Dekorimi i Ylli Bakës nga Meta, reagon pianistja Etrita Ibrahimi: Mirë unë, po babai Feim Ibrahimi nuk e meriton?! Apo duhet tallavaja...

29 Janar 2021, 19:09Lifestyle TEMA

Janë kthyer në qesharake vlerësimet e pamerituara që Presidenca dhe shoqatat ndajnë nëpër individë të zakonshëm që nuk kanë asnjë impakt as në kulturë, as në komunitet.

Per kete arsye me sa duket ka reaguar pianistja Etrita Ibrahimi, e bija e kompozitorit të mirënjohur Feim Ibrahimi, duke marre si shembull një rast të ngjashëm te diteve te fundit, kur Presidenti i Republikës nderoi me dekoratë Ylli Bakën, një këngëtar të muzikës tallava.

Reagimi i plotë i Etrita Ibrahimit:

“Domethënë na rroftë ne që studiojmë orë, ditë e javë të tëra për të realizuar një koncert si ai i yni që u transmetua mbrëmë në RTSH…!

Po s’patëm miliona klikime, s’meritojmë asgjë…!

Po mirë ne s’vlekemi hiç, po atyre si puna e babait tim, që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare, si t’ia bëjmë?

Se titujt duhet t’ia kishit dhënë me kohë, por nuk duken as në horizont…!

Apo s’ka rëndësi as kjo, se fundja kush janë ata..?! Se mos kanë miliona klikime…!

E rëndësishme është tallavaja…ajo ka miliarda, jo vetëm miliona, klikime…!

Bravo Mr. President…të kemi njësh, s’kam ç’them tjetër!!!”

15 komente në “Dekorimi i Ylli Bakës nga Meta, reagon pianistja Etrita Ibrahimi: Mirë unë, po babai Feim Ibrahimi nuk e meriton?! Apo duhet tallavaja…”

  1. vang says:

    Po nga Meta pret moj vajze te vleresoje Feim Ibahimin??? Ai nuk arrin ta konceptoje vleren e babait tuaj.Ai di Baftiarin dhe Tallavane,Ku e ka idene ai se sa vepra ka kompozuar FEIM IBRAHIMI, por vetem per kengen ”RRJEDH NE KENGE E LIGJERIME”,qe eshte bere hymn dhe aq e dashur per artistet dhe masen e gjere ja vlente te nderohej.Por fajin nuk e ka vetem Meta .Faj kane edhe institucionet pergjegjese qe i njohin vlerat me mire,pamvaresisht se Meta nuk la ”kengetar” pa dekoruar.POR mos u deshperoni,kenga e Feimit i ngazellon zemrat e degjuesve,kenge stacion dhe simbol i bukurise muzikore shqiptare.FEIMIN do ta kujtojne gjithmone ndersa Meten edhe po e kujtoje njeri ,do e beje vetem per keq.

    1. Jurgeni says:

      Sa te hidhur e ke kete ironine o zoti Faro, tamam si te Ilir Metes.

  2. faro says:

    Ja sa te vij Rama president do ta japi edhe ty dhe babait! Po kur ste pelqen populli ca te te bejme ty moj xhane! a ta nderojme popullin, i cili eshte aq i kulturuar sa e kupton Rilindjen nga larg sa i i duket theai
    me miell! Termet shkakton nga gezimi kur shohin miellin dhe tundin kembet ne toke nga gezimi!

  3. toni says:

    Ke shume te drejte, po kujt t’ja thuash? Nje koklope ordiner qe ndodhet aksidentalisht ne ate post?

    Meqe ra fjala, kam rastisur dikur ne nje koncert fundviti te ketij Ylli Bakes. O Zot c’far mediokri, stononte keq fare te kenget e veta e jo me qe mundohej te kendonte kenge te te tjereve. Zhgenjim total.

  4. Tajari says:

    E nderuar Etrita , babai Juaj i nderuar nuk meriton te nderohet nga nje President hajdut.
    Duhet te jesh krenare per kete.
    Mos u merzit.

  5. mik says:

    moj vajze, me gjithmend te duket vlere te dekorohesh nga politikanet e sotem ?

  6. vlora says:

    zONJE E NDERUAR ,PRET DEKORATA NGA PRESIDENTET TANE? PO KETA JANE NJEREZ PA SKRUPUJ ,DEKOROJNE jUL DEDEN NJE HUMORIST PA VLERA ,yLLI bAKEN NJE TALLAVAXHI DASMASH.ME NDER PRESIDENTI YNE ESHTE SHOK ME ARD DAULLXHIUN,BAFTJARIN E SEREN E TYRE

  7. Yjet e artit says:

    Do te ishte fyerje te merrje nje dekorate”pafidhe”
    Emri i Feim Ibrahimit, aktorit Naim Frasheri, duhet qe ta mbajne institucione te artit, ose rruge kryesore te qytetit te Tiranes. Nuk lane rruge kryesore dhe qorre, pa vene emra e lloj lloj njerezish, te pakrahasuar ne Feim Ibrahimin dhe Naim Frasherin.

  8. Tanush says:

    E nderuar Etrita,
    Muzika qe ka bere babai juaj dhe beni ju nuk shoqerohet me raki dhe meze. Deri aty vete mendja e presidentit tone.

  9. Lako Dejani says:

    Pse merzitesh moj vajza e te nderuarit Feim Ibrahimi? Po ta kishte emri babai i jot, fjala vjen,Rozana Radi qe nuk dihet per çfare i eshte dhene titulli “MJESHTERE E MADHE…”, me siguri do e ishte nderuar edhe ai. Prite ndonje dite kur ai t’i jape ndonje titull ose Mones, ose Rexhep Metës (babait te vet), mbase edhe ndonje qeni a mace qe ka ne Vilen e Lalezit. Kot e ke. Ti ke te drejte sa nuk ka, por si po jepen titujt dhe dekoratat mga
    Mr. META, dhe me pare kapter Nishani, nuk ke perse t’i duash fare. Jane si ato pafillet ose teneqete qe kish lene lufta rruges andej nga jam une apo si kanaçet qe gjejne hallexhijt ne kazanet e plehrave.

  10. Baftjar says:

    Beni nje kenge te tipit: Baftjar Baftjar, po nuk morre dy dekorata.

  11. Besi says:

    E dhimshme…sa TURP o Presidenti yne..!

  12. Rrespekt Etrita ,
    qe nuk largon shikimin si qytetare e Familje Muzikante e shquar ,
    nga Maskarada qe po shtyp cdo Vlere ne shoqerine Shqiptare .
    Kudo ne Shqiperi konsitston mbi Tallava .
    Ne sjellje ,Kulture ,Muzike,Politike
    e ne rruge .
    Fsharatet maloket katnaret ,qe drejtojne sot Shqiperine ,
    injektuan ne ate vend ,ate qe ata hjane vet ,e gjitha kjo per fatalitetin e heshtjen e qytetareve shqiptare ,
    mosreagimit dhe injorimit nga te gjthe te Vlerave ne ate shoqeri .

  13. eg says:

    Po Mandit te Nishtulles dhe Bes Kallakut kur do i japi titull ky?

    Artistet e vertete duhet te refuzojne titujt qe jepen nga ky palaco president ashtu sic beri dhe I madhi Rikard Ljarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje