Premtimet e “arta” të Monika Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit

25 Janar 2021, 18:17Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Pas premtimit të Lulzim Bashës për rritje të rrogave dhe ndihmës ekonomike, premtimet e LSI-së të lëshuara sot nga Monika Kryemadhi e kanë kthyer debatin publik pikërisht në thelbin e tij.

Opozita duket se ka marrë parasysh që për të fituar consensus, ka menduar të “hapë thesin” më shumë se të sulmojë Edi Ramën dhe të premtojë “ngrirjen e buzëqeshjes pas zgjedhjeve”.

Monika Kryemadhi ka qenë realisht sot protagonistja politike e ditës. Ka dhënë disa nga premtimet më të bujshme që janë bërë ndonjëherë.

Rimbursim për çdo blerje të TVSH-së për qytetarët, 1 mijë dollarë për çdo fëmijë që lind, që kur të rritet i bën 25 mijë dollarë, e heqja e çdo takse për fermerët.

Pas çekut të bardhë të vitit 1992, kjo është paketa më e bujshme në politikën shqiptare përpara zgjedhjeve.

Nëse do të vijojë të thellohet në të ardhmen, natyrisht që ja vlen që të diskutohet dhe natyrisht që ka mjaft material.

Kështu, nëse në Shqipëri lindin afërsisht mbi 30 mijë fëmijë në vit, i bie që Qeveria të shpërndajë për prindërit e rinj 30 milionë dollarë çdo vit, e që për 25 vite këto bëjnë 750 milionë dollarë.

Nuk është ndonjë shifër aq e tmerrshme, duke pasur parasysh që në vite miliona e qindra milionë kanë dalë mangut në librat e shtetit.

Megjithatë, debati do të duhet të ketë një lloj homologimi me PD-në, që ka premtuar miliona e miliona që të japë për njerëzit si premtime elektorale.

Politikisht kjo strategji e opozitës tregon se së fundmi krerët e PD-së dhe LSI-së e kanë kuptuar se nuk mjaftojnë thjesht retorikat anti-Rama për të thithur konsensus, pasi e kanë parë në sondazhe.

I duhen diçka më shumë; premtime më të forta, hapje të thesit, “diellin e hënën” siç janë shirat e milionave që Kryemadhi ka premtuar sot paradite.

Mundet që një qeveri e opozitës të arrijë që të zbatojë këto premtime që ka dhënë, e që ka hapur vetëm kreun e thesit elektoral?!

Kjo natyrisht që kërkon një debat publik të hapur, debat me laps në dorë, me ekspertë e ekonomistë që të zëvendësojnë njëherë e përgjithmonë, ose të paktën këto tre muaj, sharjet e sherret e lodhshme e të pangrënshme në panelet televizive.

Po a do të zgjasin që premtimet apo përmbajtja të mbizotërojë formën në fushatën e 25 prillit? Dyshimet janë të mëdha, por edhe nëse shkon në mendje nuk është keq. E sot, për këtë gjë, LSI e Monika Kryemadhi ka meritën e saj…

15 komente në “Premtimet e “arta” të Monika Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit”

  1. Din says:

    Cfare flet o gazetar i nderuar,po ma thuaje mua kush e ndigjone kete baxhelle te shemtuar,kujton kjo se mashtron njerzit se nuk e dine se cfare pjerdhe kjo baxhell

    1. Nuk kuptoj says:

      Po ku i gjen kjo baxhella 750 milion dollare ne vit?
      Apo futja pordhes…

  2. qytetar says:

    Mbase pastrim …..ndegjegjeje !?

  3. Nikla says:

    Kjo Monika ta jep sak….ka thone qe do ma japi ene muna i here…?

  4. vjosa says:

    Po fitoi Monika floriri rroga minimale do te jete 2000 euro…… Filluan mashtrimet ne mase…..
    Kjo plere mendon se populli eshte budalla…..

  5. Populli says:

    Keni telashe oj tej pas zgjedhjeve.

  6. Pe Leshi Qose says:

    Pavarësisht përpjekjeve të Monikës, premtimet e Edvinit janë për Guinness. Kaq shume ka bere sa me shpertheu Corsair One Pro i200 workstation I sapo blere
    Po keto premtimet me te fundit jane perla.
    1. Premtoi rikthimin ne gjendje fillestare ( siç ishte) te stadiumit Qemal Stafa, dhe Teatrit.
    2. Lidhjen me kanal te lundrueshem te Liqenit Artificial me Portin e Durresit ( ne bashkepunim me arabo nusretet)
    3. Aeroporti nenujor galaktikor i Vlores. Kryevepra e inxhinierise 3D.
    Bëni krahasimin vetë me Monën. Mona të duket si nënë Teresa me premtimet krahasuar me Tire Ramën.

  7. mashtrusi dixhital says:

    teMona PREMTON:Nisur nga eksperienca ime qe femijte me studiojne jashte premtoj qe nga cdo familje do dergojme per studime nga nje femije jashte me parate e LSI DHE pensionet do vene mezatarisht 400 euro

  8. Skenderbegasi says:

    Bo, bo, c’na bere moj Mona, me ate 1000 dollarshin, kane filluar pleqte e
    Laprakes te blejne viagra.

  9. likja says:

    Monashaqja premton pa dogane se e qe nuk e pjerdh njeri ne zgjedhje.

  10. Tirana says:

    Mon rruspie. ..nuk I ha populli keto. ..ajo qe mban ne dore” Shqiperia shtepia juaj” …shtepi e shtrenjte..as per me “qera”..per femijet e tu …po. ….bastarde. ..

  11. Tomori USA. says:

    mbase i shet 2 vilat te Lalezit dhe ate tek kodra e djellit, apartamentet qe ka leshuar me qira dhe mundet te paguaj per 5 vjet grate qe dote lindin. Kush e degjon dhe beson kete baxhelle ose esht i anget nga trut, ose esht sevil , apo i paguar.
    Bojkotimi, injorimi i LSI dhe kesaj mashtruse esht sherbimi me i mire qe i behet demokracis ne SHqiperi.
    Premtimet per rroga, pensjone te larta, shperblime per lindje e shkollime, per bageti e bujqesi, jane vetem mashtrime elektorale, per ti genjyer shqiptaret qe tja japin voten dhe te mos largohen, sic po largohen ish ministra e deputet, antare te thjesht nga kjo parti, sic ndodhi ne Berat, ku 145 antare te LSI i hodhen testrat ne Osum dhe ju bashkuan PS.
    .,

  12. Mire e ka Monika Shqiperia shtepia juaj , se te sajen e ka ne Angli , ka dhe ne Tirane ne Lalez e Jale , po ato i ka per relaks dhe per fushate , macet e qenin .

  13. Trotski says:

    Endra ne Diell .Kush e perfill kete Baxhelle mor Aman !!!???Kjo Delenxheshe e ka te prere Bileten per ne Reç te Shkodres Familisht bashke me Like hajdutin .Rrace e felliqur.

  14. Mu Qi says:

    Krijimi i fondit per femije nuk eshte ide utopike per nje vend te vogel si Shqiperia. Me pak vullnet dhe inteligjence financiare arrihet . Pavaresisht komentuesve te COD-it, apo te militanteve te verber qe shkrofetijne si derra te ushqyer me peshk bajat. Por nga ana tjeter deleve ju “mbushin” mendjen premtimet “racionale” te udheheqesit largpames sypatrembur Edver sidomos tani qe Ndragheta do ti sjelle EDrames avione polumbare per aeroportin nenujor te Vlores.
    Nje vaksine nje vote per Edvinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje