Lulzim Basha: Vendi ynë lëngon por do ta shëroj, kam një plan serioz. Na ka ardhur në majë të hundës me premtime boshe, ja pse duhet të më besoni

1 Shkurt 2021, 11:25Politika TEMA

Lulzim Basha po prezanton sot programin për Shëndetësinë, i cili do të vihet në zbatim nëse dalin fitues nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në fjalën e tij ai ka deklaruar se do të rritet numri i mjekëve dhe i infermierëve të punësuar.

Sipas tij do të rritet në 700 euro paga e infermierëve dhe në 1200 euro paga e mjekëve.

Por për të pasur një shëndetësi më të mirë, duhet më së pari të shërojmë vendin tonë.

Sepse kur rënkon i gjithë vendi, të gjithë jemi sëmurë.

Kur vendi ynë lëngon, nuk mund të ringrihet dot shpejt nga goditja si ajo e tërmetit.

Kur vendi është i mbërthyer nga kriza, nuk është në gjendje të shpërndajë ndihmë ekonomike për qytetarët të vet në kohën e pandemisë globale.

Kur vendi ynë rënkon, nuk ju ofron dot qytetareve spitale dhe kujdesin shëndetësor siç duhet për ta.

Ndaj në fillim duhet të shërojmë vendin, për t’u bërë edhe vetë mirë.

Për këtë arsye, këto muaj, kam pasur nderin dhe privilegjin të punojë me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë.

Dhe për Planin tonë të shëndetësisë, ne ju qëndrojmë të njëjtave parime si me planin e ekonomisë:

Një plan serioz dhe të zbatueshëm.

sepse vërtet të gjithëve na kanë ardhur në majë të hundës me premtimet boshe.

Me këtë plan, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do të krijojmë kushtet qe jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lëngimit, por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin.

Sot, ne angazhohemi dhe u garantojmë gjithë shqiptareve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore për të gjithë, pa përjashtim.

Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetët e prindërve tuaj.

Plani ynë shëndetësor do te ndryshojë jetën e fëmijëve tuaj.

Ne shqiptarët paguajmë më shumë nga çdo vend tjetër në rajon para nga xhepi për kujdesin shëndetësor.

Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar Europian.

Ja cilat janë pikat kryesore të planit tonë:

Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni.

Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.

Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.

Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!

Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.

Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.

Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.

Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes.

Programi ynë Shqipëria fiton Shëndetësinë ka në fokus dhe kujdeset për shëndetin e secilit prej jush dhe brezave që vijnë.

Pas fitores së zgjedhjeve do ta shërojmë vendin dhe të gjithë do të jemi më mirë.

Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë.

Do të kemi më shumë mjekë dhe infermierë në Shqipëri, në spitalet dhe qendrat tona shëndetësore.
Mjekët dhe infermieret nuk do ta braktisin më vendin, sepse me planin tonë Shqipëria fiton shëndetësinë, do t’ia vlejë të punojnë në vendin e tyre.

Dhe do të shpenzojmë më pak para nga xhepi për shëndetin dhe për mjekësinë!”, ka thënë Basha.

1 komente në “Lulzim Basha: Vendi ynë lëngon por do ta shëroj, kam një plan serioz. Na ka ardhur në majë të hundës me premtime boshe, ja pse duhet të më besoni”

  1. Aaaaaaaaahahahahahahhahahhahhaa
    kujt i flet njiher ?
    Kujt i drejtohet Sharlatani ?
    Ke mashtron njiher ?
    Beson ky vertete se shqiptaret jane po kaq idiote sa ky vet ,
    dhe po besojne ato qe ky nuk i beson as ja ka iden asaj qe thot as vet ?
    Haaaahahahahahahahahahahaaaa
    bushtra e serbise kerkon i bo gojore shqiptareve me i mashtru hej !!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ti do plumin gojes o rropsi qe ke pafytyresine e na bo edhe gjasme Poltikanin ktu e .
    ptu te shkrdh robt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje