Komisioni i Ligjeve zgjidh "thesin", miraton 130 milionë lekë fond për t'ja shpërndarë partive që do garojnë më 25 prill

10 Shkurt 2021, 11:57Politika TEMA

Komisioni për çështjet Ligjore, ka miratuar fondin prej 130 milionë lekësh, që do u shpërndahen partive politike që janë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 Prillit.

Më parë ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka ndarë një fond prej 140 milionë lekësh për partitë politike për vitin 2021.

Përkatësisht, Partia Socialiste do të marrë 63 417 047 lekë, Partia Demokratike 38 911 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20 012 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7 447 477 lekë, Lista e Barabartë 4 841 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5 369 137 lekë.

Ndarja e fondeve, thotë KQZ, është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

5 komente në “Komisioni i Ligjeve zgjidh “thesin”, miraton 130 milionë lekë fond për t’ja shpërndarë partive që do garojnë më 25 prill”

  1. trendafili Permetit says:

    Jepuni nga nje leke te shkreteve qe te blejne njerez fukarenj me parate e tyre qe u a merr shteti nga taksat!

  2. ana says:

    O tema korigjoni titullin se nuk jane 130 milion Euro por LEKE!

  3. Vrit nje politikan te korruptuar dhe hajdut says:

    Mos jepni as i kokerr leku me ju qifshin qent e mhalles kujt i qytetari duhet reklama qe ben partia majtas apo djathtas qofshin. Ktu robqirlleku ska fund

  4. Shkodrani says:

    Kujdes me shifrat! 1 milion e treqidmije euro ndoshta! Po marrin te trembur lexuesit e pakujdesshem pastaj.

  5. Shkodra says:

    Per mua vetem cila parti kap25–%…te marre dicka…jo 45 parti…ketu duket me se miri cbehet o popull…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje