FOTO-LAJM/ Zbulohet lidhja e kandidatit të Bashës për deputet me politikanin italian, i kapur në përgjimet e “Ndrangheta”-s

25 Janar 2021, 18:01Politika TEMA

Një nga kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit rezulton të ketë lidhje me një nga emrat e përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Bëhet fjalë për aleatin e Bashës, Nard Ndoka, i cili në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë në listat e kandidatëve të PD-së, pas marrëveshjes së arritur me kreun demokrat.

Ndoka dhe politikani Italian, Lorenzo Cesa, i cili ka rezultuar në përgjimet e antimafias italiane si i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta”, kanë një miqësi të hershme me njëri-tjetrin, e cila daton disa vite më parë.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga një kërkim në rrjetet sociale të Nard Ndokës, gjendet edhe një foto nga një takim mjaft i përzemërt mes tij dhe Lorenzo Cesës, që mban datën 27 maj 2014.

Miqësinë me politikanin italian të lidhur me “Ndranghetën” e pohon edhe vetë Ndoka teksa shkruan në foton e publikuar: “Uroj mikun tim Lorenzo Cesa për fitoren si eurodeputet, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian Italian UDC”, shkruan Ndoka.

Ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi në një komunikim për mediat se një politikan i djathtë është i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Mbetet për t’u parë nëse Balla i referohej Nard Ndokës apo edhe për ndonjë politikan tjetër të Partisë Demokratike, të lidhur ngushtë me Lorenzo Cesën.

8 komente në “FOTO-LAJM/ Zbulohet lidhja e kandidatit të Bashës për deputet me politikanin italian, i kapur në përgjimet e “Ndrangheta”-s”

  1. Ray says:

    LOL –Noka eshte politikan vari leshte

    1. nuk e di eshte Nard Ndoka politikan vari lesht apo jo !!
      ne mund ti varim lesht atij por, ai po kullot bukur nepermjet politikes. Nuk i mungon asgja, ndersa ti the one vendosim epitete.
      bukur apo jo ?

  2. Kavajsi says:

    Nard Ndoka,mafiozi me i madh ne Europe.Haha.Edhe budalla edhe mafioz.

  3. Hallall Lorenco , e meriton te jesh jo eurodeputet por dhe planetodeputet , perderisa ke miq te shquar dhe ketej nga anet tona !

  4. Kryetari i parlamentit says:

    NARDI NUK ESHTE I LULIT ESHTE SI ATA SENATORET E PERJETSHEM FYTYRA REALE E PARLAMENTIT E SHKUARA DHE E ARDHMJA ME MIRE NARDI SE SA SALIANJI OSE KRICI I FAROS

    1. Sokol says:

      Ata jane pergjuar se do bejne korrupsion me Qeverine dhe Bashkine e Tiranes, ju nxirrni Nard Ndoken aty.?

  5. jet says:

    po si mund te jet nard ndoka mafioz kur eshte nje cop idioti, mafioz munde te jete mero baze qe ka 30 vjet sben asnje gje dhe esht miliarder

  6. D.DIDANI says:

    Ore Kazan a jeni ne vete??? Si mund ta dinte nje cope NARDI NDOKA ne 2014 qe ai italiani paska qene NDRAGETA???
    Nardi esshte i lumtur qe e ka takuar ate dhe uron qe ai te behet EURODEPUTET!!
    Do thoni qe Nardi e ka propozuar te behet EURODEPUTET??? Kazana!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje