Herman Hesse: Pse duhet të lexohet Dostojevski !

9 Shkurt 2021, 21:50Kulturë TEMA

Sot është 140 vjetori i vdekjes së një prej shkrimtarve më të mëdhenj rus, Dostojevskit. Ka shumë analiza për penën e tij, por më e thella dhe e goditura edhe pse koncize, mbetet kjo e nobelistit Herman Hesse.

Duhet ta lexojmë Dostojevskin kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme.

Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë- kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk duam më tja dimë, ja, pikërisht atëherë, jemi të pjekur për muzikën e këtij shkrimtari të tmerrshëm dhe të mrekullueshëm.

Atëherë, në fakt, nuk jemi më spektatorë, nuk jemi më gjyqtarë ose shijues, por jemi të mjerë në mes të gjithë djajëve të tjerë të mjerë në romanet e tij, vuajmë vuajtjet e tyre, të magjepsur dhe të shtangur ne shikojmë vorbullën e jetës, gurin e mullirit të palodhur nga bluarja e vdekjes.Dhe në atë momente ne ndjejmë muzikën e Dostojevskit, ngushëllimin dhe dashurinë e tij, dhe vetëm atëherë ne provojmë ndjesinë e mrekullueshme të botës së tij poetike, të tmerrshme dhe shpesh deri në mizore.

Dy fuqi të pushtojnë në librat e tij, i pari është dëshpërimi, pranimi i së keqes, i të pësuarit, i mos kundërshtuarit të mizorisë gjakësore dhe problematike të natyrës njerëzore. Nga kjo vdekje duhet vdekur, ky ferr duhet përshkruar nëse do që edhe zëri tjetër i mjeshtrit, ai zëri qiellor të mbrrij deri tek ne.

Sinqeriteti i lakuriqtë me të cilin rrëfehet jeta jonë njerëzore është një gjë e mjerë, e pasigurtë dhe ndoshta e dëshpëruar, një fillim i pashmangshëm.. Duhet ti dorëzohemi dhimbjes, ti braktisemi vdekjes, buzëqeshja cinike e ferrit të realiteit lakuriq dhe të ashpër duhet të ngrijnë sytë tanë, para se të jetë në gradë të presë thellësinë dhe vërtetësinë e asaj tjetrës, pikës ose fuqisë së dytë.

Pika e parë (fuqia) i thotë po vdekjes, jo shpresës, heq dorë nga të gjitha zbukurimet, të gjitha eufemizmat konceptuale dhe poetike me të cilat jemi mësuar

të maskohemi nga rreziqet dhe brutalitetet e ekzistencës njerëzore nga ana e disa shkrimtarë të këndshëm

Por e dyta na tregon një element të ndryshëm nga vdekja, një tjetër realitet, një tjetër thelb: domethënë ndërgjegjen e njeriut. Megjithëse, e gjithë jeta njerëzore, luftë dhe dhimbje, poshtërsi dhe mizori ka edhe dicka tjetër, ndërgjegjen, domethënë aftësinë e qënësishme të njeriut për tju kundërvënë Zotit. Vërtet ndërgjegjja gjithashtu na çon përmes dhimbjes dhe terrorit të vdekjes , në mjerim dhe faj, por ama na nxjerr nga vetmia e padurueshme e absurdit, na vë në kontakt me sensin e gjërave, me thelbin e tyre, me përjetësinë. […]

Këto dy mesazhe i ndjeva tek Dostojevski, kur isha një lexues i mirë i librave të tij, domethënë në orët kur dhimbja dhe dëshpërimi më kishin përgatitur ta kuptoja. Eshtë një artist që më bëri të ndjej diçka të ngjashme, një muzikant që nuk jam i gatshëm ta dua dhe ta dëgjoj në çdo kohë, ashtu siç nuk do të doja gjithmonë ta lexoja Dostojevskin. Eshtë Beethoven. Ai ka atë njohuri të lumturisë, mençurisë dhe harmonisë, të cilat, megjithatë, nuk hasen përgjatë shtigjeve të lehta, por shkëlqejnë herë pas here në rrugën që shkon buzë humnerës, dhe nuk arrihen duke buzëqeshur, por vetëm me lot dhe të rraskapitur nga dhimbja .

Përktheu: Brizida Gjikondi

4 komente në “Herman Hesse: Pse duhet të lexohet Dostojevski !”

  1. kasapi says:

    Cka dreqin po don me thane ky H. Hesse per me lexue Dostojevskin? Pse bre nobelis nuk po ban thirrje me lexue edhe Balzakun, Hugoin, Shollohovin, Londonin, Kadaren etjere?
    Per mue qe po kam pak shkolle Dosojevski ka qene i njejti me romanin e tij ” Idioti”.
    Boll dikush me shkruj kundra Rusise dhe atehere te tan keta fare nobelistet bajne thirrje me e lexue shkrimin e tij. Prajte zot rrezikun!

    1. Ilirjan says:

      Hahaha… Hesse ka 60 vjete qe ka vdekur o trim, nuk mund te te beje thirrje te lexosh Kadarene ?

  2. jon says:

    Ta perserisin dite perdite Dostojevskin bejne vetem te mire, pavaresisht si edhe ketu duket se censura ne besimim eshte e hapur. E them kete sepse Hesse e thote hapur, pavaresisht se ka par dhe jetuar shume fe por vecanerisht budismin perseri kristianiti eshte ne shpirt. Kejo eshte nje pergjigje per shume “intelektuale” moderrne shqiptare qe se gjoja ne emer ne rrespectit te cdo culture apo feje gjithone do i kene kembet ne ajer. Nqs Dostojevsky ishte kolos i till dhe besonte vetem ne fen orthodoke si ka mundesi dikush te mos besoje apo te “rrespektoje” te gjitha fete? Wake up. Historia e jetes se Dostojevskit eshte me te verte historia e besimit ne Zot . Dostojevski i akuzuar si anarkist me disa te tjere ishte vene perpara pushkatimit kur ne minuten e fundit u dha urdher tu falet jeta. U dergua ne interrnim, dhe me von filloi veperat e tij te pavdekeshme. Kejo eshte dhurate e Zotit. Si mund ta spjegosh ndryshe ? Keshtu Zoti funksionon. Jo me disa lutje per tu ndihmuar ne jete. Jo vetem kaqe, jo vetem qe i fali ata qe e vune perpara plumbit, por bashkepunoi me Carin per te miren e vendit te tij. Kejo eshte e paimagjinueshme per nje shqiptar ku dikush i ben nje te keqe dhe se harron apo se heq nga mendja derisa te marri hakun. Ku e gjen moralin te falesh armikun ? Vetem dhe vetem ne Bible.Varrimi i tij ishte akoma me i madh. Mbi 30 mije njerez. Dashuri e vertete. Si e spjegon dikush shprehjen se” fara apo ekzistenca e botes qe jetojme duhet te kete ardhur nga nje bote tjete” ? ( Vellezerit Karamazove)

  3. Olimpia says:

    Dostojevski natyrisht eshte thelbi i pafundesise se ndergjegjes njerezore.Eshte gjigand.Por kjo nuk do te thote ta shikojme njeriut te destinuar ti bindet ,,fatit,, apo destinacionit te percaktuar nga ai ,,lart,,Eshte pikerisht mosbindja qe e ka cuar njeriun perhere prepara,drejt lirise,drejt hapsires se zhvillimit teresor ,drejt nje jete me dinjitoze materiale dhe morale.Ne te kunderten ,do te kishim mbetur duke u zvarritur nen ,,thundren e hekurt.,,Ne kete kuptim une e shikoj vepren e Dostojevskit,jo si nje neneshtrim,por si nje zbulim per te mos u neneshtruar kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje