Bilushi i Metës shpjegon drekën e thjeshtë të Metës me Voltanën

10 Janar 2021, 18:21Antena TEMA

Ka ngjallur shumë dyshime në PD pse Meta ka drekuar vetëm për vetëm me Voltanën në Shkodër. Ishte interesante se në drekë, nuk kanë marrë pjesë, as njerëz të afërt të Metës nga LSI në Shkodër, as nga PD.

Bilushi i Metës e sqaroi këtë dyshim, në një komunikim me gazetarët:

“Dreka e zotit Meta në Shkodër me zonjën Voltana, kishte lidhje me 30 Qershorin. Meta i kërkoi Voltanës t’i qëndrojë kërkesës së saj në Kushtetuese, se zgjedhjet janë të paligjshme.

Deri më sot e vetmja që ka mbështetur Metën dhe ka pranuar dekretin e tij për zgjedhjet më 13 tetor, mbetet Voltana. Të gjithë të tjerët kanë tradhëtuar dhe janë pajtuar me situatën e krijuar.

Pas kësaj bisede është folur për zgjedhjet e reja të 25 Prillit. Voltana i ka dhënë fjalën se nëse Luli nuk vendos listën e saj në Shkodër, atëhere ajo do t’i kalojë votat e saj nga LSI.

Pavarësisht se çfarë është thënë, dreka ka qenë modeste. Meta është përpjekur të porosisë disa karkaleca dhe prodhime deti. Dhe kjo është bërë me qëllim.

Meta e publikoi me qëllim drekën e tij të varfër me Voltanën që të bënte përshtypje dreka me mish tek Nusreti. Ndaj demokratët nuk duhet të bëhen xhelozë. Ajo foto u postua për të treguar diferencën mes Metës dhe Rilindjes. Nuk ka lidhje me ndonjë aleancë me Voltanën kundër PD”.

 

2 komente në “Bilushi i Metës shpjegon drekën e thjeshtë të Metës me Voltanën”

  1. Bilushi i Metes pa bilush says:

    Liken nga skarpari spo e mba vendi.
    Tashme i lene ne meshire te fatit edhe nga Luli gjumi por dhe bga shume LSIste bio atij si ka mbetur tjeter veç kryekares Krymadhe te partiçkes familjare.
    Burgu i pret Te dy.
    Meten dhe Moniken do I arrestojne per llogari te SHBAse me akuza Te renda qe fale rinovimit te marrveshjes ekstradimit do perballen me drejtesine amerikane.
    Trafik nderkombetar droge.
    Dhenje ndihme krimineleve te denuar nga drejtesia amerikane
    Etj
    E njejta procedure do ndiqet dhe per Luli gjumin qe do ekstradohet per akuzat e provuara te financimeve ruse plus 2 akuzave lidhur me korrupsion aktiv me pasoje deme financiare qeverise amerikane
    Marrveshja me shba po ashtu do arrestoje e ekstradoje edhe sali e xen berishen ne lidhje me aferen Gerdeci dhe vrasjen e KT nje qytetar amerikan plus krime Te tjera qe shkelin direct legjislacionin amerikane.

  2. Vlesh says:

    Meta eshte burre i lire dhe i luimtur!
    Qe kur foli Mona qe une s’ pyes me cilin apo cilen drekon vetem dhe per cdo gje, dmth eshte i lire edhe per …. Liri eshte Ok!
    Burre i lumtur! I’a kam zili!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje