Blendi Klosi u zgjodh ministër i Turizmit dhe Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në shtator 2017, duke zëvendësuar në këtë detyrë përfaqësuesin në atë të kohë të LSI-së, Lefter Koka. Ai ka mbajtur më parë detyrën e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Blendi Klosi është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1993, ku më pas u angazhua si pedagog. Në vitin 1996, ai ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit.
Veprimtaria politike e z.Klosi është mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si zëvendës/ministër i Pushtetit Lokal (1999-2001), kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ministër i Shtetit (2002-2004) apo Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve (2004-2005).
Gjithashtu, z. Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe ka një angazhim të gjatë si deputet dhe përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në 5 legjislatura.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministrit Blendi Klosi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]
Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi për vitet 2003-2018.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Blendi Klosi nuk deklaron asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 8.4 milionë lekëve.
Pasuria familjare e Z. Klosi përbëhet nga dy kategori; pasuri e paluajtshme në vlerën e 5.8 milionë lekëve dhe likujditete bankare prej 2.5 milionë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat 67% kanë si burim pagën e Z. Klosi dhe gati 31% pagën e bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, nga të cilat asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se rritja e pasurisë është financuar kryesisht përmes kredive bankare.
Përgjatë viteve të deklarimit, Z.Klosi deklaron kredi bankare me vlerë totale 8.8 milionë lekë, nga të cilat 5 milionë i merr në vitin 2004 për blerjen e një apartamenti, 1.3 milionë në vitin 2006 për blerjen e një automjeti dhe 2.5 milionë lekë në vitin 2011 për blerjen e një tjetër automjeti. Kreditë bankare shlyhen rregullisht në vitet pasardhëse.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
He mor maskara. Nuk paske vjedhur gjë? Po qysh t’i dal perpara Saliut unë tani. Si me porositi vetë: “Ate Klosin e dua te dalë hajduti i hajduteve, qe te Ike vemendja nga Erion Veliaj. Erion Veliaj nuk duhet te preket. Me ate kemi pune vetem ne te dy. Prandaj na duhet Blendi hajdut.”
Po tani? Qysh t’ja them moj, qysh t’ja them? Eh mor Blendi Klosi te zente kosi, ç’me bere!
Kto jan te ardhurat qe ka zoteria ne Shqiperi? Po ne Qipro dhe Bahamas?