VIDEO/ Rama inspekton punimet për restaurimin e kalasë së Ali Pashës: Ja urdhëro, po karburanti çfarë do këtu brenda në kala!?

5 Shkurt 2021, 13:47Politika TEMA

Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Tepelenë ku ka inspektuar nga afër punimet për restaurimin e kalasë së Ali Pashës.

Në një moment, inxhinierët po i shpjegonin Ramës hyrjen në kala ndërkohë që para tyre ishte një karburant.

Kjo nervozoi kryeministrin pasi për të ishte e papranueshme që brenda në kala të ishte karburanti.

“Ja urdhëro, karburant në hyrje të kalasë. A bëhet karburant brenda në kala?! Ja udhëro. Kjo tani sjell zhvillim ekonomik dhe puënsim për qindra njerëz. S’mund të rrijë peng vetëm për një karburant”, tha Rama.

Kryeministri shkëmbeu batuta dhe me një çift të moshuarish që e kishin shtëpinë në rrugën e kalasë, dhe iu premtoi atyre se e gjithë zona dhe muret e shtëpive do të restaurohen me fondet e shtetit, që e gjithë rruga të jetë e unifikuar.

Rama: Mbaje mirë këtë (i thotë të moshuarit të mbajë mirë bashkëshorten)

Mbaje mirë këtë se po mbajte mirë këtë edhe 25 vite të tjera i ke të sigurta

I moshuari: S’ diskutohet

Rama: Unë fola dhe me këta, ti heqim të gjitha këto hekura e tela. Ndriçimi të kalojë nëntokë. Edhe shtëpisë sic e keni, do ti bëjëm disa rregullime, do ti bëjmë ne. Asnjë shtëpi nuk do prishet, do bëhet një ndërhyrje me fondet tona për ti dhënë një uniformitet të gjithave.

5 komente në “VIDEO/ Rama inspekton punimet për restaurimin e kalasë së Ali Pashës: Ja urdhëro, po karburanti çfarë do këtu brenda në kala!?”

  1. Ppp says:

    Hahaaaaa po per shtepite mbrenda amfiteatrit te durrsit?
    Ksaj i thuhet ka ligj por ka dhe maliq
    E pra ju z,km jeni maliqi

  2. SON says:

    Fillove weekendin o Babam? Per ty paska qene kjo pune…bridh andej e bridh ketej…shko nhe here ne zyre o mjeshter se aty ke shkresat e ligjet meret me qafe populli….

  3. Atdheu says:

    Respekt z. Kryeminister per ju dhe per te gjithe ata njerez qe japin kontributin e tyre, qe ky vend te eci perpara.

  4. Loku says:

    Mire e kane bere kete. Pune e mire eshte. Bravo i qofte. Ky do ishte minister i turizmit dhe kultures shume i sukseshem por jo kryeminister.

    Imagjino te ishte gjalle Aliu e ti shikonte keta kalecet duke ecur perqark kalase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje