Viti 2021 i gjeti skuadrat në fushë më herët se vitet e mëparshme edhe për shkak të pandemisë, ndërsa në Shqipëri, në 9 janar, skuadrat zbritën në fushën e stërvitjes.
Deri më tani janë luajtur plot gjashtë javë, ndërsa ka ekipe që ende nuk e kanë provuar ende shijen e fitores në Superiores.
Bëhet fjalë për dy skuadrat që mbyllin renditjen e elitës, ose më saktë, ato që me renditjen aktuale dalin direkt nga Kategoria Superiore, duke qenë se mbajnë vendin e 9-të dhe të 10-të.
Madje, korçarët e kanë fitoren e fundit, pikërisht me ballshiotët në fushën e tyre, 4-3, ndërsa Bylisi ka më gjatë që nuk fiton, që në ndeshjen me Kastriotin e luajtur në Ballsh në dhjetorin e shkuar…