Humbi vëllanë, mesazhi prekës i futbollistit të Tiranës: Luftove deri në fund, nuk e besoj që ike kaq shpejt!

4 Shkurt 2021, 18:13Sport TEMA

Mbrojtësi i Tiranës, Kristi Vangjeli humbi të vëllanë, Pavli-n. Një sëmundje e rëndë ka bërë që ish-futbollisti dhe trajneri të largohet para kohe nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe mbrojtësin e Tiranës.

Korçari nuk ka mundur të fshehë dot dhimbjen, duke prekur me fjalët drejtuar për vëllanë e humbur.

Kristi tregon se sëmundja e rëndë nuk e ndali vrullin e të vëllait, që nuk u dorëzua deri ditën e fundit.

“I dashuri im, paç një rrugë të sigurt! Mbështetja ime, nuk mund ta besoj që të humba kaq shpejt.

Sëmundja e rëndë të mposhti ty, por ti nuk u dorëzove asnjëherë. Ishe një luftëtar i madh. Të dua shumë unë dhe ëngjëjt tanë”, shkruan mbrojtësi i Tiranës

2 komente në “Humbi vëllanë, mesazhi prekës i futbollistit të Tiranës: Luftove deri në fund, nuk e besoj që ike kaq shpejt!”

  1. Center says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te.

  2. Arjani says:

    Edhe Pavli ka qene futbollist. U prehte ne paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje