Avokati Kreshnik Spahiu ka komentuar heshtjen e medias për të censuruar deklaratat e ish kryeministrit Fatos Nano lidhur me Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Nano ka bërë deklarata të forta për Sali Berishën e Ilir Metën. “Berisha më ka marrë vitet më të bukura të jetës dhe më ka vrarë nënën”, ishin këto disa fjalët e Nanos për liderin historik të PD. Ndërsa për Metën, Nano tha se është politikani i vetëm që mbart 7 mëkatet, ndërsa e quajti atë si përfituesin më të madh të mbështetjes së tij.
Një shtet mafjoz ku drejtojnë kriminelët edhe pse nuk janë ministra.