Ishte mbase muzgu më i acartë i këtij fillimviti kur Alfred Peza, shkrimtari i “Sarah”, më dhuroi librin e tij të sapobotuar “Enveriada”. Biseduam për pak çaste nen fshikullimën e erës së ftohtë, që dukej si diçka e paqenë për Pezën, përball asaj çka donte të shprehte mbi krijimin e tij më të fundit; dhe ky detaj më dha bindjen fillestare, ende pa e shfletuar librin, se vepra në fjalë do t’qe e tjetër kalibri.
“Derisa të bëhen të vetëdijshëm, ata kurrë s’do të rebelohen, dhe derisa të rebelohen, ata s’do të bëhen të vetëdijshëm.” – thotë Oruelli në librin e tij “1984”, fjalë që kanë një përkitje filozofike me idetë e shpalosura në distopinë “Enveriada” të Pezës.
Në rastin e Enveriadës, nuk kemi të bëjmë me një distopi tipike, e cila zakonisht parafytyrohet se i përket një shoqërie hipotetike ose një bote të karakterizuar nga disa shprehje shtypëse shoqërore apo politike, shpesh në lidhje me ose si pasojë e kushteve të rrezikshme mjedisore, por me vetë sistemin e përmbysur komunist në Shqipëri.
Megjithatë, në këtë roman, ashtu si në veprat madhore të këtij zhanri, rëndom gjejmë elemente që lidhen me pikëpamjet pesimiste të klasës drejtuese, apo të një qeverie brutale, e cila sundon me “grusht të hekurt” frymët e saj. Por, një zhvillues tipik i romaneve distopike shfaqet ndërkaq; pandehma se një ditë gjithçka do të marrë fund.
Kjo mbase është edhe frika në thelb të sundimit të Pasardhësit. Ky prijës i ri, ulur në fron falë mbështetjes së fuqishme të Shefes, gruas së Paraardhësit të vdekur, kërkon me çdo kusht që të lërë gjurmën e tij në historinë e vendit. I lodhur nga përcjellja e letrave të popullit, ku ai dëshmon ankesat dhe naivitetin e masës së shtypur, Pasardhësi merr vendimin për ta zhbërë këtë divizion. Por, ashtu siç Mark-Alemi zbulon rëndësinë e andrallave të “Pallatit të Ëndrrave” në romanin e Kadaresë, edhe Pasardhësi ndriçohet rreth vlerës së tyre përmes pranisë së një tjetër personazhi, Besim K.
Ky i fundit merr rolin e mentorit për Udhëheqësin e Ri, duke i shpalosur atij një botë të fshehur nën hundën e të gjithëve. Shpejt Pasardhësi do ta gjejë veten në nëntokën e Tiranës, ku të fshehta djallëzore e presin në një qytet tunelesh e fantazmash. Madje, vagëllimthi, ndërsa eksploron këtë labirint, ai dallon figurën e Paraardhësit, që si Minotauri endet përjetë korridoreve të kësaj megastrukture. Të gjitha këto janë pjesë e një organizmi okult kontrolli, “Syrit të Shqiponjës”.
Kjo qendër sekrete ka për synim programimin e të ardhmes së pushtetit, dhe në një farë mënyre, trashëgimin e tij në bazë të një linje të paracaktuar. Pasardhësi kupton se është një prodhim i saj, dhe se pa të, s’mund të ketë pushtet. Ndërsa lexon Letrat e Popullit ai mpreh shqisat, si të një shqiponje, e aftë për të diktuar edhe lëvizjet më të befta, shfryrjet në dukje më të padëmshme mes rreshtave, intrigat, që ndonjëherë janë kambanat e para të alarmit për një rebelim të mundshëm.
Letrat e Popullit janë mekanizmi i mençur që autori ka zgjedhur për të na shpalosur një tablo shoqërore të epokës, dhe njëherësh, shpalosje e mizorive të pushtetit, të pandjeshëm ndaj fateve njerëzore. Kështu, një linjë e rëndësishme në roman është ajo e dashurisë së pamundur mes Sofi Tafajt dhe Gjergjit, birit të Pasardhësit të vetëvrarë, dukshëm një aluzion mes romancës tragjike të Silva Turdiut dhe Skënder Shehut. Por, duhet të jemi të qartë: ky roman nuk është një kronikë historike!
Në këndvështrimin tim, vepra zhvillohet më së shumti si një sagë për Diktaturën, që e zbërthen periudhën dhe filozofinë e saj me një saktësi klinike. Nga flirtet e të rinjve në Bulevard e deri te lutjet e një të internuari për të vërtetën e syrgjynit të tij, ky libër përmbledh në pak kapituj, marrëzinë e përbindshme që e mbajti në këmbë për më shumë se 40 vite, një sistem të mirëfilltë distopik.
Megjithatë, përtej shqyrtimit të ngjarjeve madhore që shënjuan komunizmin, indici se etërit themelues të pluralizmit në vend janë po ata, bijtë e “Syrit të Shqiponjës”, na shtyn ne të rinjve të demokracisë të besojmë se shumë gjera nuk janë ashtu siç duken. Guximi për ta interpretuar një nocion të tillë historik në këtë roman, doemos i jep këtij krijimi dimensione të tjera vërtetësie, dhe autorit një vlerë të shtuar si rrëfyes, sidomos në rastin kur vetë krijuesi ka qenë dhe është pjesë aktive e jetës shoqërore e politike në vend.
Jam i mendimit se ky roman është mbase një nga prurjet më domethënëse në vazhdën e trillit mbi diktaturën, dhe si i tillë, sjell për lexuesin një aliazh të stilit bashkëkohor letrar dhe traditës narrative të letërsisë tonë.
Me shpresën se hijet e totalitarizmit të shkuar janë venitur, i shpreh përgëzimet e mia autorit dhe uroj që libri përmbyllës i trilogjisë të shohë dritën e botimin sa më parë.
Doni ta denonconi diktaturen komuniste?
Beni krahasimet e zhvillimeve ne cdo fushe te jetes ne socializem dhe keto 30 vjet kapitalizem!
Ne se do gjeni qofte edhe te mire te vetme qe keto 30 vjet bene per shumicen e shqiptareve me mire nga se u kishte bere socializmi une pranoj te varem ne mes te Tiranes!
Dhe te gjitha keto mbylleni me nje referendum popullor!
Te pakten tani nuk ngrihem me 3 te nates per 1 l qumesht apo per 1 kg mish. Te pakten tani nuk shkoj ne zbor. Te pakten tani nuk dal te dielave ne pune vullnetare. Dhe kryesorja: te pakten tani nuk i mendoj fjalet qe do te them ne pune, ne rruge, edhe ne shtepi, edhe gruas.
…tani te pakten mund ta gjesh veten ne ndonje qoshe pallati a kanal duke dhene shpirt e nuk te afrohet askush…
E di o Shaqo, ka ne gjithe boten qe vdesin rrugeve ne kete sistem kapitalizmi (qe s’po gjejme tjeter), por atehere ishim te gjithe ashtu si e kam pershkruar. Besoj edhe ti, nese nuk ke qene ne “bllok”.
E di, o Shaqo, ka ne gjithe boten qe vdesin rrugeve ne kete sistem kapitalizmi (e s’po gjejme tjeter), por ne ate sistem “socializmi” ishim te gjithe ashtu si e kam pershkruar. Besoj edhe ti, nese nuk ke qene ne “bllok”.
komentshkruesi ne nje fare menyre nga vitet 50-90 te shekullit kaluar klasifikohet si nje nga te pakten 100 antienveristat me te spikatur ( duke mos perfshire budallenjte apo spiunet qe e hengren pas kraheve).
.
Cudia ndodhi ne 1991 kur hordhia e komunisteve te terbuar u bene me te vuajtur se dhe vete te burgosurit e Spacit dhe jane mijra histori te tilla qe nga Kadareja apo Salija Sllobodankes duke perfshire dhe kete Pezen qe nga 10 antare te fisit kishte 11 komunista..
.
Pse nuk ja mban s..uma ketyre kakrrocave te bejne nje roman per Nazi-berishiaden …sepse jemi ngopur duke shurruar varrin e Enverit qe me thene te drejten keto ish super kamunista si Peza Kavajes apo Rrogoxhines me gjithe kete Tobi assin po e bejne Profet..
Jo nje liber pacavure si ky i ketij sharlatanit peqinas te behet kunder Enver Hoxhes,por edhe mijra te tjere,ne se nuk arrioni t’i jepni ketij populli mireqenie dhe demokraci me shume se sa u dha ai shumices se shqiptareve,do jeni te deshtuar!
Nuk mundet KOLLOSI ENVER HOXHA me barsaleta dhe shpifje!
Mundeni po ua mbajti me vepra dhe kete lereni ta thote POPULLI e jo ju,plehrat qe beni biznes me varferine tone!
Jo nje liber pacavure si ky i ketij sharlatanit peqinas te behet kunder Enver Hoxhes,por edhe mijra te tjere,ne se nuk arrini t’i jepni ketij populli mireqenie dhe demokraci me shume se sa u dha ai shumices se shqiptareve,do jeni te deshtuar!
Nuk mundet KOLLOSI ENVER HOXHA me barsaleta dhe shpifje!
Mundeni po ua mbajti me vepra dhe kete lereni ta thote POPULLI e jo ju,plehrat qe beni biznes me varferine tone!
Shpifni,shpifni,se dicka do mbetet!
…sa per autorin e shkrimit, duket qe eshte buzequmesht…
Nuk lexova asnje rresht, vec titullit, akoma nuk i kane dale mustaqet, cfare t’i lexosh?
Cfare je ti mor djale a je Tobias apo Haxhi.Po te jesh i pari shko ne Gjermani ,po te jesh i dyti rri ne Shqiperi. Enderrat dhe idete i ke te bukura. Por jemi shume larg realitetit ne Shqiperi. Duhet shume pune .Ai sistem e ka prishur njeriun qe ne veze dhe zor se do ndryshoje. Dhe ju te rinjte qe vini me petkun e te ashtuquajtures demokraci metodat i keni me keq se ne totalitarizem.Pra dhe ju jeni prishur qe ne veze i thote populli se nuk keni shembull ke te ndiqni.Enveri na vrau te gjitheve si ata ne burg dhe ne jashte burgut pervec bllokut e bllokmeneve. Keta ish bllokmene qe shkruajne tani dikur te vrisnin me makinat ,rojet rreth tyre , e nuk pyesnin fare per popullin fukara. Enveri vrau te gjithe basjhkepunetoret e tij se ishte katil dhe egoist. Demi me i madh ishte prishja e njeriut te mire kjo eshte e pafalshme dhe kete e dine te gjithe.Pune te mbare or ti djale Tobias apo Haxhi
Eh,more Shaqo Bregu,sa budalla je!
Socializmi vetem rregulloi njeriun nga kafshe e beri njeri,ndersa ju kafshet e kohes otomane,nuk mori njeri persiper t’u rregulloje se po kafshe keni mbetur edhe tani pas 30 vjet kapitalizem!
Vetem per romanin e Pezes nuk eshte komentuar deri ketu. Romani eshte roman, nuk eshte histori. Peza ben nje gabim qe si tek Sara edhe tek Enveriaden keqperdor personazhet historik. Ne nje roman qe nuk eshte historik nuk eshte gjetje te perdoresh emra te personazheve real. Kjo nuk ndodh ne romanin qe nuk eshte historik. Peza mendon se eshte shume i ditur dhe po ben revolucion ne histori. Megallomania e tij do ia peshty talentin dhe do ia p… punen.
Peqinsi hajdut,ish oficer,mashtrues.Bure me floket e lyera me xhel…flet dhe analizon Enver Hoxhen.Cfare te thuash,ka ardhur koha e te ligut.Te kesh,dy ….nje ta mbash se te duhet.Tjetren ta shqyesh….Kush mundet te lexoje deri ne faqen 20 nje roman te keti “Duraku”te vije te mare cmimin Nobel per durim gomari.