“Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit…” për shqiptarët në pesë shekuj, shtypja nga osmanët dhe manipulimet e grekëve e serbëve

28 Janar 2021, 11:09Kulturë TEMA

Për historianin britanik Noel Malcolm, historia e tokave shqiptare është ligsht e njohur dhe pak e studiuar, “një fakt zhgënjyes, por jo edhe befasues”. Pasojë e një shpërfilljeje dhe ndjesie izolimi gjatë kohës së komunizmit, megjithatë tokat shqiptare, sipas historianit të njohur, kanë një histori të gjatë të ndërveprimit me të tjerët. 12 studime që rrokin një varg temash interesante shqiptare – të tilla prej shekullit të pesëmbëdhjetë e deri te shkërmoqja e mitit serb për të ashtuquajturën “dyndje e madhe” – ndërthuren edhe me politika të ndërliqshme ndërkombëtare, pikëtakimin mes krishterimit dhe islamit, si dhe çështjen e identiteteve

Nga Salih Mehmeti

Gjatë një gjysmëshekulli të kaluar nën zgjedhën e komunizmit, Shqipëria mbeti më e shpërfillur se kushdo tjetër. Por një kundrim mes për mes historisë shumëshekullore shqiptare shpalos përmasa të pafundme bashkëpunimi e lidhje me të tjerët.

Dymbëdhjetë studime depërtuese – që rrokin një histori mbresëlënëse që nis prej shekullit të pesëmbëdhjetë – tashmë janë të qasshme për lexuesit me librin më të ri të historianit britanik Noel Malcolm.

Disa muaj pasi u botua në anglisht nga “Oxford University Press”, libri “Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit: Studime mbi historinë e shqiptarëve”, është botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Botime Artini”.

Nëpërmjet këtyre studimeve dhe përqasjeve zhbiruese, libri gjakon të tregojë se si tokat shqiptare kanë qenë një pikëthyerje mes krishterimit dhe islamit, një kanal përmes të cilit Venediku lidhej me Ballkanin osman; një vend interesi për Habsburgët dhe një vatër për lakmitë e fuqive fqinje në periudhën e vonë osmane.
Qysh në parathënie të librit, historiani anglez vë re se arsimi në gjuhën shqipe në periudhën osmane nuk gëzonte kurrfarë mbështetjeje. Kështu, sipas tij, Beogradi kishte një institucion të arsimit të lartë, më vonë universitet, që prej vitit 1808, kurse Athina kishte një të tillë që prej 1837-s.

“Prandaj, si në Serbi, ashtu edhe në Greqi, veprat kryesore të historisë u shkruan dhe u botuan në një kohë kur pak shqiptarë kishin mësuar të shkruanin gjuhën e tyre”, shkruan në parathënie Malcolm. “Në fushën e studimeve ballkanike, ndikimi relativisht më i madh i këtyre shkollave të historiografisë kombëtariste ka vazhduar gjer më sot”.

Në përmbledhjen, e cila në shqip është përkthyer nga Ana Haxhi dhe Enes Lekiqi, janë përfshirë studimet: “Vështrim mbi Shqipërinë e shekullit XV”, “Kelmendi: Shënime mbi historinë e hershme të një fisi katolik shqiptar”, “Një tregim i panjohur për Shqipërinë otomane”, “Traktati i Antonio Brunit mbi Beylerbeylik-un e Rumelisë (1596)”, “Shtojcë: Huazimet e Soranzo-s nga Traktati i Brunit”, “Kriptokrishterimi dhe amfibianizmi fetar në Ballkanin ottoman”, “Shqiptarët e periudhës së hershme moderne në duart e Inkuizicionit”, “Cuneus Prophetarum e Pjetër Bogdanit (1685)”, “Emigrimi në masë i serbëve nga Kosova (1690)”, “Ali Pasha dhe Britania e Madhe gjatë Luftërave Napoleonike”, “Diplomacia britanike dhe Lidhja e Prizrenit, 1878-1880”, “Autobiografia e parë shqiptare Ernesto Cozzi (1870-1926): Figurë e shpërfillur në studimet shqiptare dhe në historinë e Shqipërisë” dhe “Mitet e identitetit kombëtar shqiptar”.

Malcolm librin ia ka kushtuar në kujtim të albanologut të ndjerë, Robert Elsie, me të cilin ishin njohur prej kohësh. Që në parathënie, ai e ka vlerësuar Elsien “jo vetëm si një studiues jashtëzakonisht i rrallë dhe prodhimtar, bujar, por edhe një mik i çmuar; ikja e tij ndihet thellë tek të gjithë ata që e njohën, dhe nga secili në fushën e studimeve shqiptare”.

Në librin “Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit…”, Malcolm i kushton një rëndësi të veçantë figurës së Ali Pashë Tepelenës. Sipas tij, shqiptari i lindur në Tepelenë “pas Skënderbeut, është figura më së shumti e njohur në historinë shqiptare para shekullit njëzet”.

“Aliu mbetet një figurë tejet e rëndësishme, jo vetëm për shkak të joshjes së tij romantike, por sepse ai luajti një rol krucial në gjeopolitikat e Evropës Juglindore përgjatë periudhës së Luftërave Napoleonike. Tokat që ai kontrollonte ishin me rëndësi të madhe potenciale sa i përket një invazioni francez në Perandorinë Osmane. Napoleoni e dinte këtë, e kështu edhe britanikët, që mbanin agjentë diplomatikë për shumë vjet në oborrin e Aliut”, shkruan Malcolm në parathënie.

E interesimi i akademikut e studiuesit të njohur për historinë shqiptare është thelluar gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit. Pesë vjet më parë, Malcolm botoi librin “Agents of empire: knights, corsairs, Jesuits and spies in the sixteenth-century Mediterranean world”, që fillonte si kronikë e dy familjeve të shquara shqiptare, Bruni dhe Bruti, për t’u mpleksur me histori më të mëdha në kontekstin e përplasjeve mes Perëndimit dhe Perandorisë Osmane. Sipas recensentëve të ndryshëm, ky libër ishte konsideruar si një nga më të rëndësishmit në studimet për Mesdheun, pas atij të historianit francez Fernand Braudel.

I lindur në Surrey të Anglisë, më 1956, Noel Malcolm është historian, akademik dhe gazetar i njohur në Mbretërinë e Bashkuar. Pas shkëputjes nga bota e gazetarisë më 1995, ai u bë pjesë e Royal Society of Literature dhe më pas edhe i Akademisë britanike. Që prej 2002-s, Malcolm është angazhuar si kërkues senior për All Souls College në Oxford. Nga librat e tij të njohur janë “George Enescu: His Life and Music (Toccata Press, 1990), “Aspects of Hobbes” (Oxford University Press, 2002), “Bosnia: A Short History” (New York University Press, 1994), “Useful Enemies: Islam and The Ottoman Empire in Western Political Thought, 1450-1750” (2019), etj.

I vlerësuar nga kritika është veçmas “Kosova, një histori e shkurtër”, (Botimet KOHA, 2001), që në fakt është një nga librat e parë në botën anglishtfolëse që dokumenton historinë mijëravjeçare të Kosovës duke shkërmoqur shumë nga mitet rreth saj, sidomos ato nga historiografia serbe.

43 komente në ““Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit…” për shqiptarët në pesë shekuj, shtypja nga osmanët dhe manipulimet e grekëve e serbëve”

  1. Kalec Dega says:

    “”””Kruciale””””????, Lol….. sidomos kur Noel nga Surrey, ben paralelizem te Turkut Ali me Shqiptarin Gjergj Kastriot.
    =
    Sidoqofte , fajin e ka armiku i jashtem……..

    ahahahahhahahaha…shkrim nga Salihi i Mehmetajve…

    1. Nik says:

      Paralelizmin e ben ti Kolec Kaleci jo historiani i shquar! E çuditshme, per çdo gje te mire nuk mungojne anatemimet boshe! Historiani anglez shkruan me objektivitet per historine e Shqiperise urithat, disa jane te pa kenaqur, disa e sulmojne!

      1. Pordhe me rigone.... says:

        Cfare shkruan o beqir!?
        Ptuuuuu plehraaaaaaaaa arabe….
        Po a mund te njehesohet Mega Kastrioti me turkun Pasa Ali!?

        1. qytetari says:

          Doli dhe ky kari neo-grek. Sa here te kam thene o koqe qe te mos harrosh ti pish ilacet se flet budallalleqe pastaj.

  2. Iperioti says:

    Lere se cfare libri do te jete qe ne momentin kur thote qe gjuha shqipe nuk kishte mbeshtetje nderkohe qe ka pasur ferman per ndalumin e gjuhes shqipe dhe per ta fol lere pastaj per ta shkruar. Por keshtu eshte kur pret nga te tjeret dhe nuk ka nje studiues serioz shqipetar i cili ka guximin te flase ndryshe nga historiografia zyrtare!

    1. katarakti says:

      Eshte fakt se turqit osmanë nuk e kanë lejuar hapjen e shkollave shqipe deri në vitin 1912. Ndërkohë që grekëve dhe serbëve u kishin lejuar edhe hapjen e universiteteve. Dhe ne mburremi me Qypërlinjtë, vezirët dhe pashallarët shqiptarë që nuk bënë kurrë asgjë për vendin e tyre të origjinës! Masha të perandorisë osmane dhe asgjë tjetër.

      1. Frans says:

        Kataratki. Ore trap por shkolla e pare shqipe u hap 1887 abetarja shqipe 1844. Alfabeti shqip u krijua 1908. Cfar thua 1912? Osmanet e ruajten gjuhen shqipe. E sot vete shqiptaret po e shkaterrojne duke e bombarduar me fjale te huaja. Ti je nje trushplare i agjenturave te Vatikanit. Qe luajne me injorante qe skane njohuri historike.

        1. albaniafirst says:

          Frans-nje gje e ke shume gabim, kur thua se “Osmanet e ruajten gjuhen shqipe”. Kjo qe ke thene erreson gjithe ato te tjerat qe i ke thene drejt. Osmanet, ndiqnin dhe denonin me burg e deri ne syrgjynosje te gjithe ata qe perhapnin gjuhen shqipe, nderkohe qe lejonin hapjen e shkollave greke ne trojet tona. Pushtimi osman ka qene fatkeqesia me e madhe ne historine e kombit tone.

          1. Frans says:

            Albaniafirst. Nuk ka pasur pushtim osman por clirim osman. Shqiptaret kane qene me shekuj nen perandorine Bizantine te trajtuar si qytetare te dores se trete.Sic thone dhe vete arkivat Bizantine. Me pas per 200 vite nen zgjedhen e mbreterise se Serbise. Ku shqiptaret percmoheshin akoma dhe me keq. Me ardhjen e osmanve shqiptareve iu kthye dinjiteti dhe e drejtuan perandorine Osmane deri ne shkallet me te larta te saj. Pas renies se perandorise nga 1912 dhe deri me sot shqiptaret humben vlerat e tyre dhe jane kthyer ne azilante cadrash neper rruget e BE-se.Kur dje nen perandori ishin bejlere dhe agallare ne tokat e tyre. Dhe pashallare ne kater anet e perandorise qe ishte gati sa gjysma e botes.

    2. Popa says:

      Ai ja fut trapit kot teresisht por ne te kunderten e asai qe thua ti.

      Mbeshtetjen per gjuhen shqipe mund ta benin vetem Shqiptaret dhe jo Perandoria Osmane

      Ne vitete 1600, 1700 dhe 1800 gjuha shqipe eshte shkruajtur ne 10 alfabete te ndryshme dhe ka mijra poezi te bejtexhinjeve Shqiptare.

      Vetem ne Voskopoje ka pasur me mijra botime shqip.

      Ishin vet Shqiptaret qe nuk e zhvillonin gjuhen shqipe.

      Mund te me thuash ti pse Skenderbeu shkruante ne latinisht dhe greqisht?

      Nuk.ka pas ferman kunder gjuhes shqipe.

      I vetmi ferman ka qene ne 1779 kunder Ushtareve Shqiptare ne Peloponez dhe Selanik qe kishin shtypur Revolten e Orlovit ne 1770 dhe mbatjen te Pushtuar Morene dhe Atiken per 10 vite duke plackitur dhe shitur mijra njerez si skllever.

      Nderkohe Bushatllinjte kishin qe ne 1754 qe ishin te pavarur dhe bejleret Shqiptare ne Selanik po ndiqnin te njejten rruge dhe Stambolli afer ishte.

      Kjo ishte arsyeja e atij fermani qe vlente vetem per ushtaret Shqiptare ne More dhe vlente vetem per 1779.

      Mos ngelni tere jeten injorant dhe viktimizues

      1. Albanian,I'm sorry. says:

        O karash filozof.
        Shqiptaret kane shkruar ne gjuhe te ndryshme sepse
        1.Porta e larte nuk lejonte nje alfabet shqip dhe
        2.Sepse kishte shume sahanlepires si pune jote,njerez pa identitet qe vazhdojne akoma te lepijne bythen turkut.

        1. Popa says:

          Une nuk kam lepire ndonjehere bythen e turkut o fisderr se nuk kam qene ndonjehere atje.

          20 qytetare turq kam takuar ne jeten time dhe shumica kane pasur respekt maksimal.

          Nese nje gjuhe ndalohet, ajo ndalohet ne cdo alfabet.

          Duke qene se shqipja paska qene e ” ndaluar” dhe nuk ka.pas.alfabet te uniffikuar si ka mundesi qe shkruhej me 10 alfabete mijra poezi ne shqip?

          Pse kishte ne Voskopoje dhe zona te Shkodres mijra botime ne shqip???

          Nuk ka ekzistuar nocioni i alfabetit te unifikuar dhe as nocioni i shkollave laike shqipe per te njejten arsye qe Iliret nuk e shkuanin gjuhen e tyre.

          1. Zylfi kar Mah mut Ibishi says:

            Ne baze te asaj se cka po komenton ti vertete qenke nje bythelepires i turkut dhe ndoshta edhe i grekut.

      2. Arbërori says:

        Popa

        Më vjen keq por gabon. Abdyl Hamiti III kishte nxjerrë ferman të veçantë për ndalimin e gjuhës shqipe në shek. e 16, ky është fakt.
        Për të tjerat jam dakord me sa shkruan.

        1. Popa says:

          Nuk ka pas Abdul Hamit te III ndonjehere.

          Kjo tregon sesa injorant je ti.

          Historia eshte shkence ekzakte dokumentash.

          Eshte gjynaf qe cdo sharlatan flet per historine sikur te jete loje femijesh

          1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

            Nuk ka pase sulltan Abdyl Hamit te III, por ka pase sulltan Abdyl Hamit te II-te. Dhe po ky sulltan, pra Abdyl Hamit i II-te, me 31.05. 1779 leshoi nje ligj kunder kultures dhe gjuhes shqipe ku saktesisht thuhet: ” Nga Turqia duhet marre ne mbrojtje gjuha dhe kultura greke dhe duhet luftuar gjuha shqipe.”

            1. Popa says:

              O cope ka..ri, duket qe je sharlatan dhe krye injorant ose me keq genjen me.vetdije.

              Ate thenien imagjinare te Abdylhamitit nga e ke marr, nga ndonje gazete sharlatanesh si puna jote???

              Ajo thenie jo vetem qe nuk ka ekzistuar por hidhet poshte menjehere per faktin se Hamiti nuk ka perdorur ndonjehere fjalen Turqi.

              Kjo per faktin se ne Perandorine Osmane sa termi dhe as nocioni turqi nuk ekzistonte.

              Dhe per me teper qe Abdylhamiti ishte osmanist dhe Islamist dhe kunder nacionalizmave turke apo edhe Shqiptare sepse kerkonte te mbante te bashkuar Perandorine.

              More vesh injoranto?

              Meqe ra fjala, Abdylhamitit garden e vet personale e kishte vetem me Shqiptare.

              Lexo edhe per rolin e Shqiptareve pro dhe kunder grushtit te shtetit te 1909 ne Perandorine Osmane

              1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

                Ore idiot!
                Merru me te verteten e mos u merr me gjera te parendesishme. Nuk ka shume rendesi se a e thash Turqia apo Perandoria Osmane, rendesi ka qe ajo perandori nuk lejoi shkolla ne gjuhen shqipe. Ajo perandori lejoi shkolla per bullgare, serbe, greke, vllehe por nuk lejoi shkolla per shqiptare. Edhe ajo shkolle qe u lejua ne Korce, ishte atehere kur osmanet ishin duke dhene shpirt.
                E sa i perket kriptokrishtereve, qe ti thua se ishin te pakte, une te them se eshte e kunderta. Ata ishin shume…
                Po te perkujtoj Fetwa-ne e vitit 1568 kur Perandoria kercenon te gjithe ata myslimane qe ne shtepi vazhdojne ta mbajne krishterimin. Po te perkujtoje Karadakun e Shkupit, kur te gjithe banoret pas reformes se Tanzimatit kthehen perseri ne te krishtere. Lexoje se cfare shkruan per kete ngjarje Jean-Claude Faveyrial. Lexo se sa shqiptare u vrane, u deportuan etj. etj. Lexoje edhe akademikun Noel Malcolm i cili ne librin “Kosova-nje histori e shkurter” tregon per fenomenin e kriptokatolikeve. Ai tregon se ne vitin 1817 u vrane shume katolike nga Gjakova, Rugova dhe nga nje fshat ne perendim te Pejes vetem e vetem se u deklaruan te krishtere. Kjo eshte e verteta ore idiot, e leni menjane genjeshtrat e mos be llam-llam por pranoje te verteten!!!
                E sa per ate garden e sulltan Abdylit, ata nuk ishin shqiptare por ishin disa tradhetare te shitur qe per babadovletin e shkaterronin edhe shqiptarine.

            2. Frans says:

              Garda Pretoriane e Skenderbeut. Cfar thua more rrote po ku ka paur Turqi ne 1779. Turqia eshte themeluar ne 1923.

        2. abd(h)uli says:

          Po ti qenkerke “carri” vete ore tu mbyllte …… pa le me mban dhe pseudo Arbenor …..carr me zile …. me .kembane ( jo zile) . Ore injorant ..citoj Abdyli 2 (te trete nuk ka ) ka nxjerr ferman te veçante ne shekullin 16 .. bla bla bla …….!!!!!!!!!!!! Dmth dy shekuj para se te linde-te ABDULI 2 ( lindi me 1842 dhe vdiq 1918 ) ka nxjerre fermanin kunder shqipes ???!!!!!!!! AH more te mjere ,keshtu eshte kur e mesoni historine ne facebook dhe merrni si te verteta ato qe ju thone Xufi, Mema dhe Kotsaqiu (femra) ..ore derdimene , phu phu ç’me degjojne veshet dhe me shikojne syte !!!! More po lexoni te pakten historine e klases se gjashte dhe do jeni me te ditur se dhe vete Xufi me kompani …phu phu phu ç’na gjet neve …ore tu mbyllte .

        3. abd(h)uli hamut-di says:

          Po ti qenkerke “carri” vete ore tu mbyllte …… pa le me mban dhe pseudo Arbenor …..carr me zile …. me .kembane ( jo zile) . Ore injorant ..citoj Abdyli 2 (te trete nuk ka ) ka nxjerr ferman te veçante ne shekullin 16 .. bla bla bla …….!!!!!!!!!!!! Dmth dy shekuj para se te linde-te ABDULI 2 ( lindi me 1842 dhe vdiq 1918 ) ka nxjerre fermanin kunder shqipes ???!!!!!!!! AH more te mjere ,keshtu eshte kur e mesoni historine ne facebook dhe merrni si te verteta ato qe ju thone Xufi, Mema dhe Kotsaqiu (femra) ..ore derdimene , phu phu ç’me degjojne veshet dhe me shikojne syte !!!! More po lexoni te pakten historine e klases se gjashte dhe do jeni me te ditur se dhe vete Xufi me kompani …phu phu phu ç’na gjet neve …ore tu mbyllte .

  3. Taulant says:

    Nje falenderim te pafund per kete historian te madh Ballkanik.
    Ne librat e meparshem historik ky studjues i madh hedh poshte tezat anti Shqiptare Greke-Serbe-Franceze .
    Nje fakt qe ky historian pasqyron ne librat e tij eshte qe kishat Serbe ne Kosove jane ndertuar mbi trojet e kishave Katolike Shqiptare.
    Hedh poshte mitin Greko-Serb qe ne ato troje nuk ka pasur Shqiptar .
    Noel Malkolm verteton dhe vulos prezencen Shqiptare ne ato troje ku Serbet ben shume masakra .
    Ne librin mbi Shqiptaret ne Perandorin Otomane ai jep shume shembuj per prezencen e tyre .
    Fatkeqesisht eshte nje boshllek i krijuar per periudhen 1400-1900.
    Qysh Rilindasit nuk donin te jepnin shume informacione rreth asaj kohe sepse ishin midis dy zjarreve.
    Mbasi Franca dhe Rusia vendosen shkaterrimin e perandoris Otomane, Shqiptaret qe ishin pothuajse forca kryesore duhet te vendosnin cfare te benin. Greket qe nuk donin ta braktisin prej privilegjeve qe ju jepte Perandoria vendosnin ta braktisnin prej mbrojtjes qe morren nga Franca e Rusia. Me vone edhe Greket do dilnin kunder Shqiptareve me mbeshtetjen e Frances e te Rusise.
    Per Noel Malkolm Shqiptaret rrezikonin shume nga renia e perandoris sepse dy fuqi te medha si Franca e Rusia do mbeshtesnin Serbet,Bullgaret dhe shtetin e ri artificial Grek qe po krijonin do ta ndersenin kunder Shqiptareve .
    Paradoksi sipas Malkolmit eshte qe ishin Shqiptaret ata qe ne kulmin e forces se perandoris 1450-1480 bllokuan avancimin e Perandoris Otomane drejt Evropes por tani do te masakroheshin per qellime politike te fuqive te medha dhe vendeve shoviniste Ballkanike.
    Prandaj sipas Malkolmit Shqiptaret do te ishin te fundit ata qe do te luftonin Perandorin sepse atyre u duhej te luftonin ne dy fronte .
    Kunder Turqeve por edhe kunder Grekerve e Serbeve qe kishin mbrojtjen e Francezeve e Ruseve.
    Ne nje takim qe pati Abdyl Frasheri me min.e Jashtem Grek ne vitin 1883 per nje front te perbashket kunder Perandoris min.i jashtem nuk pranoj bashkepunimin.
    Ja tha hapur qe qellimi Grek eshte pushtimi i te gjitha trojeve Shqiptare e gjithe Ballkanit.
    Abdyl Frasheri parashikoj genocidin Grek e Serb mbi Shqiptaret .

  4. Rrofte Shqiprija ?????? says:

    @Iperioti po Turqit shqipi foles thone se ne nuk kemi pasur te kqija nga Otomane dhe Turqit??? Kure na del qarte edhe nga historjane edhe te huaje se Serbija dhe Greqija Ka pase shkollate e tyre dhe as nuk ju eshte ndaluare gjuha dhe nuk ju eshte kerkuare te ndryshone fen as per te marre poste ne perondorin Otomane as ne per mjet dhunes as taksave. Nena e Memet Pushtusit Ka qene Serbe qe edhe sote Turqit e Turkinat shqip foles i kemi degjue Duke i thure lavdi. Po Gjergj Kastrijotit i Ka tregue vendin a ti krimineli per sa ishte gjalle Gjergj Kastrijotit kurre smundi te ja marre kalajen e Krujes vdekje horrdhive Osmane dhe atyre qe ben propaganden e tyre kunder trojeve tona bashke me Serb e Grek rrofte Shqiprija dhe flamuri i Gjergj Kastrijotit ????????????

  5. Pse i bini gjate .... says:

    …islamizmi eshte kanceri i kombit shqiptar,

    1. injorance shembullore says:

      kanceri tek pragu i shtepis tate lahu pastrohu njeher para se te flasesh per islamin injorant shembullor zaten kur injoranca shkelqen deri ne kup te qiellit tek disa persona do te vjellesh pa problem gjithsesi me kete postim tregon nivelin tat se sa vlen do besh mir te frenosh urrejtjen ndaj te tjereve.

  6. Popa says:

    Autori ja paska fut trapit me grusht dhe kjo e ben me pak te besueshem tani.

    Si paska pas institucion te arsimit te larte ne Beograd ne 1808 kur beogradi ishte ende nen Perandorine Osmane dhe ishte koha kur Perandoria Osmane po shtypte kryengritjen e pare serbe dhe po e shtypte me pashallare boshnjake dhe Shqiptare.

    Institucioni i pare i arsimit te larte ne serbi u hap ne 1850.

    Sa per Mbeshtetjen dhe promovimin per gjuhen shqipe , ate mund ta benin vetem Shqiptaret dhe jo Perandoria Osmane

    Ne vitete 1600, 1700 dhe 1800 gjuha shqipe eshte shkruajtur ne 10 alfabete te ndryshme dhe ka mijra poezi te bejtexhinjeve Shqiptare.

    Vetem ne Voskopoje ka pasur me mijra botime shqip.

    Ishin vet Shqiptaret qe nuk e zhvillonin gjuhen shqipe.

    Nuk ishte ne konceptin e Shqiptareve kjo gje.

    Mund te me thuash ti pse Skenderbeu shkruante ne latinisht dhe greqisht?

    Pse Pashallaret e fuqishem shqiptare qe ishin edhe te pavarur si Ali Pashe Tepelena, Bushatllinjte, Shqiptaret e Egjiptit dhe Sudanit qe kontrollonin qindra mijra km katrote, nuk hapen shkolla ne shqip?

    E shpjegon edhe Eqerem Bej Vlora kete gje ne librin e tij ” Kujtime”.

  7. turkofagos kolotrypida says:

    Noel Malkomi eshte islamik turk ! Edhe gjthepfshiresia e tij Yanulatos e ka bere lahnet !

  8. Arbërori says:

    Filluan grekqirat të hanë m…. Sa shumë që u pëlqen m… i shqiptarëve…

  9. MANDI says:

    ESHTE E VERTETE, NE JEMI KOMBI ME I VJETER NE BALLKAN POR NUK KEMI PATUR ZHVILLIM ARSIMOR DHE HISTORINE TONE E KANE SHKRYAR TE TJERET SIÇ KANE DASHUR DHE NE INTERES TE TYRE.
    NE KRONIKAT TURKE SHQIPETARET PERMENDEN GJITHMONE SI VEND ME VEHTE NGA NISHI NE SERBI DERI TEK ARTA NE GREQI.
    iSHALLA VJEN DITA TI BASHKOJME KETO TROJE.

  10. MANDI says:

    ESHTE E VERTETE, NE JEMI KOMBI ME I VJETER NE BALLKAN POR NUK KEMI PATUR ZHVILLIM ARSIMOR DHE HISTORINE TONE E KANE SHKRYAR TE TJERET SIÇ KANE DASHUR DHE NE INTERES TE TYRE.
    NE KRONIKAT TURKE SHQIPETARET PERMENDEN GJITHMONE SI VEND ME VEHTE NGA NISHI NE SERBI DERI TEK ARTA NE GREQI.
    iSHALLA VJEN DITA TI BASHKOJME KETO TROJE.

  11. MANDI says:

    ESHTE E VERTETE, NE JEMI KOMBI ME I VJETER NE BALLKAN POR NUK KEMI PATUR ZHVILLIM ARSIMOR DHE HISTORINE TONE E KANE SHKRUAR TE TJERET SIÇ KANE DASHUR DHE NE INTERES TE TYRE.
    NE KRONIKAT TURKE SHQIPETARET PERMENDEN GJITHMONE SI VEND ME VEHTE NGA NISHI NE SERBI DERI TEK ARTA NE GREQI.
    iSHALLA VJEN DITA TI BASHKOJME KETO TROJE.

  12. Baliu says:

    Atehere Carla Bruni qenka shqiptare.

  13. Mali says:

    Te lumte goja Mandi. historia eshte me ne, do te vije dita qe thua Ti dhe e duam te gjithe ne shqiptaret. per kete duhet te punojme e luftojme te bashkuar pa pushim dhe me durim. me pak sharje dhe me shume dashuri, pune, dhe lufte pa prere. Mali

  14. Erdogan says:

    Zoti Salih me kete artikull (article) duhet te kuptoje (kapito) qe Aliu nuk qe Skiptare por shtetas turk i lindur ne nje vend (land) qe dikur quhej Epir me qender Kostantinopolin e krijuar nga Perandori Ilyre Megas Kostantinos i biri i Kostantinos Xlloros (i bute) shqip.
    Mendoj (mind) se ky popull po poshterohet,neperkembet,ofenfohet nga armiqte e vertete (amicot e vero).
    Bile edhe flamuri (fllug) i Perandorise Bizantine apo te Romes Lindore ishte Greke pamvaresisht qe disa “historiane” Arnaute thone qe ngjyra e kuqe (koqino) eshte “Skiptare”!
    Flamuri eshte Simbol dhe nuk mund te mashtrohet kaq lehte nje popull (popola) me tendenca Nacionaliste te dala nga dy Perandorite e fundit,ate te Bizantit dhe Osmane!
    Cfare e ben shkencerisht nje popull apo nje grup te caktuar te jete i ndryshem nga te tjeret?
    Elementi kryesore eshte gluha (élément este Glosa) e shkruar (scribe) dhe emertimet e Topo-Onomat (Toponim).
    Keto dhe termi Skiptare nuk egzistonin dhe si rrjedhim edhe Emertimet perpara Turqise te Epirit u ndryshuan se ishin Greke si Kostantinopolis sot Kostantinopoje,Tripolis sot Tropoje,Adhrianipolis sot Edirne,Albanopolis,Epidhamnos,Buthrotos,Agi Saranda,Argjirokastros,Antipatra,Moskopolis,Emathia,Karavo-Stasi ne Karavasta e te tjera,ecetera.
    Keto ndryshime i beren Osmanet apo beshke me 39 Veziret,Dhjetra Pashallare,Mijera Bejlere Agallare,Dervishe Hoxhallare “Epirote”?
    Cfare lidhjekishin dhe kane keta turq me Kastriotin qe luftoi kunder turqve?
    Mund te ma shpjegoje (spjegare) dikush?
    Ku perfaqesoheshin Skiptaret perpara se te nderhynin AustroItalianet barbare “e Krishtere” (i shikojme sot sa te krishtere jane qe gjithe Evropianet mbeshtesin Tur-qine pushtuese,vrasese,Islamike qe ktheu Agia Sofian ne Xhami dhe keta ferkojne duart nga gezimi) me cdo mjet per te krijuar (criate) nje Shtet (State) me Alfabet latin,gluhe latine dhe per te luftuar kunder (contra) historise tone mijeravjecare dhe Luftes Heroike te popullit Greke,Ilyre,Epitote me Heronjte e Revolucionit Greke te ashtuquajture Arvanitas nga Arnaute?
    Luftohet Greqia,Ilyria,Epiri o Ignorante nga barbare dhe mosmirenjohes ndaj nesh?
    Bile me ndihmen e te vetesuajtureve Skiptare?
    Kjo este aresyeja qe “historia” e Pashallekut te quajture Albania,Arvania,Arberia Arnautia fillon cuditerrisht me nje Hero Greke Jeorgios Kastriotis dhe jo me Perandore Ilyre si Megas Kostantinos qe edhe emertimin e Polis ne Nder te Tij e quajne sot Stamboll!
    Po ashtu edhe me Perandorin Ilyre Megas Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D dhe “Ilyret e sotem” gezojne qe Baba Sulltani e ktheu ne Xhami dhe po perparon me qellimin e rikthimit te Perandorise Osmane!
    Nje State (shtet) i mbaruar dhe pa dinjitet (dignité) si e vetequajture Skiperia nuk ka lidhje me historine Lashte (kete e tregon fare qarte (certo) nje figure e zakonshme e nje Dogme qe nuk ka lidhje Epirin,Tereza).
    Eshte bere si Enver Hoxha dikur,me emertime Sheshesh,Aerodhromesh,Spitalesh,Rrugesh (road)!
    Ka ngelur vetem ta quajne kete Komb Tereza.
    Kaq poshte kane rene ky popull qe i istalojne personalitete se nuk kane asgje te perbashket me Identitetin dhe Historine?
    Cmim “Nobel”?
    Ua!
    Ka folur per “Paqe” (pace)?
    Pusht-imet dhe ndryshimi Identitare kane shume (mucho) menyra Vellezer.
    Mendoni dhe Nderoni Zotin e Epiroteve dhe Ilyreve Zeusin e Madh qe e ka patur simbol ne Perkrenare “Atleti i Krishterimit” Jeorgios Kastriotis Pirron,Kastriotin,Kostantinon,Magna Grecian,Kostantinopolin,Jeorgios Kastriotin.
    Mos prisni tju respektojne (respetto) dhe nderojne te tjeret me keto nenshtrime.

    1. Taulant says:

      Me vjen keq se jeton ne nje vorbull iluzionesh bizantine e nderthurur me nje fundamentalizem modern grek.
      Sa per korrektesi Ali Pasha ishte nga Tepelena Laberia.
      Ti je viktime e propagandes kishtare-politike greke qe Shqiptaret i quajn Turq.
      Sa per korrektesi 90% e grekeve te sotem jane me origjin Shqiptare,Sllave e Turke.
      Lexo studjuesit e medhenj Evropjan te shekullit te 19-te …cfare zbuluan ata kur vizitonin Greqin e viteve 1830-1970.
      Flitej vetem SHQIP toponimet deri ne Peloponez ishin Shqip apo Sllavisht.
      Mbreti Otto perdorte perkthyes Greqisht-Shqip sepse Greqishtja qe ai kishte studjuar nuk i hynte ne pune … shumica e popullise fliste SHQIP.
      Jane fakte te pamohueshme.

    2. turkofagos kolotrypida says:

      idiot ( idiot)

    3. @Erdogani says:

      Po ik more mute se ju pederast e Janullati Erdoganit dhe Serbve Keni te njejten propaganden kunder trojeve tona dhe Gjergj Kastrijotit por do na rruni topet si ju Turqit shqipi foles si Greket bythe hapur dhe Serbet kasape e Keni humbur betejen. Se e Ka then At Gjergj Fishta i madhe se per inate djadhit paska dhe do te ket shqiptari na rroshi topet ju Turq Grek Serb muti ? ???haha

  15. I vetmi komb ne bote qe mohi fene e te preve ... says:

    ….shqipetaret..
    ..

    O shqiperi te kame dhjere , ste mora vesh njehere. Konica

    1. Popa says:

      Shqiptaret u konvertuan me deshire.

      Disa se besonin ne Muhamed, disa prej pushtetit politik dhe uahtarak, disa per te.mbajt armet dhe disa te shtyre.prej fisnikerise Shqiptare.

      Une jam vet ortodoks por edhe ata Shqiptaret ishin pagane dhe pastaj u bene te krishtere?

      E.mohuan edhe ate fene e.te pareve?

      1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

        Kriptokrishterizmi e tregon te verteten se a u konvertuan shqiptaret me dhune apo me qejf.

        1. Popa says:

          Kripto te krishteret kane qene shume pak.

          E rendesishme eshte qe nuk u nderrua me dhune.

          Do ishte gjithe Ballkani mysliman po te ishte ashtu

  16. iksi says:

    O Salih Mehmeti qe ashtu si ke emrin e keq ashtu ke bere edhe kete shkrim . Po ta rekomandoj ta lexosh ti vete kete shkrim nuk kupton çfar ke dasbur te thuash e çfare ke thene , nje budallek i kote . Ti fut nje fjali kot afersisht keshtu , Komunizmi ne shqiperi nuk ka bere per njohjen e shqiptareve se eshte mbyll nuk ka komuniku me boten . O rrot po shko ne akademine e shkencave dhe merr e lexo librat e profesoreve shqiptar te kohes socjalizmit ( i jo te komunizmit qe thot zotrrote se ne komunizem nuk kemi qene kurr veç ne qoftese ke qen ti ) deri tek Naritan Ceka . Ndersa tash 30 vjete keni lan nam tu munfu me dhkatrru historine tone ne sherbim te qarqeve antishqiptare kundrejt pagesave te majme qe nje nder ato je edhe ti . Ti jo se paske ndonje njohje historise shqiptare se qenke injorant krejt por nuk ke marr mundimin me çfletu nje liber te autoreve tane qe e njohin historine me mire se te gjith . Po si more idjot historine e familjes tande a me mire e njoh une apo ti , ( megjithese me çfare po duket ti as historine e familjes tande nuk e njihke )

  17. Nik says:

    Paralelizmin e ben ti Kolec Kaleci jo historiani i shquar! E çuditshme, per çdo gje te mire nuk mungojne anatemimet boshe! Historiani anglez shkruan me objektivitet per historine e Shqiperise urithat, disa jane te pa kenaqur, disa e sulmojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje