Bilushi i Metës dyshon se Rama nuk bëri vaksinë

11 Janar 2021, 19:47Antena TEMA

Pas shfaqjes publike të Edi Ramës duke demonstruar marrjen e vaksinës, Bilushi i Metës  doli me një sqarim për publikun:

“Të dashur qytetarë!

Ajo që sot ndodhi në stadiumin “Arena Kombëtare” ishte një spektakël.

Edi Rama nuk u vaksinua.

As Najada Çomo nuk u vaksinua, se dhe ajo e ka kaluar COVID.

Ata morën thjesht vitamina me injeksion për t’iu mbushur mendjen juve që të vaksinoheni.

E vërteta është ajo që ka thënë Doktori, që EdiRama ka shkuar në Dubai dhe ka marrë vaksinën që i ka dhënë Princi i Emirateve.

Në SHBA ai nuk shkoi për vaksinë, por për shoping dhe gënjeu shqiptarët.

Këto që po bëhen në stadium nuk janë vaksina, janë vitamina që do bëjnë sikur ua bëjnë mjekëve, duke ua bërë vetëm atyre që e kanë kaluar.

LSI është shumë e shqetësuar për këtë zhvillim dhe ka vendosur bashkë me partitë e tjera opozitare që të kërkojë kuotën e saj të vaksinave, në bazë të votave që ka marrë.

Meqë LSI në zgjedhjet e fundit ka rreth 180 mijë vota, ajo kërkon 180 mijë vaksina për simpatizantët e saj, të cilët nuk kanë besim të bëjnë vaksinën që u jep Edi Rama.

Edhe Lul Basha kërkon 440 mijë vaksina për demokratët.

Pjesën tjetër ta marrë Rama, të bëjë çfarë të dojë.

Vendimi për të kërkuar pjesën tonë është vendim politik dhe do ta kushtëzojmë me pjesmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëse nuk na sigurohet, ne nuk marrim pjesë në zgjedhje.

Vaksinën nga Edi Rama nuk ka opozitarë që ta marrë”.

2 komente në “Bilushi i Metës dyshon se Rama nuk bëri vaksinë”

  1. Jahip PAZBRITI says:

    Hahahaaaaa…….. hajde tallje bythe, hajde….
    O po ku të ka vajtur mëndja, o Mero djali, hahahaaa……..
    Ehhhhhh…..ku e ka katandisur vehten kjo opoleshja jonë…. hahahaaaaa……..
    Në hale të gomerëve shkofshin, me trutë e gomarit që kanë.
    ???

  2. Ilir says:

    Lsi si gjithmon do 20% te tepsis!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje