"Shkrirja" e LSI në Berat detyron Metën të marrë situatën në dorë: Garantova shoqatën "Antipatrea" se gjithë komuniteti i Beratit, do të më ketë në krah

1 Shkurt 2021, 19:01Politika TEMA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim në Presidencë një përfaqësi të Shoqatës ‘’Antipatrea’’.

Meta u njoh me shqetësimet e arkitektit Pavvlo Shkarpa dhe inxhinierit Xhevahir Ngjeqari për dëmtimin e shumë lagjeve karakteristike në Berat si dhe mosmarrjes në konsideratë nga qeveria e pushteti vendor të sistemimit të lumit Osum.

Presidenti shkruan se i ka mbajtur shënim të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet, teksa i dha garancinë jo vetëm Shoqatës, por edhe komunitetit të Beratit se do jetë gjithmonë në krah të tyre.

Nje menyre kjo e Metes per te deklaruar se do te marre situaten ne dore ne Berat, pas shkrirjes te LSI ne kete qark dhe kalimin e anetaresise drejt PS! Ka shfrytezuar takimin me kete shoqate per ta bere publik angazhimin e tij!

Ai shton se do të bëjë çdo përpjekje që Beratit, t’i jepet më shumë shkëlqim e impulse të reja zhvillimi si qendër me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë e turizmin.

Postimi i plote i Metes:

Nga Mangalemi e Gorica dhe deri lart në kala, Berati i një mbi një dritareve,  simbolizon një qendër të jashtëzakonshme të qytetërimit dhe civilizimit tonë, me një trashëgimi të pasur historike e kulturore, që duhet mbrojtur dhe promovuar më së miri.

Për të diskutuar lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave, prita sot me kërkesë të tyre, një përfaqësi të Shoqatës “Antipatrea”, me një kontribut të madh për përfshirjen e Beratit në UNESCO.

Më njohën me shqetësimet e drejta se, ky qytet me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, po dëmtohet nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe projektet e nxituara urbane, të pakonsultuara me komunitetin dhe që e kanë detyruar këtë shoqatë të nderuar, t’i drejtohet UNESCO-s.

Nga drejtuesi i “Antipatrea”-s, arkitekti i njohur beratas, z.Pavllo Shkarpa m’u ngrit shqetësimi mbi masakrën urbane, që po ndodh në Berat, me dëmtimin e shumë lagjeve karakteristike të qytetit. Tepër i vlefshëm edhe propozimi i tij për ndërtimin e një Pallati Sporti, për të rinjtë e rejat e këtij qyteti, që nuk kanë ende sot një qendër ku të ushtrojnë pasionet e tyre.

Ndërsa inxhinieri i mirënjohur, z.Xhevahir Ngjeqari, më bëri prezent faktin e mosmarrjes në konsideratë nga Qeveria dhe pushteti vendor të sistemimit të lumit Osum, mbështetur mbi vlerësimet e akademikëve më të shquar të vendit, si dhe të mungesës së investimeve për shumë projekte rrugore, me rëndësi strategjike.

I mbajta shënim të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet e të pranishmëve, si dhe i garantova se jo vetëm ata, por i gjithë komuniteti i dashur i Beratit, do të më ketë në krah, për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të mira të këtij qyteti.

Do të bëj çdo përpjekje, që në bashkëpunim me komunitetin dhe UNESCO-n, t’i japim me shumë dashuri Beratit shkëlqimin e merituar, për të moslejuar shpopullimin e tij dhe për t’i dhënë impulse të reja zhvillimi, si një qendër me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë dhe turizmin. ??

12 komente në ““Shkrirja” e LSI në Berat detyron Metën të marrë situatën në dorë: Garantova shoqatën “Antipatrea” se gjithë komuniteti i Beratit, do të më ketë në krah”

  1. Teuta says:

    Ky inxhinjer gjexhari ka bere ndonje takim me kryeministrin ? Ne se po ,vfare kane diskutuar e c’pergjigje ka mar. Nese nuk ka bere takin, a ka kerkuar dhe c’pergjigje ka marre? Ne se nuk ka kerkuar takim ,perse jo ? Perse shkoi drejte e tek presidenti ? Po ministrine perkatese a e ka vene ne dieni dhe aka bere takim ? Mos eshte nje pabesi kjo ?

    1. PEPJA says:

      SHOQATA ANTIPATREA ME KRYETAR ING. HIDRO. PAVLLO BYTH KUSHINETA SA HERE KA ZGJEDHJE KUJTOHET PER BERATIN. KUJTON SE DO BEJ PUNE ME METEN A PIKA QE SI BIE.

    2. vete iliri jam says:

      NJE GJE ME SHQETESON PER Z.PRESIDENT DHE ESKORTEN PERSONALE..DUKE GJYKUAR FENOMENIN MENDOJ SE ESHTE PURO FUSHATE ELEKTORALE.ATEHERE SHTROHET PYETJA NE EMER TE KUJT JUSTIFIKOHEN TE GJTHA KTO SHPENZIME DUKE FILLUAR NGA “Non ija “E DUKE VIJUAR ME KETE TE FUNDIT NE BERAT.TE LUTEM ESHTE NORMALE KJO?.

  2. Din says:

    Kush te pjerdhe ty hajdut

  3. llazi says:

    Kesaj i thone “O BERAT CE PATE FAT”!

  4. Nafia says:

    A u ftofshe ne bythe me gjithe shenimet o Xhike hajduti,je bere shume qesharak!

  5. ce says:

    Per te stabilizuar gjendjen e krijuar ne Berat pas shkrirjes se leshitlikes eshte vendosur qe atje te shkoje per te stabizuar gjendjen strateg’ja nderkombetare, nderplanetare kozmike, leshelike, histerike babaxhike Kejdi dhembcakallja dhe shalegjata dymetroshe, koka me qoshe, kaptina boshe Kajda gjoshe surratnallonja , surrattepsija qe do i fuse nje pogonishte tek Kalaja e Beratit bashke me Baftjarin me raki skrapari se e qan fare,,,

    1. Toni says:

      ÇLESH ARKITEKTI ESHTE PAVLLO SHKARPA O PRESIDENT MAVRIS! GJYSMEN E JETES KA QENE KAMARIER NE BERAT. MBAROI SHKOLLEN E MESME NATEN, BLEU NJE DIPLOME ME RRUSHFETE NE GJEOLOGJI, PUNOI SI SHEF STREHIMI NE KOMITETIN E QYTETIT BERAT, U MBUSH ME LEKE ALLISHVERISHET E BERA, PRIVATIZOI ZYREN SHTETERORE,- RAST I PAPRECEDENT NE BOTE- NGRITI SHOATEN ANTIPATREA QE E OERDOR OER PUNE TE PISTA PRIVATE DHE KY ESHTE PAVLLO SHKARPA ” ARKITEKTI I NJOHUR” BERATAS QE BEN SI TE FOJE SE SKA DREJTESI KETU TI HEFH HEKURAT. MADHTRUES NGA ATA QE KA QEJF ILIR META. GJEQARI MUSYBET, KOPJE E SHKARPES.

    2. Toni says:

      ÇLESH ARKITEKTI ESHTE PAVLLO SHKARPA O PRESIDENT MAVRIA! GJYSMEN E JETES KA QENE KAMARIER NE BERAT. MBAROI SHKOLLEN E MESME NATEN, BLEU NJE DIPLOME ME RRUSHFETE NE GJEOLOGJI, PUNOI SI SHEF STREHIMI NE KOMITETIN E QYTETIT BERAT, U MBUSH ME LEKE NGA ALLISHVERISHET E BERA ME STREHIMIN, PRIVATIZOI ZYREN SHTETERORE,- RAST I PAPRECEDENT NE BOTE- NGRITI SHOQATEN ANTIPATREA QE E PERDOR PER PUNE TE PISTA PRIVATE DHE KY ESHTE PAVLLO SHKARPA ” ARKITEKTI I NJOHUR” BERATAS QE BEN SI TE DOJE SE SKA DREJTESI KETU TI HEDH HEKURAT. MASHTRUES E DALLAVEREXHI NGA ATA QE I KA QEJF ILIR META. GJEQARI MUSYBET, KOPJE E SHKARPES.

  6. Populli says:

    Fatkeqësi qe se kupton qe ty te pret burgu.

  7. Meri Mangalemi says:

    Pavllo, tani e kuptoj pse nuk more as votën e gruas kur kandidove për kryetar Bashkie..

  8. herkuli says:

    te nderuar inxhiniera beratas, pavllo dhe xhevo ,mos bini nen kthetrat e ajdutit like, presidentit fodull ,qe kujtohet te bej dicka per beratin ne momentet qe i kane rene breket ,nuk po e pyesin as antaret e lsi.po e lene ne balte me breket e grisura ne fund te kembeve,pra mos bini preh ndaj ketij badakciu ,sepse ne keto momente ja do puna te gjej mbeshtetje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje