Bilushi i Metës ftesë Shpëtim Idrizit: Çamët me LSI-në, se jemi parti e besës

14 Janar 2021, 20:16Antena TEMA

Pas zhgënjimit të Shpëtim Idrizit që Luli nuk po e thërret akoma t’i japë një vend në listë, Bilushi i Metës vendosi t’i bëjë një thirrje publike Shpëtim Idrzit, që çamët t’i bashkohen listës së LSI-së.

Për këtë dha disa argument:

“LSI fton çamët të futen në listën e saj, për disa arsye.

E para, është presidenti Meta.

Ai është një njeri që ka luftuar gjithë jetën për çështjen kombëtare dhe është aktualisht sot shqiptari më patriot në trojet tona.

Këtë cilësi atij ja njohin dhe fqinjët tanë grekë, që e kanë dekoruar me urdhërin më të lartë të tyre, për mirënjohjen që kanë për të si patriot i çështjes çame.

Së dyti, LSI dhe partia çame janë sprovuar si parti që i dalin zot votave të tyre, i kërkojnë ato shtëpi më shtëpi, me lekë në dorë dhe me sakrifica, aq sa mbahet mend ajo fjalia e Ilir Metës, që i kemi vota gjaku.

Si të tilla, ato mund të bashkojnë fuqitë e tyre elektorale.

E treat, që ka shumë rendësi, edhe LSI, edhe partia came, njihen si parti të besës dhe fjalës së dhënë.

Në këtë rast ne mund t’i bëjmë thirrje popullit që besën t’ia japin Lulit, kurse votat LSI-së dhe partisë çame.

Kjo mund të na fuqizojë së tepërmi.

Ndaj i bëj thirrje Shpëtim Idrizit të mos humbasë kohë me Lulin, por të ulemi bashkë si parti me ADN të përbashkët dhe t’ia dalim mbanë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje