DETAJET: Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” po kthehet në film

8 Shkurt 2021, 14:26Kulturë TEMA

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, një nga romanet jo vetëm më të mirë të shkrimtarit Dritëro Agolli, por të të gjithë letërsisë shqipe, tashmë po kthehet edhe në film.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti,e cila tha se skenari dhe regjia do të jetë nga Fatmir Koçi dhe prodhuar nga shtëpia kinematografike “KKoçi Production”.

Ky film, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë është bashkëprodhim me shtëpinë filmike “Circle Production”, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe shtëpinë filmike “KINO OKO”, Maqedonia e Veriut.

“Ishte kënaqësi të shihja kaq shumë të rinj, jo vetëm në rolet kryesore të filmit, por edhe në paskuinta, çka na jep besim se një brez i ri aktorësh e kineastësh kanë nisur udhëtimin e tyre”, – tha Margariti.

’Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’’ rrëfen historinë e ngritjes në karrierë të një burokrati komunist në periudhën e diktaturës në Shqipëri. Te personazhi i Zylo Kamberit ndërthuret komedia, grotesku, zhgënjimi, anormaliteti etj. I botuar në vitin 1972, romani mbetet një nga librat më të lexuar edhe sot e kësaj dite.

8 komente në “DETAJET: Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” po kthehet në film”

  1. Leksi says:

    Nga romanet me te mire komedi!

    Shpresojme te beje film te mire Fat Koci.
    Eshte bere pak si i deshtuar serial mbas viteve 2000…

    1. i relaksuar says:

      Mos shpreso aspak! Me thuaj nje film normal (se te suksesshem as qe behet fjale) ne keto 30 vjet! Asnje! Kinematografia dhe te gjitha llojet e artit dhe letersise shqiptare ne teresi, kane ngordhur pas 1990-s!!! Ketu “artistet” nuk dine te flasin shqip, e jo me te mendosh per me teper. As qe ka me te voglin dyshim, do jete nje film qe mund te quhet “dhjerja e nje romani te madh”!

  2. Ledio says:

    Shkelqimi Dhe Renia e Shokut Sali Serbi . l

  3. Desha ti sugheroji ministres Margariti qe ... says:

    …te rikethejme ne shqiperi kulturen arbreshe si te vetmen bio shqiptare te trasheguar dhe te pa njollosur nga hijet e kohes . Veshjet festat garat sportive me buaj e kuaj si dikur , te ringjallim shqiptarine se jemi zbrazur per 500 vjet nga qelbersilleku otoman.

  4. Ano says:

    Nuk kam pare ndonje film te mire Shqiptat mbas 1988….kursejne shume kta regjizoret e sotem si tenterat e rrugeve dhe filmat…skan faj duan te rrojne…

  5. Erti says:

    Sa mire do ishte qe ministrja te kuptonte sa nga ata persona qe punojne ne ate set kane apo jo nje kontrate pube. Gjithcka ne te zeze. Asnje nuk ka bere tampon e jane sipas fotove grup njerezish pa asnje maske. Kjo eshte thjesht sebep me bo foto ne instagram po varja se ca ndodh ne te vertete me njerezit e kinemase. Turp i madh

  6. REALE says:

    Librat me te mire i ka kadare, agolli eshte fshatar, bile e kam pare qe kendon dhe devolliçe vete, ndersa kadare eshte modern nuk di te kendoj labçe, pavaresisht se te gjithe injorantet e shajne dhe gjithe intelektualet bythelepires e mburrin sikur te ishte mbitoksor, kur vete ai i urren.

  7. hahahaha
    hahahahaah
    o sa kom qesh . hajvanet drejt destinacionit . ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje