VIDEO/ Mediat greke zbulojnë fakte tronditëse nga zhdukja e mistershme e 19-vjeçares shqiptare: Policët e dinë ku ndodhet, ja çfarë ndodhi pak para se të humbiste gjurmët

30 Janar 2021, 10:51Kronika TEMA

Një dëshmi e re për zhdukjen e 19 vjeçares shqiptarë në Greqi ka alarmuar sërish policinë greke.

Një dëshmitar i cili bisedoi me Aggeliki Nikolouli(gazetare), pretendon se e pa Artemisin pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në prani të një prokurori.

“Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ditën që prokurori u largua, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën … Ajo ndodhej në Iasonos në Metaxourgeio. “Ata e kanë marrë atë.” tha ai.

Policia ka rifilluar kërkimet në zonë, por pa rezultat.

Çfarë ndodhi pak para se 19 vjeçarja të zhdukej?

Shoqja e ngushtë e personit të zhdukur raportoi për një incident që ndodhi në korrik dhe mund të ketë të bëjë me zhdukjen e saj.

“Një ditë në verë, prindërit e saj po e kërkonin sepse ajo ishte zhdukur me orë të tëra. Ajo më kishte thënë se do të shkonte në Varkizë për të notuar. Unë nuk e besova, megjithatë kisha shumë skenarë në mendjen time. “Kisha frikë se i kishte ndodhur diçka e keqe “, tha ajo.

Miq të tjerë të Artemisit thonë se zona e Varkizës, duhet të jetë një pikë kryesore ku policia duhet të përqendrohet pasi ajo shkonte shumë shpesh atje për tu qetësuar.

Ditën kur ajo u zhduk,  disa dëshmitarë e kishin parë duke pritur në stacionin e Atikës në Koropi. Aty kalojnë autobusët që shkojnë për në Glyfada dhe Vari.

Banorët zonës që e njihnin atë, ishin të gatshëm të ndihmonin në gjetjen e pistave të reja për zhdukjen e 16 vjeçares.  Disa prej tyre kishin kamera por askush nuk filloi hetimin për të parë momentet e regjistruara.

“Autobusi që Artemis duhej të merrte kaloi, megjithatë ajo nuk hipi në të, kështu që po priste dikë” , theksoi vëllai i saj.

Një tjetër dëshmitar e pa Artemisën ditën që u zhduk.

” Ajo ishte vetëm,  më pyeti se ku duhej të drejtohej për të shkuar në Atikë dhe unë i thashë se ku të shkonte. Ajo dukej në gjendje të mirë, ishte e buzëqeshur, nuk vura asgjë të çuditshme në sjelljen e saj.

Ndërkohë vëllai i saj, 19 vjeçar i pikëlluar për zhdukjen e së motrës tha se do të vazhdojnë kërkimet derisa të gjejnë vendndodhjen e saj.

Duke iu drejtuar asaj nëse e sheh, ai tha :”Mos e humb shpresën, unë do të të gjej”.

 

4 komente në “VIDEO/ Mediat greke zbulojnë fakte tronditëse nga zhdukja e mistershme e 19-vjeçares shqiptare: Policët e dinë ku ndodhet, ja çfarë ndodhi pak para se të humbiste gjurmët”

  1. Kim été says:

    Greku po sillet me ne si Kina me Tajvanin.

  2. Niku says:

    Greku ta ka fajin mor kopuk, apo shqitarkat “qe u kercen klitoridha” qe ne moshen dhjetevjecare dhe ikin me cdo birbo qe u del perpara…!!!

  3. Moisi Golemi says:

    O gazetar trap!! Ndaje mendje e na thuaj, sa vjeçe ishte kjo, 16 apo 19, se ke dhënë dy mosha të ndryshme.

    1. eeeee says:

      Po e o derbardh merr mesataren 17 vjece e gjysem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje