Ish-ministri Neritan Ceka përgjigjet pas akuzave që ka bërë dje ish-kryeministri Fatos Nano. Ky i fundit në “Opinion” u shpreh se kur shpërtheu revolta në burgun e Tiranës, Neritan Ceka la detyrën dhe iku në shtëpi sepse mendoi se ra shteti.
Por vetë Ceka i ka quajtur këto akuza fantazi të ish-kryeministrit.
Është thjesht fantazi, sepse revolta në burgun e Tiranës ishte nga të burgosur ordinerë dhe jo politikë. Askush nuk doli nga burgu dhe policia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.
Sapo erdhi FNSH të burgosurit u kthyen vetë nëpër qeli nga frika. Kështu nuk pati asnjë të goditur, jo pastaj të vrarë. Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”, ka thënë ai për Noa.al.
Deklarata e Fatos Nanos per Cekën:
Dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekjeje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në Mars ‘98 tek situata në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të vjedhur armët. Do thuash kur ngele vetëm?
Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e burgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.
Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonat me Ndrekën, Ndreka më thotë: Neritani iku, ministri, Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti.
Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio “Kohës”, bëmë një fushatë diversioni pozitive në mes të të rebeluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthen FNSH nga Shkodra.
Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën. Në raste të tilla ngelesh vetëm. Nivelin e përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër.
ai nuk tha qe te burgosurit nuk u kthyen……..ai tha qe ti, qe ishe Minister ike ne drejtim te paditur…..u fshehe, dhe le vendin pa minister. Sinqerisht besoj me shume Fatos Nanon se sa juve Ceka.
Merriam Ceka eshte njeri pa karakter kote fare
Merriam Ceka eshte njeri pa karakter kote fare..
Ore pse mereni me neritanin ai ka qenë i pjedhur me kohe dhe tani eshte dhjerë fare dhe nuk se çfar flet puna që beri kur ishte minister vetëm vodhi, ai duhet tē thirret nē SPAK si shume tē tjerë
….eshte grua sepse mallkon si arixhofkat , ik pirdhu mut bure.
Nuk e di sa I afte ka qene ne aspektin profesional , por ky do mbahet mend per dy gjera ne politike :
E para qe gjoja shmangu gjakderdhjen kur turma e popullit ju drejtua bllokut ne ’91 , ne fakt shmangu permbysjen e sistemit monist dhe te gjithe e dime sa gjak derdh ne vitet e pasme , dhe sistemi u trashegua dhe po gezohet edhe sot.
E dyta me mallkimet ne media drejtuar votuesve qe mendonin ndryshe nga ky idiot.
Neritani perben nje karakter te rralle ne qeniet njerzore. Ai ka nje shkalle te mjaftueshme inteligjence per tu paraqitur per publikun e gjere si intelektual dhe nje sjellje jo rralle si i papjekur per te mos thene te papergjegjshme, kjo e dyta me ata qr e njohin nga afer.
Pikerisht per kete une ne rastin konkret besoj Fatos Nanon.