Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po kryhen për segmentin e fundit prej 14km, në Salari, Tepelenë, segment ky që do të lidhë me rrugë turistike qytetin poshtë me lartësinë e Nivicës.
Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe batutat ndërmjet Ramës dhe kreut të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçit. Rama i tha Peçit se ai bën vetëm fitore publicitare, por nuk bën publicitet për punën që kryhet.
Rama: Ore a ka mundësi që tu thuash njerëzve se bëhen rrugë fshati apo jo?
Peçi: Këto ç’janë!?
Rama: Leje se nuk i dinë njerëzit këto. Ti bën fitore publicitare, por nuk bën publicitet për punën, se je i fitoreve, nuk je i asaj reklamimit të punëve të përditshme.
Peçi: Ky është një investim i shumë pritur…
Rama: Tepelena nga një xhep fals, që e lanë anash, është kthyer tani në epiqendrën e një harte turistike ku përfshihet Gjirokastra, Vlora dhe Himara. Tani oferta turistike e integruar bën që faktikisht gjithë kjo mrekulli e madhe, kthehet në një park natyror tematik dhe turistik.
Bravoooo, do te mahniten te gjithe Turistet e Europes me Shqiperine.
Hajde turizem hajde. Me Termetin do besh shtet dhe civilizim ti? Ai eshte denuar jashte shtetit per pislliqe ti na e prezanton si dele perendie.
Ko , mire e ke ti Tr, evropjanet jane habitur gjer tani me mendjet e vizionet prej trapi te tuat e liderave meta – berisha e lulushani.