FOTOT/ “Na falenderuan që i mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000 ushtarë flenë jashtë pasi u larguan nga Kapitoli

22 Janar 2021, 11:26Bota TEMA
FOTOT/ “Na falenderuan që i mbrojtëm, më pas na

Mijëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare u detyruan që të flenë në qiell të hapur dhe në parking, pasi iu tha se duhej të largoheshin nga ndërtesa e Kapitolit, të cilën e kishin mbrojtur 24 orë më parë.

Sipas “Politico”, rreth 5000 trupa kaluan natën në parking, ku kishte vetëm një tualet. Fotot tregojnë pjesëtarët e Gardës duke fjetur në tokë, në temperatura të ulëta.

Mësohet se ushtarët kishin dhoma hoteli në dispozicion, por llogaritja e turneve të tyre e bënte të vështirë kthimin nëpër dhoma gjatë pushimit. Mesnatën e së enjtes, Garda u pranua sërish brenda Kapitolit, pasi fotot e publikuara bënë që të shpërthenin polemika.

Një ushtar u shpreh se u ndje i tradhtuar kur u detyrua që të shkonte në parking: “Dje, senatorë e kongresmenë erdhën mes nesh dhe na dhanë dorën, na falënderuan për shërbimin dhe bënë foto me ne. Pas 24 orëve, nuk u duheshim më dhe na çuan në cep të garazhit”.

Një tjetër ushtar tha për CNN: “Pasi çdo gjë shkoi mirë, u konsideruam të padobishëm dhe na përzunë në parking. Lamë dy javë familjet dhe ja ku përfunduam. Nuk bëhet kështu”.

Një zëdhënës i Gardës tha se “rritja e trafikut” për faktin se Kongresi ishte në punë, çoi në vendimin për të larguar trupat drejt vendpushimit të tyre.

13 komente në “FOTOT/ “Na falenderuan që i mbrojtëm, më pas na përzunë”, 5000 ushtarë flenë jashtë pasi u larguan nga Kapitoli”

  1. Roberto says:

    Kesaj i thone qe: Kaluan lumin dhe te dhjefsha kalin.?

  2. Refiku says:

    Po si gjithmone ne histori ushtari si cari mish per top,popull por me uniforme e i armatosun,gati me vra nen” betimin” se i sherbejne Atdheut,e ata baballaret e japin urdhna, nje grup beqiresh qe jaqine nanen popullit po ne emen te popullit.

  3. Petrit says:

    Sa per info.
    Nuk jane ushtare.
    Jane rezerviste qe thirren “nen arme “ ne raste emergente.
    Nuk kanë asnje lloj armatimi.
    Grazie

  4. Olsi says:

    Refik nuk i heq asnje presje komentit qe ke bere. Mese e vertete ajo qr shkruan

  5. Bota gjithmone do kete skllavopronare dhe skllever . says:

    Skllaveria nuk zhduket kurre.Ajo merr forma te ndryshme por ngelet aty .Njerezit genjejne veten dhe u duket cudi qe 100 vjet me pare duhet te kishe zinxhire e te punoje per pronarin.Zinxhiret jane prape aty thjesht nuk jane te dukshem. Prape rrezikon te vdesesh po i flake dhe tenton te jetosh i lire.

  6. @ says:

    Bythepambuket e Amerikes do te thonte Mehmet Shehu .

  7. Piro says:

    Amerika eshte ne nje krize politike dhe e percare si ASNJEHERE ne historine e saj.
    Ajo po leviz gradualisht majtas.
    Natyrisht ,Amerika nuk do te behet komuniste ne 10, 20 a 30 vjet, Keto qe po ndodhin sot kane 60 vjet qe po pergatiten me durim e gradualisht.
    megjithe pikepamjet komuniste te liberaleve ekstreme. Ata jane aq te zgjuar qe te kuptojne se kjo nuk mund te arrihet sa kohe qe te bardhet perbejne shumicen e popullsise.
    Keto qe po ndodhin sot kane 60 vjet qe po pergatiten me durim e gradualisht qe me revolucionin antikulturor te viteve 60 (dalja e hipive dhe “modes” te te palareve, degjenerimi i artit dhe letersia, pornografia e filmit hollivudian, perdorimi i gjuhes vulgare, plackitjet e dyqaneve, reverse discrimination, etj.
    Kujtoni parrullen e Obames ne biseden e tij ne Ohio kur i shpetoi shprehja marksiste se Amerika duhet te aplikoje rishperndarjen e pasurise (nga e cila u terhoq nen presionin e keshilltareve te tij).
    Zoti na ruajt nga te keqijat qe mund ti vijne SHBAse, atdheut tone te dyte!

  8. Plaku says:

    Per te gjithe komentuesit,ushtari eshte pjese e popullit,por i ndryshem. Ushtari eshte i pregatitur te mbijetoje dhe kryer detyren ne çdo lloj situate sepse per kete pregatitet. Ju qe komentoni,nuk keni kryer sherbim te detyrueshem ushtarak dhe shumë gjera s’arrini ti kuptoni dhe me skandaloze eshte gazetari qe ka shkruar keto rrjeshta…..jetoni akoma ne kohen e regjimit ku çdo gje pritej nga shteti….kur do te kthjelloheni ????

  9. Laku says:

    KOMENT PERFEKT PIRO.AMERIKA PO KERCENOHET NGA E MAJTA SHUME SERIOZISHT.DEMI QE I BERI BARRAKA HYSEIN OBAMA DUKET I PA RIPARUSHEM.BIDEN ESHTE VETEM NJE MANIKIN I TYRE QE FIRMOS CFARE I VENE PERPARA.

    1. Erhard says:

      Jo more Laku,mos ha mut kot!
      Amerika sot eshte nje shtet i fuqishem sepse ka institucione te fuqishme dhe nje organizim shteteror dhe federal perfekt qe nuk lejon njeri te perdore pushtetin pa kufi!
      Nuk eshte si ne Shqiperi,qe Rama kercenon se “Nuk keni pare gje akoma ju”!
      E kush qenka ky lamash qe kercenon si diktator?

  10. Ylldije says:

    Eh… po pse keshtu moj Amerikë…, pse keshtu?!

  11. Shenjestra says:

    Kjo eshte thjesht MOSMIRENJOHJE per ushtaret.Tamam,hodha lumin te dhjefsha kalin.

  12. dikur says:

    Eh….ç’na nxorren mallin e zborrit keto foto . Sapo vishje uniformen , te flihej gjume dhe te haej buke . Shtrieshim ne shesh ja si keta tipar ne foto . hahh…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje