Saimir Hasalla pritet që të jetë një nga kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë Peqin i propozuar nga PDIU.
Ka qenë vetë Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla që ka publikuar një foto ku shfaqet edhe Hasalla.
I cili ashtu si Aqif Rakipi, ka braktisur tashmë PDIU dhe ka kaluar majtas.
Kalimin ne PS e pranon dhe vete Hasalla, i cili ne adresen e tij ne rrjetin social publikon takimet me socialistet ne Peqin, duke nenvizuar se “Nisim bashke rrugetimin drejt fitores! #pspeqin #Mandati3″
Burime nga PS bëjnë me dije se ai ka shume gjasa qe të jetë kandidat i saj në qarkun e Elbasanit.