Kandidatja e PS: Njihuni me Ajlin Alfredajn, nënën e 7 fëmijëve që synon të jetë deputete në Tropojë. Debatet me babain që ka votuar 30 vjet PD-në

5 Shkurt 2021, 10:22Politika TEMA

Nje nene, nje grua qe vjen nga nje familje qe ka votuar per 30 vite per PD, ka zgjedhur te kandidoje ne Tropoje, vendlindjen e saj, per “ngjyrat” e Partise Socialiste.

Ajlin Alfredaj, 29 vjeç, nëna e 7 fëmijëve, kandidon për deputete në Tropojë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Eno Popi .

Ajlin rrefen dhe debatet me te atin, te cilit i kujton se qeverite e PD nuk kane bere asgje per Tropojen, ndersa nen qeverisjen socialiste jane rritur ndjeshem investimet dhe qyteti ka ndryshuar shume pozitivisht!

Më trego një rast kur ti në këtë marrëdhënie punë profesionale juridike je gjendur në një moment të vështirë?

Nuk e di sesi funksionojnë fiks politikat për ndihmën ekonomike dhe çdo vit bëhen letra nëse ke pronë apo s’ke pronë dhe në qoftë se ke më shumë se 300 metra tokë, automatikisht të hiqet e drejta e ndihmës ekonomike.

Në punë më vjen një me probleme fizike edhe ka qajt që unë nuk ja bëjsha dot atë letër dhe mu më është prish komplet dita.

Por si ke dhënë dot një zgjidhje?

Nuk i kam dhënë dot një zgjidhje. Sinqerisht ka qenë dramë. E tmerrshme. Më dukej sikur po i hiqja tjetrit bukën…

Si është për ty të kandidosh me një forcë politike të majtë kur Tropoja ka qenë bastion i së djathtës?

Në fakt kjo nuk është e vështirë për mu. Unë edhe babit tim i them: shiko ti ke qenë 30-vjet demokrat . Ka votuar për Partinë Demokratike 30-vjet.

Çfarë fitove ti që mbështete PD? Je 30 vjet mbrapa në kohë. Para 30 vitesh ka pas në fshatin tim kopsht, çerdhe, magazinë, spital të gjitha. Sot nuk ke çerdhe, nuk ke kopsht, nuk ke Qendër Shëndetësore, nuk ke pikë shumice. Sot është i braktisur.

Cila është pika jote e fortë me qytetarët? Çfarë presin qytetarët prej teje?

Pika ime më e fortë është këmbëngulja, vendosmëria për me i çuar gjërat deri në fund. Unë nëse e them një gjë e bëj, nuk dorëzohna. Kjo vjen edhe nga historia ime personale.

Dhe motoja jote?

Motoja ime është: Nëse nuk fiton sigurohu që të mos humbasësh.

3 komente në “Kandidatja e PS: Njihuni me Ajlin Alfredajn, nënën e 7 fëmijëve që synon të jetë deputete në Tropojë. Debatet me babain që ka votuar 30 vjet PD-në”

  1. Trotski says:

    Respekte dhe Ju Uroj Fitore.Znj.Ajlin.

  2. tropoja says:

    kjo meriton rrespekt si çdo femer moter grua apo nene shqiptare biles heroin si dikur i shpallte partia punes por kjo nuk ka asnji aset tjeter perveçse nje nene me shume femije dhe ata femije i ka bere per bete jo per lagjen as komunitetin biles si shume te rinje e te reja ne mbare shqiperine kane marre rrugen e kurbetit per pak buke me djath dhe kjo zonja ka vepruar me mend ka lind 7 sepse e sheh si u shoopullu shqiperia nen hyqmin e edvin mafise dhe thot 6 ikin ne kurbet e 1 mban ne shpi por me vjen keq qe rinia e saj dhe perkushtimi per t’i rritur keta femije po perdoret nga edvin mafia per te marre vota dhe e prezanton para popullit si nje “gjynahqare”dhe kerkon vota per te pa asnji kriter tjeter qe ploteson zonja e re gjithesesi te kene shendet femijet dhe ti pa per partin shume shpejt do marresh rrugat e europes dhe ti

  3. Din says:

    Ti tropoja kujto baben e shpellave e kur mjele dhite sheqere karachixhi te jep pak kjumsht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje