Pas sfidës që i bëri një grup i Mallakastrës, duke kënduar një këngë për Erdoganin, se po u ndërton një spital në Fier, Bilushi i Metës vendosi t’i sfidojë ata, duke porositur dhe LSI një këngë.
Në fillim mendoi të bënte një këngë pozitive, por këta liderët lokalë janë të gjithë me Edi Ramën.
Vetëm Ramushin ka në Kosovë.
Ai nuk i kupton dot fjalët, kështu që shkon dëm kënga.
Këta europianët po ashtu të gjithë i mbajnë ison Ramës.
Tek i vetmi që ja vlen t’i bëjë këngë është Orban në Hungari, por dhe atë nuk e njohin këtu.
Të vetmin që njohin është Putini, por ai prish punë, se egërsohen amerikanët.
I vetmi që ja vlen të këndohet në këtë rast, është ish-presidenti Trump.
Kënga mund të këndohet nga dueti që këndoi këngën e Baftjarit.
Bilushi i hyri punës për tekstin dhe ja doli:
Çka Kamza që uli kokën
Xhelali pse po loton
Bulevardi Donald Trump
Të zotin e tij kërkon
O trimi që tunde dhenë
O luan i Amerikës
Të liqtë të bënë benë
Të vodhën në mes të ditës
Por ty kurrë nuk do të mundin,
Se nuk vidhet burrëria
Nga zemrat dot nuk të shkulin
Se të ka gjithë Shqipëria
Më 25 të prillit
dhe për ty, ne do votojmë
Votat do t’ia japim Lulit
Dhe për ty do të fitojmë
Kush guxon votat t’i prekë
Zjarr do digjet Shqipëria
Gjithe populli brohoret
Donlad Trumpi, LSI-ja
Shum Shum e bukur! Të lumtë, na kënaqe. Shkurt, e godite me lezet.