LSI prezanton programin politik, Haxhinasto: Për këtë do na duhen para që të mbahen premtimet

25 Janar 2021, 15:41Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, prezantoi programin politik të LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesi i grupit që është marrë me programin, Edmond Haxhinasto, ishte i ftuar në A2 nga ku dha më shumë detaje.

Hashinasto u shpreh se problemet e mëdha që ka vendi e kanë ndihmuar këtë parti për të bërë këtë program.

“Programi është shumë konkret dhe i thjeshtë për t’u kuptuar. Ky program sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët. Gjërat janë të lidhur me njëra-tjetrën dhe kjo është shprehur edhe në program. Kemi një përqasje integrale. Ekonomia, punësimi, arsimi, padiskutim që duhet të kemi një rritje që të kemi punësim. Për të rritur ekonominë duhet një klimë e re biznesi, si dhe masa të tjera, që sjellin edhe punësimin. Për të arritur këto objektiva të mëdha është themi i gjithçkaje, duhet që të rinjtë ti përgatisim në tregun e punës dhe padiskutim që duhet ta fillojmë te arsimi. Për këtë duhen para që të mbahen premtimet.

Taksa e të ardhmes e një risi. Do të vendosim një taksë të sheshtë. Ne do të vendosim një taksë ekstra që do të kontribuohet nga kompanitë më të mëdha dhe do të quhet taksa e të ardhmes. Investimi tek arsimi është investim për të ardhmen. Shumë e rëndësishme që arsimi të konceptohet si investim. Konkurrenca nuk bëhet nga ekonomia, por nga sistemet arsimore”, tha Haxhinasto.

Hashinasto theksoi se punësimi i mirëpaguar është objektivi i LSI. “Ne duam të mbështesim biznesin, veçanërisht biznesin që sjell rritje ekonomike, që punëson të rinj. Shumë e rëndësishme për ne është të nxisin ato sektorë të ekonomisë që krijojnë vlerë të lartë në vend, pasi një pjesë e ekonomisë fut punën, por ne sot duhet të mbështesim sektorët e ekonomisë që krijojnë vlerë të lartë, si për shembull teknologjia e informacionit. Ne kemi propozime të qarta për të rritur këto sektorë. Punësimi i mirëpaguar është objektivi ynë”, tha Haxhinasto.

5 komente në “LSI prezanton programin politik, Haxhinasto: Për këtë do na duhen para që të mbahen premtimet”

  1. qytetar says:

    Po kush hajdut ja jep popullit parate e fituara me djeren e …. !?

  2. Maskarenjte dhe Genjeshtaret e LIS-it says:

    Blla…bllla…vetem Teori Idjote qe nuk sjellin asgje….
    1-Ja na sillni Programin dhe me Fakte, se ku dhe si do te Bene “Pune te pagueshme”????????????KU jane Mjetet Financjare.. apo ” do tua merrni OLigarkeve” edhe ju te LIS-it si PD-ja e dhjere Beerisho-Bashjane????????????Genjshtare te ndyre…..ju kemi pare se c´fare keni bere per kete Popull vetem Fateleqesi keni sjelle…lol

  3. Ilir says:

    e njejta skenografi si ajo e Korese se Veriut

  4. raul says:

    Dhe Nurija e Lymit tek bregu i lumit do te kishte bere nje program me realist dhe te besueshem per popullin
    Leshelija paska mbaruar nga te gjitha, qenka bere si gomardare e shpuar qe si hyn ne pune as dreqit. Shkofte ne ferr gruaja me gojepiset e planetit.

  5. ronny says:

    Baxhella moni fytyre bucka ka goditur ne shenjester kete rradhe me kete gypsin lapanjoz qe gjithe jeten e tij e ka dredhur si kucke… Tani e a te sigurte fitoren LSI ja.. sigurisht edhe me ndihmen e a atij spinxhuksit si spiun halesh pete vasilit.. qe eshte nje kauboj i vertete hehehe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje