigandi yt, perse nuk e ka ndeshkuar akoma sipas ligjeve?
      =

      =

  13. Jurgeni says:

    Ik vlla ik se te nuk je per kete pune ti. Ta kishe bere ti kete qe beri Saliu, ty tani nuk do te gjendej as nam as nishan. Ik tani futi nje tas caj dhe rri e veshtro pisat qe lyen duart me gjak duke te te bere karshillek. Vazhdo ti me slloganin nuk jam prokuror e as gjykates se do e ndritesh.

  14. popu ll hap syt ; shporri hajdutet ekriminelat. says:

    Haa, ky ka 8 vjet KM ; e nuk e luftoje korrupsjonin; e hajdutin e thesarit Liken , e vuri president, e hajduti i rruges se kombit bane fushat , done me u emeru KM; injoranti ; e Berisha ; ashte i paprekshem; qe ne 30 vjet nuk numerohen krimete e tija ; ju jeni te gjithe ; te korruptuar e hajduta, +e kriminela.

  15. Emiljano says:

    O Rama je thjesht Palaco dhe Pazarxhi,asgje me teper

  16. Homer says:

    Po neve te ambasadave qe nuk na vun as edhe nje pllak perkujtimore.

  17. Juristi says:

    As mos tu shkoje mendja se interesohet kush per te ndryshuar sistemi i Drejtesise. Jane hequr disa te korruptuar dhe vetem kaq. Krimi i pushtetareve e ish pushtetareve eshte i pandeshkueshem.
    Ti Edi Rama ke pergjegjesi te madhe morale e politike qe kjo ngjarje nuk zbardhet.
    Ju drejtues te Prokurorise se Pergjithshme dhe te SPAK jeni bere nje me ata njerez qe sot ju nuk guxoni te ndermerrni veprime ndaj tyre. Frike? Nuk keni ndjesine se aty keni ardhe pikerisht per kete pune? Jeni rehatuar nga rrogat e majme dhe aq eshte vlera e juaj?
    Le te pergjigjen keta rrugace qe nuk po i zbardhin keto ngjarje pse nuk bejne te pakten kete:
    1. U bane 28 vjet nga vrasja e atdhetarit Remzi Hoxha. Te gjith keta lepuj te drejtesise e mbyllen ceshtjen me arsyetimin se nuk ka prova. Po eshte prova e gjalle por nuk doni ta shihni. Vrasesi i Remziut eshte gjalle. Eshte Ilir Kumbaro. Ai bredh gjith Europen si zotni, Nga PD-ja i jane vene ne dispozicion disa miliona dollare qe te fshihet, i kane vene ne dispozicion nje banese, e furnizojne me dokumenta fallco, i kane blere autoveture, shofer, dy badigarde dhe ben kokrren e qejfit sepse drejtesia shqiptare eshte ne krahun e tij. Sali Berisha e Lulzim Basha e dijne mire ku ndodhet dhe ata rregullisht i dergojne mjetet financiare.
    Ilir Kumbaro eshte nyja e procesit.
    Rama te verifikoje se cfar perpjekje kane bere organet ligjzbatuese per ta sjelle ate ne Shqiperi? Do dali qe askush, Bujar Nishani, Petrit Vasili, Ylli Manjani etj te PD-LSIpor edhe ministrat e drejtesise te se majtes nuk kane bere asnje perpjekje qe te bashkepunojne me partneret nderkombetare (Interpolin, etj)e ai te arrestohej e te tregonte te verteten.
    Nuk e keni bere, te shohim do e beni?
    2. Mbas vrasjes se 21 janarit, ajo qeveri qe i vrau e manopuloi ngjarjen dhe vrasesit kapardisen deri ne parlament.
    Pyes Ramen, cfar bete Ju per te zbardhur nyjen e ngjarjes, pse nuk e sqaruat kush i fshiu pamjet nga serveri i Kryeministrise, me urdher te kujt? Ish punonjesi i IT u mjaftua me ate qe “une nuk di gje”. Mire ai nuk ditka gje. Por dijne rojet e brendshme te cilet pergjigjen per cdo levizje qe ndodh brenda Kryeministrise, pse nuk pyeten? Sqaroni kush e dha urdherin, pse dhe cfar pamjesh jane zhdukur dhe tablloja del e qarte.
    Teshohim zoti kryeminister do e beni kete te pakten?
    3. I shpallet deshmore kater te vraret e 21 Janarit? Po vetem kaq? Po e ke seriozisht dhe nuk e ke per te kaluar radhen se jeni ne prag zgjedhjesh, atehere urgjentish ata duhet te prehen ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit dhe aty ku keni vene ca pllaka bakri qe nuk thojne asgje, nuk e di kush pse jane dhe nuk duken, aty afer Kryeministrise te vendoset nje lapidar kushtuar ketyre njerezve te mire qe u vrane nga diktatura e maskarenjve qe edhe vodhen e vjedhin prap dhe te vrasin kur proteston.
    Keto jane ne doren tenda Edi Rama.
    Te shohim do i besh?

  18. Xh. Papi. says:

    Asnje nuk kupton, ose shtiren! Jam % me ty “Shinjestra’. Shume e sakte! Bravo!

  19. Shqiptari says:

    Pershendetje

    Nje gje nuk e kuptoj, cfare kerkon ose cfare pretendon kryeministri yne i ndritur.
    Ka qe ne shtator te 2013 qe drejton vendin, pra ekzekutivin, ne te cilin perfshihet edhe policia, qe permendet sot se do te kerkoje apo ka kerkuar rifillimin e hetimeve.
    ORE,
    PO kush i pengoi deri tani????????

    Shume e neveritshme kjo qe ben ky palo njeri !!!!!!!!!

  20. teli says:

    Dakord , po ai Gagacja jot pse nderhyn ne kpk qe te mos shkarkohen gjygjtaret dhe prokuroret e korruptuar ?

    Apo do te duhen ty me vone ????

  21. politikant ne burg says:

    ky palo njeri ashte ; PD =PS=lsi e partit qe dolen prej tyre , jane vetm me rehatu vetn ; e me rujte pasurit qe kane vjedh per 30 vjet; te gjithe e kane vendin ne burge ; prandaj jane te paprekshem , se nu akakuzojne njani-tjetrin.

  22. Politikante ne burg says:

    Pse nuk ma nxirrn komentin ?

  23. Shqiptari says:

    Or ti palaço alabak sharlatani keyeministris dhe partis fashiste te rilindjes , perse i shpall deshmor te atdheut, ata nuk u vran per atdheun , ata i vrau shteti , ata i nxore ti ne bulevatrd ja çove ne gryk te pushkes saliut dhe lulit , ata i vrave ti saliu luli legen , nuk ke turp faqezi 10 vjet kryeminister nuk gjete te pakten fajtoret , i çove per dhjam qeni , sa more pushtetin i le ne balt as drejtesi nuk vure , shkon dhe ve trandafila sikur je rruga jo kryeministri , ku do ta kerkojn te drejten ata tek zoti , nuk ke turp del aty futesh ne rrjesht me ata njerez qe nuk kan kurrfar gjeje ne dor , kerkon dhe ti drejtesi kujt ja kerkon drejtesin , erdhen zgjedhjet si dobiç kerkon voten prap zuzar , nuk lahet maskaralliku dhe krimi duke i ber deshmor njerzit e pafajshem qe vriten ne rrug , fjala deshmor esht e shenjt , e keni katandisur kte fjal ju zuzaret imoralet dhe antishqiptaret e politikes si fjal turpi , nuk mund te jen deshmor ata qe i vret politika ti saliu luli jo , mjaft i perdhoset deshmoret e kombit per te ber nje ofiq per te lar krimin tuaj , nuk ngeli kriminel pa u varrosur kto 30 vjet tek varrezat e deshmorve te kombit nuk e kam fjalen per kta 4 te pafajshem , i keni kthyer ato varreza si varreza turpi o alabaket e ksaj politike antishqiptare , vritet azemi per prishje pazaresh per kondraband armesh behet deshmor kokrrat e kurves nuk keni turp , me nje gur vrisni shum zogj , vrisni çin ju do qefi nuk e denoni njeri tjetrit se jeni ortak , por e keni gjetur i vrisni per interesat tuaja dhe i beni deshmor per ti ber qefin i lidhni pension me taksat tona ne vend qe ti whdzmtoni ju ter jeten , dhe perdhosni dhe deshmoret me at rast , se çfar vlere kan deshmoret per nje sharlatan si ty qe ngre ne piedestal tradhtaret dhe kolaboracionistet e luftes dyt , vetem ti e di , ti qe shkon me brekushe tek varrezat e deshmorve or zorzop e qen bir qeni , i gjete vrasesit e ktyre kater te vrarve qe dolen me thirrjen tende ne bulevard , qave si dobiç bashk me gruan kur i shkove neper shtepit e tyre dhe u betove se sa te vije ne pushtet fajtoret do shkonin ne burg , 10 vjet ke ne qeveri ku jan fajtoret , ku esht drejtesia o pis pa moral nuk ke turp ben dhe te merziturin se erdhen zgjedhjet , nuk e fusni ne burg njeri tjetrin ju pushtat e politikes jo sikur ter tirana te vritet as njeri nga ju nuk denohet , jeni te ter njesoj ne te tera krahet e politikes beni qef talluni siç jeni tallur kto 10 vjet se neser dit e re kismet i ri , deshmor i bet mjer ata qe iken kta jeni ju dobiçat. Ksaj politike mizerabel , pler sharlatan kryeminister pret te ver drejtesi zoti , degjenerat pa moral .

  24. Bedri Isufi says:

    Unë nuk jam as gazetar as analist as politikan por më E keqja është se më degraduan për të mos qënë askushi. Për herë të parë nuk lexova artikullin por vetëm komentet. Shikoj dhimbje, dëshpërim, zhgënjim dhe njerëz të pa shpresë qoftë majtas apo djathtas. Shqipëria lëngon, por dhe ne bashkë me të. Nuk Ka drejtësi . Nuk besoj se Ka ndonjë këtu që nuk Do të bëhet vendi ynë. Edi Rama, Lulzim Basta, Sali Berisha, Ilir Meta dhe të gjithë ju soj E sorollop që hiqeni sikur do bini ndryshimin në 25 Prill jeni të gjithë të deshtuar. Jeni një të gjithë të akuzuar dhe akuzues. Bëjini një nder Shqipërisë merrini ato që keni dhe në djall vafshi. Për të gjithë ju që mendoni se dikush nga keta të lartëpermendurit e “ndritur” do bien ndryshimin, gaboheni rëndë zonja dhe zotërinj. Për të përmbysur një rend duhet revolucion por ne nuk mund ta bëjmë dot. Enver Hoxha ua mori të gjitha të ashtëquajur “kulakë” nga ai dhe ja dha popullit të varfër. Tani ne jemi në 2021 dhe ky revolucion nuk mund të bëhet kurrë sado që shumë Do ta donin. Këtë herë kulakët quhen Ologarkë, por janë dhe të Fortët dhe atyre nuk mund ti marrësh as dhe një cent nga ato që kanë pamvarsisht sesi ata i vunë ato para dhe pasuri. E keqja jonë do të vazhdojë për shumë kohë dhe Shqipëria arritjen më të madhe që Ka për të bërë Do arrijë Aty ku është Italia sot: Kortupsion dhe frikë nga të fortët.
    Për të mos ju zhgënjyer shpresa vdes E fundit por derisa të dalë një burrë tjetër si Skenderbeu, Ismail Qemali, Avni Rustemi Ahmet Zogu qoftë dhe Enver Djalli. Për mirë apo për keq vetem këta bënë histori. Ne të tjerët vetem do ngelemi numër dhe Do vazhdojmë të shkruajmë me emra Fallco apo pseudonime. Ju përshëndes si emigrant

  25. Toni says:

    Ti per premtimin e pa mbajtur perpara familjeve te ktyre nuk duhet te dalesh fare ne foltore , a ke dinjitet o njeri i pa cip , apo nxore fleten e lavderimit i bere deshmor o kokrra alabakut , kur ju themi qe jeni njelloj e mban veten te perveçem ti kryetari partis fashiste te rilindjes , ti nuk e shikon emrin tend ti je njish me saliun, kot saliu se ka emrin sali ram berisha , ne fakt e ka Sali Ram lul Ilir berisha , ska piken e dinjitetit tjetri komplet sharlatan , ka 10 vjet ne krye te shtetit pret qe ata te vraret ne bulevard ti ndimoj zoti , se vet ska ke denon se jan ne ujdi me njeri tjetrin , iken njeri ruan tjetrin , iken tjetri ruan tjetrin me rradh , me mir qe vin punet keshtu nga njera an se dalin zbuluar kta shkerdhatat e politikes si mashtrus albak qe jan , shikojeni zgjyren dy meter burr çfar burri ky esht zorraxhi pa moral nuk ka turp akoma i bie nje fylli qe ka dal nga koha , turpi i mbulofta kta maskarenj qe tallen me ket popull si puna kti rrugaçi , kti burrit me brekushe , ne dor te kujt ka ren kto 30vjet ky vend , kan vdekur intelektualet patriot dhe bejn qef.

  26. Vaksine per te gjithe se birra mbaroi.... says:

    Sa te pa durueshem jeni bere o”poppule” Duhet te prisni se sate bahet SPAKU 2 atehere do shikoni.SPAKU I PARE shtron rrugen per te DYTIN e keshtu vazhdon e vazhdon,e vazhdon deri sa te dalin ne pension…….kurse popullli e han ,e ha dhe vazhdon ta haje si gjithmone, A nuk eshte populli qe ka xjerre ate shprehjen drejtesia vonon e vonon e vonon e ma ne fund ……shurron! Nuk keni pare gje Akoma~

  27. Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici says:

    Ky kryeminister I semure mendor, rrace qe ushqehet kanceri be trupin dhe trurin e families se tij pushtesh. Ky qe vrasesin e 21 janarit e kryetar bashkie ne Burrel. Ky kryeminister dhjakes, idiot, peder, pleher, I pa afte, I semure mendor shpall heronj te atdheut ata qe u vrane per qokat e rames. Ky bir bushtre qe shkaterroi shqiperine, perzuri shqiptaret, tentoi te ndante dhe shiste kosoven ( por Berisha, Meta, Basha, haredinaj madje dhe ditmir bushati I futen drurin ne prapanice, treshes thaci-haxhicic, vucic dhe ramevic). Ky pleher qe vjen rrotull si qeni pas bishtit tij. Ky qelbesire qe ka qelbure trojet shqiptare, gjithe europen, pervec greqi-serbi
    Ky do perfundoje I cmendur si edver peder hoxha duke lehur si qen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje