Nga Carlo Bollino
Kthimi i papritur në ekran i Fatos Nanos dhe historia e të kaluarës së tij politike dhe burgosjes në burgjet ” demokratike ”, kanë çuar mijëra shqiptarë mbrapa në kohë.
Unë personalisht u ktheva në vitet e mia të para në Shqipëri si gazetar dhe në fillimin e luftës së egër me shpifje nga Sali Berisha dhe familja e tij PD që më përndjek deri sot.
Origjina e konfliktit ishte një artikull me 4 rreshta që unë botova në “Gazeta Shqiptare” (që në 1993 unë kisha themeluar për llogari të një botuesi italian) në të cilin thjesht raportova se prokurori i Romës kishte mbyllur një pjesë të hetimit të Levant Co, e njëjta histori për të cilën prokurori i familjes së Sali Berishës mbante Fatos Nanon në qeli.
Unë e kisha takuar vetëm një herë Fatos Nanon para arrestimit të tij, por ato 4 rreshta ishin të mjaftueshme për me etiketuar që atëherë e tutje si “shoku i Fatosit” dhe rrjedhimisht i blerë apo i korruptuar prej tij.
Fatos Nano ishte në ato vite kryetari i opozitës, të cilin qeveria e Sali Berishës e kishte arrestuar me akuzën e korrupsionit (për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, sikur sot Edi Rama të fusë në burg Lulzim Bashën!). Faji im, si gazetar, kishte qenë se shkruaja lajme që vinin nga jashtë, por që mund të dukeshin si mbrojtje të Fatos Nanos. Sipas kulturës “demokratike” të Sali Berishës, një media që i lejon vetes të shkruajë një fjalë për një lider të opozitës në burg është një armik për t’i mbyllur gojën.
Sipas tij, drejtësia dhe pavarësia nënkuptojnë që kundërshtarët, ose gazetarët kritikë, duhet të asgjësohen me çdo mënyrë, sepse Berisha (diktatori i fundit në Ballkan ende aktiv në politikë) nuk toleron pluralizmin e ideve. Nano u burgos, kolegë të tjerë (shumë nga Koha Jone) u përndoqën dhe u arrestuan, unë u dëbova nga vendi.
Ndërkohë të gjithë të tjerët, duke përfshirë shumë nga “analistët” që sot pretendojnë të japin mësime demokracie në sallonet televizive, jetuan të lirë dhe të lumtur në ato vite, sepse ata zgjodhën të kënaqin demokracinë diktatoriale të Sali Berishës. Ata ishin de-fakto bashkëpunëtorët e tij.
Kuptoj kundërshtimin që sot militantët e PD do të jenë të gatshëm të ma shpalosin: Po kanë kaluar 25 vjet! Po, eshtë e vërtetë, kanë kaluar 25 vjet, por pyetja e saktë për të bërë është: a ka ndryshuar Sali Berisha në këto 25 vjet? A kanë mësuar Partia Demokratike dhe udhëheqësit e saj të respektojnë pluralizmin e ideve? Si reagojnë sot Basha dhe njerëzit e tij (të cilët u rritën sipas modelit dhe nën urdhrat e Berishës) nëse një gazetar guxon t’i kritikojë ata? A përdorin ende ata shpifjen, gënjeshtrën dhe kërcënimin si një armë politike? Dhe nëse Edi Paloka (numër dy i partisë) fillon fushatën e tij elektorale duke i ”sugjeruar” Edi Ramës që të ikë në Turqi të nesërmen e fitores së tyre elektorale (hipotetike) më 25 Prill, kjo do të thotë që sjellja e PD ndaj opozitës ka ndryshuar?
Ndoshta kjo nuk ka rëndësi për rrethin e vogël të militantëve të partisë, por për pjesën e madhe të elektoratit liberal dhe të moderuar (që është pjesa vendimtare e popullit për të fituar ose humbur zgjedhjet) kjo ka shumë rëndësi. Vetëm kur mungon kujtesa, historia është e gatshme të përsëritet. Kjo është arsyeja pse çdo deklaratë, çdo gjest dhe çdo njeri që kujton të kaluarën e këtyre ish-pushtetarëve është një dhuratë për Edi Ramën dhe një ndihmë për të fituar edhe mandatin e tretë.
Bravo Bolino, me sakte nuk ka
Qe Berisha njeh vetem burg, asgjesim dhe zjarr kete e ka treguar ne keto 30 vite por ka dhe idjote si Nikolle Leshi qe Berisha e dogji e shkateroi dhe ky idjot prap me Berishen sepse e di mire ate fjalen e popullit qe thote QI NENEN TE TE THOTE BABE…. ky eshte Nikoll Leshi me shoke….
Shkruaj e fol kot .
Koha tregoj sa i korruptuar ishte Nanua …. e kishte hak dhe pak burgun qe beri.
Por edhe druri qe hengren Rama,Imami,Brace etj e kane pasur shume pak.
Fatos Nano u denua kot vetem per tekat e Sali qenit.Por sot do ndryshojn vendin,do shkoi Sali Berisha ne vend te Nanos,ne burg,madje i perjetshem.Atje do t’a shikoi ai pidhin e Sheqeres dhe manxhukun e te jatit,Ramos.
mos i jep vetes kaq rendesi o burre se nuk besoj te kesh qene ndonjehere problem per salihun…..
vazhdo bej ato hartimet e tua dhe te bashkejetueses njesoj sic ben syri dhe ora per krahun tjeter ,dhe ta gezosh ish repartin e oreve qe more me 1 eur
Ju qyrravecet e Saliut vazhdoni ta nderoni KARLON kur thoni qe magazina Karlos me qira ka vlere me mijera metra katror te Kompleksit Partizoni qe vodhi Argita me Jamarber Malltezin. Karlo do ti paguj qera shtetit kurse Argita vodhi pronen qe ishte e nje rendsie te vecante. Kur ta njofin me saktesi shqiptaret historine e Kompleksit Partizoni do ta shifni qe Bolino eshte i vetmi qe thote te verteten.
Ca meresh me kto pyka qe nuk hajne pyke! Jane TE TRASHE, nuk ja vlen me u lodh fare.
O Bollino por kane kaluar 30 vjet nga ajo kohe e keshtu do mbajme peng Shqiptatet? Vazhdoni me fantazma te mbushni barkun bosh te njerezve e ti ktheni nga emigracioni…..vemje
O loqe po pikerisht se kane kaluar 30 vjet dhe jane serish te njejtet qe duan te vijne prape ne pushtet edhe per 30 vjet te tjera o kokrra e karit qe nuk te beka pershtypje fare kjo gje. O loqe, po Enveri e mori ne janar 1945 dhe iku ne prill 1985, 40 vjet qendroi ne krye e nuk e mohoi qe ishte diktature e proletariatit. Saliu e Iliri kane hyne ne skenen politike qe ne 1990 e kane 30 vjet para syve te tu o kar me syze e pretendojne te vine prape ne pushtet e te rrine edhe per te pakten 10 vjet te tjera, se keshtu tha Lulushja qe duhen deri ne 2030 qe te plotesohet teresisht programi i tyre ekonomik. A popull kar a popull kar. Mos qofte e thene te fitojne ata se do te shohim pastaj a do te te duket Shqiperia e Bukur apo jo?!
Bravo Karlo! Gjithmone tregon te verteten
Si mundet me durue zoti kur shef e degjon keta militante te pd-se dhe lsi-se qe vetem helm, mashtime e mllef qitin prej goje?
Posht Sal Krimineli!
Posht Ilir Florini!
Posht te tan hajnat dhe injoranta qe i shkojne nga mbrapa ketune!
Rrofte Shqipnia!
Rrofte Edi Rama!
Cfare ka pare Karlo qe ne vitin 1991 dhe ti hedhe ne nje liber do te ishte nje dokumentim i plote i zhvillimeve te para demokratike ne vendin tone.
Ishte aso kohe nje djale i ri qe kryente rolin e gazetarit nga mengjesi deri pas mesnate me raportimet e tij per zgjedhjet e para pluraliste ne mediat italjane te kohes. Prandaj besoj qe do te dilte nje liber me plot te verteta te hidhura por qe do te ndriconte erresiren mundohen ta mbulojne mediat e superkorruptuara te vendit tone.
Karlo eshte nje i “huaj” qe e don me shume Shqiperine se shume te ashtequajtur gazetaru, fodulle apo provinciale qe fatkeqesisht helmojne shikuesit, ndegjuesit dhe lexuesit e vendit.
Ai meriton respekt dhe falenderim per seriozitetin e punes se tij
O Karlo të jesh i sigurte fare qe Saliut i djeg shume cdo shkrim i joti. E kam me prove nga brenda. Vazhdo vlla se nuk ke shok per mencuri dhe kurajo!!!!
Asnje iluzion, Sali Berisha dhe dhe detashmenti
i tij kriminal PD jane po ata qe kane qene,prandaj shqiptaret ne 25 prill duhet tju tregojne vendin ketyre krimineleve.
Te t’haje mutin Berishe shpellari karlo. Ne vend qe te mesonte nga nje perendimor si ty preferoi te rrethohej nga injorante e shpellare si qim peka ose nga bizhozci si Bejtja, ose nga servile intrigant si Adi Krasta homoskeksuali
Reslekt per saktesine- pak dhe sak …themi ne shqiptaret !
Boll (mjaft) o Boll-ino. Per ironi te fatit periudha 1997-2005 vertetoi se ky vend nuk do ishte shkaterruar sikur Fatos Nano te kishte dale nga burgu ne 2005. Saliu i II (2005-2013) u be si Fatosi kur pa se c’kishte “bere” (shkdranet thone kishte lare lesh) ai kur ishte K/minister.
Ti Boll-ino trego edhe sa kopje te gazetes shqiptare (shqip-italisht) coje ne zyrat qeveritare te Berishes pa pagese deri ne 1996.
BRAVO CARLO.
JE GAZETARI ME I DREJTE DHE ME I SAKTE NE SHQIPERI.
ME 25 PRILL KAZANI I SHPUAR MEDIATIK, SAHANLEPIRESIT E DETASHMENTIT LUFTARAK TE SALI QENIT, APO KAFSHES SIÇ E ETIKETOI NANO KRIMINELIN SALI, DO TE MARRIN GODITJEN PERFUNDIMTARE.
Je nje gazetar i pashoq.Zoti Bolino ju uroj shendet dhe sa me shume shkrime reale.
Urime zoti Nano. Vure gurin e pare ne themelin e murit qe quhet president. Le te kemi edhe nje president qe do te na ul TVSH e alkolit, qe te te ngelemi me shume gjithe diten kafeneve.
Ata e dine shume mire Bollino qe keshtu ndihmojns vetem Ramen.Per mendimin tim qellimi i Saliut me kusaret per rreth nuk eshte te fitojne,sepse e dine shume mire qe Rama fiton me sy mbyllur,problemi i tyre eshte ta akuzojne me lloj e lloj akuzash,dhe nga e qene ne opozite,qe nesere kur ti marri SPAK neper duar,te shqyejne gryken me “prokuroria e gjukata e Rames,po burgos opoziten” me shprese qe te mos jete vetem STRESI,por shume si ai.Duan tym e flake, e qe ta arrijne kete dua te jene te besueshem,me nje shka,qe mund ti kerkojne ndonhe nder njerezve si Doris Pack,me shprese mos detyrojne nderkombetaret te ndryshojne qendrim.Ne gjirin e Lalsit ata jetojne si pashallare,dhe nuk duan te ndryshojne jetese,kane qellim ta mbrojne me c’do menyre,edhe me gjakun e ndonje idioti si STRESI,qe eshte gati te flijohet per Haremet e Saliut,Lulit e Likes.”O presidend ku je???” thirri STRESI.
I paska leshuar rilindja sot te gjithe mercenaret gazetare qe kane lepire nga nje kocke keto 8 vite. Te vetmit qe vertet kane perfituar pasuri te medha nga rilindja jane Mero dhe ky Karloja. Dhe keta ja vlejne ta mbrojne Ramen edhe si hajdute edhe si tradhtar, ju ka lezet, se kane hajdutosur se bashku. Keta mercenaret e tjere qe po na legjitimojne “kthimin” e Nanos jane vec sufllaqexhinje.
Vendi do ndryshim dhe ndryshimi do vij. Duan apo nuk duan rilindasit. Ate e duan socialistet e vertet qe jane ngrohur ne diell 8 vite, e duan te djathtet e vertet qe as ne diell nuk jane ngrohur, e do populli qe i ka vajt ku nuk mban me.
Edhe djalli te vij, do jet me mire se Rama the KCK-ja e tij.
Po po vazhdo ti te enderrosh se jane sufllaqexhi,ahh po rr.e k.nga dallohen ? Ja fix si ty.
Pergezime Bolino.
Nese ka nje shqiptar idealist qe mendon per te miren e ketij vendi , personalisht une ju vendos ne krye (personalisht ju konsideroj nje shqiptar shume te nderuar mbas kaq vitesh qe kontribuoni ketu).
Ate analize “te ftohte ” qe duhet ta bejme vete ne shqiptaret per politikanet tane, me se miri e keni kryer dhe vazhdoni ta kryeni Ju.
Eshte per te ardhur keq qe shume bashkekombasve te mi,ky shkrim nuk u vjen per shtat.
Personalisht prej meje meritoni veç RESPEKT.
Prej kesaj mendesie qe vazhdojme te kemi,per ne shqiptaret demokracia e vertete dhe shteti ligjor do te kerkojne kohe te vendosen. Deri kur?
Deri ne kohen qe çdo shqiptar te vendos ne plan te pare interesat e vendit, interesat e te gjithe shoqerise para atyre personale, qe per te marre nje thes miell , nje vend pune, nje lishence apo nje dreq qofte, behet zagar duke lehur ne stanin ku i kane premtuar nje kocke.
Kemi rruge te gjate per te pershkuar per te mberritur ne ate destinacion.Edhe nje here respekte.
” ali ” dhe ” idrejt ” jame plotesisht me Ju . Nuk kam fare se cfare te shtoj.Ju faleminderit.
Nuk e di a e kupton z. Karlo: “Doni me per Belulin?”
BRAVO BOLINO.
ANALIZE E KONKLUZION PERFEKT.
SALI BERISHA DHE NXENESIT E TIJ …LULI…PALOKA …NOKA STRAZIMIRI E RRUGECERIT QE I NDJEKIN JANE TE EGER, TE DHUNSHEM.
RREZIK PER DEMOKRACINE.
Mbeshtetesit e Sali Berishes ashtu ashtu si edhe ai mbeshtesin, promovojne dhe bejne thirrje per dhune.
Thelbi I demokracise eshte dialogu, zbatimi i ligjit dhe respektimi i lirise se tjetrit dhe cuditerisht ata qe e emertojne veten demokrate (thjesht sepse jane anetare apo mbeshtetes te nje partie qe ka zgjedhur te kete fjalen demokratike ne emerimin e saj) jane kunder parimeve themelore te demokracise dhe pro dhunes.
Eshte hera e pare qe e degjova Fatos Nanon me vemendje sepse doja te kuptoja me shume ate si ish politikan dhe vleresimin e eventeve te sotme politike pare nga nje aspekt tjeter (as an outsider)
Me dha pershtypjen se kishte ngrene nje darke te bollshme dhe pire sasi te mjaftueshme alkoli dhe kjo u duk ne fjalite e para ku pati veshtiresi te prononconte te plota disa nga fjalet.
Mendova se intervista do ishte e mjegullt nga efekti i alkolit, por ne te vertete ai me nje rrjedhshmeri rreshtoi ngjarjet, datat, njerezit e perfshire ne keto ngjarje me nje perpikmeri sikur ato te kishin ndodhur dje.
Fliste, analizonte, akuzonte dhe jepte fakte per njerez qe jane ende gjalle (e them kete sepse eshte ne mode qe intervistat dhe faktet per dike jepen vetem mbasi nje person ka nderruar jete) dhe mund te them se Klani ka mundur te realizoje nje interviste qe duhet te perdoret nga historianet shqiptare per te analizuar ato qe ndodhen ne 30 vjecarin e fundit (interviste historike).
Nano ne menyre perfekte e kontrolloi intervisten duke mos e lene intervistuesin ne asnje rast te nderpriste rrjedhen e mendimit (eshte veti e intervistueve shqiptare qe flasin me shume se i intervistuari sepse vdesin tu tregojne publikut se ata kane njohuri dhe jane te ditshem, kurse nuk kuptojne qe rregulli i arte ne nje interviste eshte qe intervistuesi me nje pyetje apo ngacmim te vogel te zbertheje te intervistuarin – Michael Parkinson shembull i intervistuesit briliant)
Nano kishte reflektuar dhe kishte kuptuar qe berja e politikes duke deleguar pushtet nuk kishte rezultuar e sukseshme (mesazh i mire per liderit e rinj). Delego por edhe kontrollo, jo vetem delego.
Intervista ishte nje rrefim, pa mllef dhe dukej se Nano kishte bere paqe me veten dhe me politikane te tjere. Edhe pse ndoshta ne fillimet e Rames si politikan Nano e kishte te veshtire te pranonte se nje si Rama do mundte ta drejtonte shtetin me mire se ai apo politikane te tjere me eksperience, u duk se tani kishte kuptuar qe Rama jo vetem ia doli, por ndjehej krenar qe ai ishte bere sebepi i ri-kthimit te Rames ne skenen politke dhe me shume te drejte ai kerkonte qe kjo merite ti vishej atij.
Shpresoj te kemi me shume intervista te ketij niveli
Respekte z.Bollino
Përshëndetje Z. Bolino! Në shkrimin Tuaj jeni jo vetëm i saktë, por edhe kompetente për ato që shkruani! Shumë pak gazetarë dhe analistë në Shqipëri i kanë këto vetira! Habitem se përse akoma nuk vepron SPAK-u jo vetëm për Saliun, por edhe për shumë të tjerë politikanë ose jo! Pershendetje!