Ministrja Kushi mikpret në ambientet e MASR dy kampionët ballkanik në ski, Erjon Tola dhe Kevin Qerimi

4 Shkurt 2021, 15:04Sport TEMA

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mikpritur në ambientet e ministrisë dy sportistë kampionë të Ballkanit në disiplinën e skive, Erjon Tolën dhe Kevin Qerimin.

“Shumë e lumtur dhe krenare të takoja sot sportistët kampionë të Ballkanit, patriotët e mi nga Elbasani Erjon Tola dhe Kevin Qerimi, të cilët na kanë nderuar duke arritur rezultate maksimale në garat ballkanike të skive në Kolashin të Malit të Zi” – shprehet ajo nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Në postimin e saj, Ministrja Kushi nënvizon “mbështetjen e vazhdueshme të MASR për këta të rinj dhe të gjithë talentet që spikasin, përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë dhe lartësojnë flamurin tonë në gara të ndryshme ndërkombëtare”.

Në fund, ajo i uron suksese atyre në prag të nisjes në Kampionatin Botëror të Skive në Itali:

“Shumë suksese kampionëve në prag të nisjes në Kampionatin Botëror të Skive në Itali! Forca çuna dhe lart e më lart!”

2 komente në “Ministrja Kushi mikpret në ambientet e MASR dy kampionët ballkanik në ski, Erjon Tola dhe Kevin Qerimi”

  1. Cakarindo says:

    Qekur benen ministre kto femrat e rilindjes,fillojn trajtimet menjehere se kane kompeticion.

  2. specialisti says:

    Po atletin Izmir Smajlaj , qe mori medalje ari,pse nukeprite moj zonja ministre ?
    Apo pse nuk eshte nga Elbasani e eshte prej Shkodre ?
    Me kembe ne toje zonja ministre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje