Nora Malaj: LSI, pasuri kombëtare. Ramës i dhamë shansin të bëhej burrë shteti, tani e ka zënë tmerri nga ne

3 Shkurt 2021, 10:45Politika TEMA

Nora Malaj, përfaqësuese e LSI-së, komentoi në studion e “Ditari” në A2 deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh dje se “çuarja për skrap e LSI-së ishte një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Lulzim Basha”.

Malaj theksoi se “gjuha e shëmtuar e nënvlerësimit tregon frikën e madhe që e ka zënë” kreun e qeverisë.

“Nuk dua të merrem me të, pasi është njeri në ikje. Për të ka nisur numërimi mbrapsht. LSI është aset kombëtar, si çdo forcë politike në Shqipëri.

Mendon që Shqipërinë e ka në dorën e tij dhe gjuha e shëmtuar e nënvlerësimit tregon frikën e madhe që e ka zënë. Kryeministri ka frikë me përballjen reale që do të ketë kësaj radhe, pasi ai është në atë karrige me skema që të kujtojnë veprat shekspiriane.

LSI-ja ia dha shansin këtij njeriu të bëhej burrë shteti, por që nuk u bë kurrë. Edi Rama, siç hyri në PS pa garë dhe me skema për të eliminuar kundërshtarët potencialë, ashtu siç mori pushtetin, tani është kthyer në një model të shëmtuar të diktatorëve të vendeve lindore dhe i ka humbur shpresën shqiptarit”, deklaroi Malaj.

“Bujqësia ka ngritur duart, dhuna është shtuar, në mjekësi ka ndodhur fenomeni “Tire”. Pra, Rama është autori origjinal i veprës “sistem i korruptuar”, për të kapur Shqipërinë. LSI-ja është partia e rinisë. Kjo parti ka garuar gjithmonë vetëm fort dhe është rritur vit pas viti. Kjo, pasi ka një program shumë të qartë”, shtoi Malaj.

6 komente në “Nora Malaj: LSI, pasuri kombëtare. Ramës i dhamë shansin të bëhej burrë shteti, tani e ka zënë tmerri nga ne”

  1. qytetar says:

    Pasuri kombetare !!!!!?????

  2. sss says:

    Kur flet dhe kjo baldosa e fishkur ne trup dhe mendje .

  3. Aferdita says:

    Ju pasuri kombtare!!!!!???? O sa me qeshet ju jeni jashteqitja e PS

  4. rexha 10 says:

    Po ti hedhesh syte kudo ,gjene pasurine qe kane keta drejtues teLSI .Problemi eshte se kure do ta derzoni kete pasurine e Kombit perpara se te fillojne sekuestrimet.Dhe sekuestrimet e para duhet qe te fillojne nga drejtusi i juaj floriri.Keni zaptuar e vjedhur me shume se gjysme e pasurise se atije kombi.

  5. Vivi says:

    Nora Malaj, sdihet ku i fillon qafa dhe ku i mbarojne bythet. Femer qe e ben shurren ne kembe?. Kjo do fitoje dhe do behet dhe nje here pape. O pika ty qe ste hengri mrtja qe ja rene. Kujt i duhesh ti moj e kujt i hyn ne pune, perveç metes dhe mones, ku ke bere punen e monit te qazim mulletit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje