Mazi në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian: Topi është në fushën e Shqipërisë, jo të BE! Të vazhdohet sjellja evropiane nga partitë politike! Duhet të flasim në një zë!

25 Janar 2021, 13:17Politika TEMA

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, ka zhvilluar një takim online në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në.

Tema e takimit ishte zbatimi i planit për hapjen e negociatave.

Zef Mazi, kryenegociatori kryesor i Shqipërisë me BE-në, tha gjatë takimit se topi mbetët në portën tonë, për sa kohë nuk është më fushën e BE-së.

Sipas tij, forcat politike duhet të vazhdojnë me përpjekjet përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencës së parë qeveritare.

“Edhe presidenca portugeze e ka në prioritet brenda këtij simetri, kjo kohë kërkon angazhim të plotë. Ne jemi të vetëdijshëm se negociata do të zhvillohen me metodologjinë e re, do jetë më rigoroze. Sipas metodologjisë së re, nëse nuk do të ketë progres do të ketë regres.

Të vazhdohet sjellja evropiane në politikën e jashtme, objektivi ynë është që të bëjmë progres pa u ndal, kjo nënkupton konsensus dhe komunikim në politikën e brendshme.

Në BE nuk integrohen partitë politike, unë besoj që duhet të flasim në një zë, me vepra po integrimit në BE. Rezultatet dhe rritjet tona, janë domethënëse, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE.

Duhet të vijojmë përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencës së parë qeveritare. Unë shpresoj se në paraqitjen e herës tjetër besoj se do të kem mundësinë që të jap lajme të mira”, tha Mazi.

Më tej ai ka raportuar punën e bërë deri më tani nga Shqipëria për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Viti 2020 ishte i vështirë, BE kishte në zhvillim e sipër miratimin e tre dosjeve madhore, marrëveshja për daljen e Britanisë, miratimi i buxhetit afatgjatë, dhe me pllakosjen e pandemisë kishte planin e rimëkëmbjes.

Me këto 3 dosje të mëdha, vend të veçantë zinte dhe paketa e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu., Në 2018 komisioni propozoi hapjen e negociatave, dështimi i unionit për të marrë vendi pozitiv në 2019, u konsiderua nga kryeministri italian si ‘gabim historik’.

Në 2020 Këshilli vendosi hapjen e negociatave, pas këtij vendimi objektiv mbetet ,mbajtja e konferencës së parë qeveritare. Vendimi politik për hapjen e negociatave u mor 25 mars 2020, konferenca e parë do të mbahej sa më shpejt, kështu ishte e shkruar, deri atëherë vendi duhet të ketë përmbushur kërkesat specifike.

Bazuar në ndarjen e qartë se jo të gjitha kërkesat e renditura duhet të përmbushen para konferencës së parë, u hartuan masat për caktimin e prioriteteve, sipas këtij këndvështrimi plani i veprimin përcaktoi hapat që duhet të përmbushet Miratimi i Reformës Zgjedhore, sipas OSBE-ODIHR, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë,

Ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi kundër luftës se Korrupsionit. Këshilli i 25 marsit përcaktoi dhe përparësi të tjera. Puna konkrete ishte vijimi pa u ndalur i reformave,

Në 5 qershor Këshilli politik përfundoi draftin, u arrit marrëveshja ndërpartiake. Ndryshimet në Kod adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Emërimi i 3 kandidatëve mundësoi funksionimin e një prej dhomave.

Është plotësuar dhe kushti tjetër. SPAK dhe BKH është plotësisht funksionale. Zhvillimet e mësipërme përmbushin kushtin, lufta kundër korrupsionit është shënuar progres. Rezultate të prekshme arritën përfshirë bashkëpunimit me vendet e BE-së”, tha Mazi.

5 komente në “Mazi në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian: Topi është në fushën e Shqipërisë, jo të BE! Të vazhdohet sjellja evropiane nga partitë politike! Duhet të flasim në një zë!”

  1. Zeqo Salaj says:

    Kush eshte ky Mazi? Ai hajduti i Anglise? Ky nuk ka luajtur kurre futboll, ku di ky ku eshte topi?. Ai nuk di ku ka topet e veta. Por shkon shume me ate Hajdarin, te dy hajdare nga mendja.

  2. trendafili Permetit says:

    Vazhdoni sjelljen europiane se europjanet vazhdojne sjelljen shqiptare. U beme boze me keto gjera.

  3. 17 nentori says:

    Shyqyr qe ,kemi kete Mazin qe na kujton detyrat e shtepise se i kishim haruar fare. Vazhdo o Mazi bej ndonje mbledhje çdo 6 muaj qe te rojme me shprese se nga viti 2040 ose Shqiperia do hyje ne BE ose BE do te behet si Shqiperija.

  4. qytetar says:

    Edhe Mazin kishim mangut !!!!

  5. Kim été says:

    Të ka mbaruar kontrata në takime me nazistët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje