Filmi i pritshëm “Spencer”: Publikohet fotoja e parë e Kristen Stewart si Princesha Diana

29 Janar 2021, 17:50Lifestyle TEMA

Kanë nisur xhirimet kanë filluar për filmin “Spencer”, i cili përqendrohet te një fundjavë e e Princeshës Diana, Krishtlindjet që aji kaloi me familjen mbretërore në pasurinë Sandringham në Norfolk.

Atë fundjavë ajo vendosi të largohet nga burri i saj, Princi Charles.

Filmi do të xhirohet në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shfaqja pritet të fillojë në vjeshtën e këtij viti.

Kristen Stewart shfaqet në rolin e Princeshës Diana, dhe fotoja e parë nga xhirimet tregon një ngjashmëri të madhe midis aktores dhe Lady Di. Në rolin e Princit Charles do jetë Timothy Spall.

Filmi ka për regjisor Pablo Larrain ndërsa skenari është shkruar nga Steven Knight, autor i serisë “Peaky Blinders”.

Aktorja pozoi me një xhaketë të kuqe, këmishë të zezë dhe kapelë të zezë me një vello të shkurtër. Veshje të tilla të kujtojnë atë që Diana kishte veshur në 1986 kur vizitoi Spitalin Sheffield në Angli.

Fansat e princeshës po presin me padurim filmin, dhe në foton Kristen Stwëart pasuan vetëm komplimente.

“Unë mendova se kjo ishte me të vërtetë Princesha Diana”, komentuan ata për ngjashmërinë e pabesueshme të aktores me Lady Di.

“Unë nuk kam qenë aq i ngazëllyer për një rol për një kohë të gjatë,” tha Kristen, duke theksuar se problemi i saj më i madh është imitimi i theksit të Dianës.

Vitin e ardhshëm shënohet 25-vjetori i vdekjes së Lady Di.

3 komente në “Filmi i pritshëm “Spencer”: Publikohet fotoja e parë e Kristen Stewart si Princesha Diana”

  1. Duhet te jet vertete nji Film interesante .
    Kristen me shume se asnji tjeter mundet te futet ne rolin e tipit Lady Diana-s ?

  2. Kim été says:

    Anglezet janë femra të zgjuara.

  3. Lady Diana …
    nji Sharm Feminil i parezistueshem ,
    e embel ,
    e brisht ,
    pasionante deri ne infinit ,qe guxonte te thoshte Love it dhe Pik.
    qe nuk i interesonte me Bota e jetoj jeten e saj ashtu si ajo donte ,
    me ato shance qe jeta i afroj .

    E shikon ate Foto , ate Femer qe dikur ,me te cilen ti ke pasur njifar miqesie
    te heshtur momente te bukura qe kan len gjurm ke ty,
    dhe menjiher kthehesh pas ne kohe ,te kthehen ato emocione te bukura
    qe te jepnin ate ndjesi sikur yjet vallezonin mbi qiellin tend e papritur nga syt e qeshur
    zbresin lot ,jo per ate qe shkoj ndoshta ,por sepse nuk arrin te kuptosh….
    Perse ?
    Dhe jeta merr rrjedhen e saj Pecato .
    Duhet me ken Film i bukur me kte
    artiste me aty sy tundues e inresistibille Kristen Stewart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje