Halit Valteri i bashkohet PS-së? Deputeti krah Spiropalit, takim me banorët e Kamzës: Erdhi me ftesën time për të dëgjuar problemet e zonës

3 Shkurt 2021, 08:59Politika TEMA

Deputeti Halit Valteri ditën e djeshme është shfaqur krah ministres socialiste Elisa Spiropali në një takim me banmorët e bashkisë Kamëz.

Fotot janë publikuar nga vetë deputeti, i cili shprehet se ka qenë ai që e ka ftuar Spiropalin për t’u njohur me problemet e kësaj zone.

“Sot ne Bathore pritem Ministren Spiropali si e deleguar e qeverise per Bashkine Kamez.

Me ftesen time erdhi per te degjuar problemet e kesaj zone.

Nje bashkebisedim me banore ku u ngriten nje sere shqetesimesh dhe problemesh qe ka komuniteti.

Rruga jone eshte e qarte , ti kerkojme llogari cdokujt qe drejton dhe pretendon te qeverise”, shkruan Valteri.

Halit Valteri fillimisht krijoi Partinë Lidhja Demokratike Shqiptare me deputetin tjetër Myslim Murrizi, por më pas në një intervistë u shpreh se nuk e di ende me cilën parti do të kandidojë.

Mbetet të shohim nëse ai do t’i bahskohet mazhorancës, duke parë se lëvizjet nga një parti në një tjetër janë bërë mëse të zakonshme.

Ndërkohë në fotot e Valterit shihet se mbledhja është bërë në një ambient të mbyllur dhe pa asnjë masë mbrojtëse, duke thyer rregullat e Komitetit të Ekspertëve.

2 komente në “Halit Valteri i bashkohet PS-së? Deputeti krah Spiropalit, takim me banorët e Kamzës: Erdhi me ftesën time për të dëgjuar problemet e zonës”

  1. Joooo islamqenin ne PS says:

    …ndryshe nuk votojme.

  2. Kelti says:

    Ku ndryshon ky me grumbullimin e mamaqit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje