Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë Amazon është tërhequr nga drejtimi i saj. “Kurrë nuk kam pasur më shumë energji dhe ky hap nuk do të thotë se po dal në pension”, u shkroi ai vartësve të tij në një mesazh teksa njoftonte se nga shef ekzekutiv do të behej president ekzekutiv.
Bezos, i cili e themeloi kompaninë 27 vjet më parë me ish-gruan e tij në një shënim për 1.3 mln punonjësit shkruan:
“Sot, ne kemi punësuar 1.3 milionë njerëz të talentuar, të përkushtuar, u shërbejmë qindra miliona klientëve dhe bizneseve dhe janë njohur gjerësisht si një nga kompanitë më të suksesshme në botë.
Si president Ekzekutivit unë do të qëndroj i angazhuar në nisma të rëndësishme të kompanisë Amazon, por gjithashtu do të kem kohën dhe energjinë e nevojshme për t’u përqendruar te çështje të hapësirës dhe klimës”.
Vendin e tij do ta zërë Andy Jassy, shef i operacioneve të Resë Kompjuterike në kompaninë Amazon. Ndryshimi në pozitat drejtuese të kompanisë do të bëhet në tremujorin e tretë te vitit.
Nuk dihet pse Bezos, një nga dy njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, u tërhoq nga drejtimi i Amazon, pasi ai vetë nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.
Për më tepër që ai këto kohë kishte nisur edhe një betejë për “pushtimin” e hapësirës, me rivalin e tij të madh, Elon Musk.
Por, mendohet se në këtë vendim ka ndikuar e dashura e tij, Lauren Sanchez, e cila kërkon të shijojë më shumë jetën krah Bezos.
Dhe me gjithë ato para që ky i fundit ka, normalisht që do kenë sit ë zbaviten.
(TemA)
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez
Jeff Bezos me ish-te shoqen ne fillimet e veta
Jeff Bezos ne fillimet e veta
Pasuesi i Jeff Bezos
Jeff Bezos ne fillimet e veta
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez
Jeff Bezos me ish-te shoqen
Jeff Bezos me ish-te shoqen
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
Jeff Bezos me ish-te shoqen
Lauren Sanchez
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez, para se te zyrtarizonin lidhjen e tyre
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
Lauren Sanchez
Lauren Sanchez
Mos se po na beni per te qare me keto lajme per sheiket e perendimit, kush po rruan per keto bilionere se cfare bejne privatisht.
Sa e lexova kete lajm, u preka shume dhe me shpetoi shurra pika pika.
hej t´lumt or Gjelosh Bezja, Ka lezet kur largohesh kur arrin te pakapshmen. Shko bej qef dhe dedikoju shkences e bamiresise m´andej.