“Qëllime të ulta politike, shantazh e presion”! Gjoba 50 milionë lekë pas aktivitetit në Durrës, Meta këcënon policinë: Vënie para përgjegjësisë për shantazhuesit

11 Shkurt 2021, 15:43Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për gjobitjen me 5 milionë lekë të inxhinierit në pension, Abdulla Deliallisi, Kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton”, një ditë pas ceremonisë së organizuar në Pallatin e Kulturës së Durrësit, me rastin e vlerësimit nga kreu i shtetit me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” të arkeologut të mirënjohur, Profesor Vangjel Toçi (pas vdekjes).

ë postimin e tij, Presidenti Meta e quan këtë gjobë arbitrare dhe “tërësisht politike” dhe sot ka pasur edhe një takim me inxhinierin Deliallisi.

Sipas Metës do te beje çfare eshte e mundur në të gjitha procedurat ligjore për kundërshtimin e kësaj mase dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre, që funksionin shtetëror e përdorin për qëllime të ulta politike, shantazh dhe presion ndaj qytetarisë durrsake.

Postiumi i plote i Metes:

Me një gjobë arbitrare dhe tërësisht politike, 5 milion lekë, Qeveria ka ndëshkuar pa të drejtë inxhinierin e shquar në pension, z.Abdulla Deliallisi, Kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton”, për gjoja shkeljen e masave antiCOVID, në ceremoninë e organizuar pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës së Durrësit, me rastin e vlerësimit nga Presidenti i Republikës me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” të arkeologut të mirënjohur, Profesor Vangjel Toçi (pas vdekjes).

Lidhur me këtë gjobë të pastër politike, e prita sot në takim z.Deliallisi për t’u njohur prej tij me rrethanat e këtij veprimi skandaloz dhe të papranueshëm të Qeverisë.

Më informoi se ky aktivitet simbolik, me pjesëmarrje tepër të kufizuar, i zhvilluar edhe me rastin e 30-vjetorit të Shoqatës “Durrësi Autokton” dhe që kulmoi me ceremonialin zyrtar shtetëror të dekorimit nga Presidenti i Republikës të Profesor Vangjel Toçit, është kryer me dakordësinë e Bashkisë Durrës, që kishte vendosur në dispozicion Pallatin e Kulturës për zhvillimin e këtij aktiviteti.

E gjithë ceremonia është organizuar duke respektuar masat e nevojshme, ku të gjithë të ftuarit, sipas ligjit, kanë qenë të pajisur me maska dhe kanë ruajtur distancat fizike.

Të ndëshkosh me gjobë 5 milionë lekë inxhinierin e shquar në pension z.Abdulla Deliallisi është njësoj si të kesh ndëshkuar të gjithë ata, që mbrojnë kauzën e drejtë të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike e kombëtare, si dhe traditat më të mira të qytetarisë durrsake.

E garantova inxhinierin e shquar në pension, z.Deliallisi, se Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe të shoqatës “Durrësi Autokton”, në të gjitha procedurat ligjore për kundërshtimin e kësaj mase dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre, që funksionin shtetëror e përdorin për qëllime të ulta politike, shantazh dhe presion ndaj qytetarisë durrsake.

6 komente në ““Qëllime të ulta politike, shantazh e presion”! Gjoba 50 milionë lekë pas aktivitetit në Durrës, Meta këcënon policinë: Vënie para përgjegjësisë për shantazhuesit”

  1. durrsak says:

    Ketu jemi ne cmenduri…….denoncojne qe Qeveria nuk ben gje per te parandalur Covid dhe kur policia merr masa dhe i kap gafil thone qe eshte Politike…..ska asgje politike, edhe ju gjobe si cdo qytetar…..

  2. klemi says:

    Pirdh like, pirdh se shfryhesh. Shkelja e ligjit denohet, pavaresisht se kush eshte personi qe e shkel, qofte edhe ti mender president. Kjo dite sigurisht nuk eshte arritur lehte. Kjo tregon se ne kete vend se fundi po duket se po vjen demokracia. Sa per ankesat tuaja e te mones e co, sigurisht nuk i ve kush ne defter. Kush shkel ligjin, sidomos ne mbrojtje te shendet te qytetareve, jo vetem gjobe, sado te te jete ajo, por ne rast perseritje eshte i domosdoshem burgu, se vetem atehere zene mend keto hajdute e kriminele qe kemi mbi krye. Policija te mos hezoitoje fare per te denuar shkelesit e ligjit, te paprekshmit e ketij vendi.

  3. Yt says:

    Ceshte ky aktivitet simbolik? Or president kari. ..jewellery ne veterinary? Or bastard muti Ligji eshte njelloj per type bajge per shoket e tu …dhe mua. ..qelbesire si jot shoqe. ..mallkuar qofshi! !!!!

  4. president hajdut, familje hajdutash says:

    Like hajduti ; thot bani si them une e mos bani si baje une, me vjedhe une di me vjedhe jam specjaliste, vodha thesarin , e tashe kam shume njerz qe adminstrojne pasurit e mija , eh i shpetova drejtesis ;se drejtesine e bajme ne ; se ne jemi deputet e jemi te pa prekshem .A ishte ku hajduti qe festoje me Bese Katunarin, dhe policija flinte gjume.

  5. olindo says:

    Ilir Meta,presidenti me capacul qe ka patur Shqiperia.
    Ai dhe Sali Berisha duhet te jene ne burg

  6. Durrsaku says:

    Domethene, Presidenti i vendit, ” garanti Kushtetutes ” i konsideroka gjobat ndaj ligjshkelesve si ” shantazh “. Mjafton kaq per njerezit me dy pare mend qe ketij dhe krejt bandes qe ai perfaqson ne zgjedhjet e 25 prillit te mos i jepen vota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje