Pas debatit të lali Erit me kunatin e Lulit rreth lejes së ndërtimit të një vile në Farkë, Bilushi i Metës vendosi të reagojë fort dhe të kërcënojë lali Erin, se me këto sjellje do përfundojë në burg:
“Të dashur qytetarë!
Ju e dëgjut nga goja e lali Erit që nuk do t’i japë leje kunatit të Lulit për vile, duke e trajtuar si kulak.
Me këtë kriter dhe ne të tjerët do të ngelemi pa leje ndërtimi, pasi sipas tij, jemi kulakë.
Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit dhe rikthim në vitin 1945, kur pushteti u merrte pasurinë të pasurve.
Për këtë arsye mendoj se duhet të dalim në protestë, nën motën “Duam lejet tona”.
Këtu nuk është puna tek kunati, por tek parimi.
Mendo të dojë Meta të iki nga shtëpitë që ka, e të ndërtojë një tjetër, e ky të mos i japë leje.
Kjo është skandal.
Ndaj duhet t’i tregojmë vendin këtij njeriu, që kërkon të na sekuestrojë një vilë për një leje.
Ai e tha me gojën e tij që Luli duhet të japë një vile, që t’i japë leje për vilën tjetë.
Ky është konfiskim pasurish i vitit ‘45.
Të bashkohemi të gjithë e t’i tregojmë vendin këtij maskarai.
Xhelozia e tyre ndaj sukseseve të bizneseve të kunatit u ka verbuar sytë dhe nuk e durojnë dot.
Por kunati i Lulit është biznesmen.
Ai nuk përzihet në politikë.
Po të ishte për politikë, ai i kishte përdorur ato lekë për të blerë vota, jo për të bërë vila.
Fakti që bën vila e nuk i përdor për vota, tregon se është njeri jo politik dhe shikon punët e tija”.