Ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci i bën apel klasës politike që të lërë gjyqtarët të kryejnë në qetësi punën e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori italian thekson se u përket vetëm gjyqtarëve që të dallojnë faktet nga fjalët.
Sipas tij, polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.
“Italia është e, do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh.
Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.
Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura.
Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan ambasadori italian pas debatit të ndezur në vendin tonë për përgjimet në Itali.
E paske kaparros Kestin tat per kte Raste .
Rrini e boni pak pushim dhe mbas 4-5 muajsh qisni
Pergjimin Tjeter N4
e keshtu me radhe deri sa t’ja zhvasni Miljinat president mutit dhe saleh qenit
sa ju di bytha juve ,jenu grup me Bexhetin ju .
Ju bi zari gjithmon dopio