Nard Ndoka: Opozita e re edhe na dëmton edhe nuk na dëmton. Edhe e vetme PD-ja fiton, ne thjesht do maksimalizojmë. Shkodra do ta ndëshkojë me votë Topallin se s'ka moral sa kemi ne

25 Janar 2021, 12:00Politika TEMA

Nard Ndoka thotë se PD-ja pa diskutim që del forcë e parë politike, me epërsi të dukshme ndaj mazhorancës aktuale.

Sipas tij, harmonizimi dhe ndërtimi i harkut opozitar me dy grupime, e bën fitoren të padiskutueshme dhe garanton një qeverisje të qëndrueshme dhe të sigurt për nesër.

Ndoka shprehet i bindur se opozita është e qartë, për problematikën e qeverisjes së vendit dhe e gatshme të marrë përgjegjësi konkrete, me programe dhe premtime reale dhe të realizueshme nesër në qeverisje.

PS-ja hyn në garë e vetme, ndërkohë që PD-ja ende nuk ka përmbyllur marrëveshjet me aleatët e saj. Sipas jush, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e opozitës më 25 qershor?

Edhe e vetme PD-ja është forcë politike e parë. Kodi Zgjedhor na jep mundësinë që të garojmë të gjithë më vete, por kjo skemë nuk maksimalizon votën opozitare dhe nuk krijon epërsi për një mazhorancë solide qeverisëse. Ndaj jemi të kushtëzuar që të dalim në një koalicion së bashku, duke siguruar fitore të thellë dhe përfaqësim dinjitoz. Të gjithë kemi vetëm një qëllim kryesor, largimin e Edi Ramës dhe “Rilindjes” nga pushteti, si një pengesë serioze për vendin, qeverisjen dhe integrimin europian.

Si e konsideroni deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se “demokratët ngrohen në diell, kurse memexhinjtë i zunë vendet”?
Rama është një demagog, një model i keq në një demokraci funksionale, që suksesin e tij e mbështet te lufta ndaj kundërshtarit politik. Rama është kthyer në një meme të madhe, është kthyer në “lolo” të rrjeteve sociale dhe një gogol për qytetarët shqiptarë.
Opozita e bashkuar ka muaj që është në fushatë, në kontakte me qytetarët, grupet e interesit, ish-të persekutuarit, ish-pronarët, biznesin, shoqatat e ndryshme etj. Opozita është e qartë se cila është problematika e qeverisjes së vendit dhe e gatshme të marrë përgjegjësi konkrete, me programe dhe premtime reale dhe të realizueshme nesër në qeverisje. Të japë zgjidhje, për ekonominë, uljen e taksave në 9%, përcaktimin e pagës minimale, rritjen e pagës bazë për të gjitha kategoritë, për pensionet, uljen e çmimit të karburantit, të energjisë elektrike e ujit të pijshëm. Forcimin e institucioneve të drejtësisë, zhbërjen e koncesioneve dhe PPP-ve korruptive, duke kthyer në normalitet edhe financat shqiptare, të goditura me rritjen galopante të borxhit publik.

A duhet ta shqetësojnë opozitën partitë e reja si ajo e Topallit, Hajdarit apo më herët e Patozit? A besoni se ato do të rreshtohen përkrah opozitës para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit?
Opozita duhet të shqetësohet, se të gjitha këto parti e kryetarë partish, kanë dalë nga PD-ja, për fat të keq, asnjëri prej tyre si zë ndryshe apo si reformator. Thjesht kemi disa personazhe, që nuk pranojnë as njëri-tjetrin për kryetar, se kanë krijuar 4-5 parti, pra nuk po kërkojnë liri e standarde, por mbijetesë politike për të gjetur një rrugë për të hyrë në Kuvend. Disa prej tyre kanë si qëllim për t’i shërbyer edhe Ramës. Nuk besoj se ato rreshtohen përkrah opozitës, se qëllimi i tyre është tjetër gjë, dhe kjo po vërehet dukshëm edhe nga qytetarët. Por jam i sigurt se me Kodin Zgjedhor që ato vetë e kanë mbështetur, asnjëra prej këtyre partive nuk do të përfaqësohet në Kuvend. Dëmi i tyre me vota, besoj dhe shpresoj do jetë i papërfillshëm për opozitën, se në fakt ato mund të marrin vetëm vota të majta dhe të rrethit të tyre.

Demokratët në 25 prill, krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garojë me siglën e forcës së saj politike. Si e shikoni kandidimin e saj në Shkodër? A do ta dëmtojë të djathtën në këtë qark?
Fryma politike në qarkun e Shkodrës është në anën e rotacionit, në krahun e PD-së dhe opozitës, e për këtë arsye, por edhe për shumë të tjera, Shkodra do ta ndëshkojë me votë Topallin. Topalli ka qenë figura nr.2 e pushtetit për 8 vite dhe e PD-së për shumë vite të tjera, ndaj do të përballet me një realitet qytetar të trishtueshëm dhe të papranueshëm për të. Lëvizja e Topallit nuk ka kauzë, as moral politik, por vetëm mllef, inate e xhelozi patologjike për Lulzim Bashën, të demonstruara në një linjë me Edi Ramën, madje duke u keqpërdorur publikisht e politikisht prej tij.

7 komente në “Nard Ndoka: Opozita e re edhe na dëmton edhe nuk na dëmton. Edhe e vetme PD-ja fiton, ne thjesht do maksimalizojmë. Shkodra do ta ndëshkojë me votë Topallin se s’ka moral sa kemi ne”

  1. Shkodrani says:

    Mos u merr me frymën e Shkodrës mor Nok se ti nuk din as frymën tande mor Nard sharabajka. (e din Nardi ca don me thanë sharabajka se asht marrë me to)

  2. Din says:

    Rrofte filozof Noka,mjere Shkodra ke dote votoj per deputet,sa posht ka shkuar

  3. Shqiptari says:

    Ështe fat i madh per shqiptaret qe kane politikane gjeniale dhe poliglode,te tipit te Nard filozofit,euridit,ekonomist,politikan,shtetar,analist,polemist i spikatur,vizionar dhe shtetar kompetent.
    Verejeni sa bukur ligjeron dhe sa mesazhe te forta reale dhe optimiste percjell
    Opozita e re:Edhe na demton,por edhe nuk na demton!
    Jozefina?! Ne Shkoder do bejme rrotacion me rrota.
    Ajo ka qene numeri dy ne PD,po do e ndeshkojmr me vote.
    Bukur,s’ka ku shkon me bukur,pasi Nard parizieni,kolos,eshte shume me i pelqyer ne Shkoder se Jozefina qe eshte gjeloze,patologjike,inateçore dhe ka mllef dhe urrejtje per Lul Bashen,nuk ka kauz dhe ideale!
    A e vini re analizen brilante,plot ide dhe mendim,te Nardit?!
    Po Rama,Nado? Rama:Demagog,gogol,i paafte,pa ide dhe model i keq per nje demokraci funksionale.
    Ndaj populli kerkon rrotacion me rrota dhe finoke te zbritur nga mali,te ulur ne karriget qe ua japim ne per inate te njeri-tjetrit,i bejme ministra dhe ua shohim hajrin.
    Po kur keta derra te ngopur ndenjen ne krye te shtetit 30 vjet,pse te mos ushqehen me djersen tone dhe nja 7-8 vjet,pasi keta ikin vete,sepse mbushin dhe pensionin?!
    Dhe kjo marrezi dhe ky paradoks shqiptar vazhdon te vrase perdite ata qe roptohen per te siguruar nje kafshatr me te mire per veten dhe familjen.
    Dhe per fat te mire te shqiptareve,rraca e Nardeve dhe bastardeve eshte shtuar tejet keq ne stanin e Nardit tone dhe prej tri dekadave nuk i ndahen parlamentit.Te bashkuar ne stanin e PD-se,ulrasin se ka ardhur koha per ndryshim,duan te kthehen ne tempullin e parase pas nje arratisjeje 2-3 vjeçare.Tani keta donkishote kane njgjeshur armet dhe kane dale ne fushen e betejes per pushtet
    Dhe Nardet shqiptar,vazhdojne te ligjerojne mediave dhe te kalorojne ne karvanin e shtetareve dhe parlamentareve idiote,injorante,debile,hajna dhe sharlatane,por finoke dhe pragmatiste pasi ia dine kimetin karriges dhe parase.
    Do vazhdojne te torolisin ende “menderen”me kete popull?
    Kete do e marrim vesh me 26 prill 2021.Te presim dhe te…

  4. Populli says:

    Plehrat si ju e kam venin ne kazan pas zgjedhjeve

  5. Shenjestra says:

    Nardin, ta çosh çoban me dhi, nuk i bje te tera ne darke.Ca i le ne pyll ku eshte rritur, ca i ha ujku,ca i ha kolaneci dhe opingat e tija i le neper shkurre.Nuk eshte per kryetar partie Nardi.Ai eshte nje budalla,eshte turpi i opozites.Nga keta lloj njerzish, si dhe me ata si Sali Berisha,kriminel nuk u jepet vota dhe do marin meqafe PD-ke.Ajo do shkaterrohet me keq se LSI-ja.

  6. qytetar says:

    Gjynah per demokratet idealiste
    per ke do votojne.

  7. qytetar says:

    Njerez si Nardi e fundosin Opoziten.
    Filozof …Ajri eshte i fresket ne mengjes sepse ka fjetur tere nate
    Jashte….
    O zot kush ka qene Minster i Shendetesise !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje