Bilushi i Metës vlerëson listat e reja të PD-së

18 Janar 2021, 19:50Antena TEMA

Pas shpalljes së drejtuesve të disa qarqeve nga ana e PD-së, Bilushi i Metës vendosi të reagojë, duke përshëndetur zgjedhjet e Lulit si të qëlluara dhe bashkëpunuese me LSI-në:

“Të dashur miq!

Me zgjedhjet e fundit, Luli ka bërë një hat paqeje dhe bashkëpunimi me LSI-në, duke i krijuar asaj mundësi për të rritur elektoratin e vet.

Së pari, duam ta falenderojmë për çuarjen e Mzatit të Kamzës në Dibër.

Kjo gjë ishte kërkesë masive e dibranëve në darkën me Ilir Metën tre muaj më parë, kur kënduan këngën për 9 malet e Dibrës.

Ata i thanë ja këna dhënë besën Xhelalit e nëse ik Xhelali, ta japim ty.

Me këtë akt Luli ka treguar se është luajal me LSI-në.

Kjo do të forcojë më tej bashkëpunimin tonë.

Po ashtu e falenderojmë për çuarjen e Mond Spahos në Korçë.

Kjo e lehtëson punën e LSI-së në Korçë, pasi Mondi është njeri i mire, modest, pa shumë shpenzime dhe pretendime gjatë fushatës.

Besoj që do merremi vesh.

Caktimi i Mark Markut në Lezhë është po ashtu një sihariq për ne.

Problemi që kanë pas në Lezhë të gjitha partite, është se kush do merrej me këta të fortët.

Tani me çuarjen e Markut aty, PD na ka lënë një përgjegjësi të madhe në shpinë, pasi ata duhet t’i marrim të gjithë ne në partinë tonë.

Dhe ne do përpiqemi të punojmë në këtë drejtim.

Për Gaz Bardhin në Elbasan nuk kemi ç’të themi, se po gëzon një qytet i tërë.

Dhe një amanet kemi.

Na çoni të parin në Gjirokastër, Tritan Shehun, që të kalojnë votat e PD për Tavon, se ai është pak hollë këtë radhë.

Po na e bëtë këtë s’duam gjë tjetër.

Mirupafshim më 25 prill”.

2 komente në “Bilushi i Metës vlerëson listat e reja të PD-së”

  1. arqile says:

    0 Lezhiane 0 Mirditore ju lutem sikurse kini qene e jini te zgjuar mos e votoni 2 here m..
    Nuk me lidh asgje me kete por vetem se nuk e degjoj dot ne tv.E kisha menduar se ky njeri ja fshinte kepucet lulit me pare edhe sales ne interes te tij.Bile ishte gati te bente sakrificen me sublime me koken etij vetem te mbronte salen dhebashen
    Bravo luli riciklove salen nardin markun dashin ete tjere qe duhej te ishin larguar nga polotika dhe te ishin ne shtepine pa qira.Ku jane premtimet e luli bashes per te rinjte.Ta harojne pd riciklon te shkuaren.

  2. Velo says:

    Listë komplet e re, Dashi, Ndoka, Noka, Paloka, Tritani, Mehdiu, Saliu, e plotë të rinj të tjerë. I vetmi i vjetër, për eksperiencë Gaz Bardhi që e ka dërguar në Elbasan……..
    Edhe partitë e reja mbushur me rini janë, Topalli, Patozi, Murrizi, Mona, Titi, e plotë të rinj të tjerë.
    Fitore e sigurtë me këtë gjak të ri. Përpara me kurajo se humbja është e sigurtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje