Sponsorizon Facebook-un në Japoni për t'u dukur i ndjekur, Baze ironizon Bashën: Po t'i fusë edhe një sushi në kuzhinë e shkatërron fare Ramën në Tokio

11 Shkurt 2021, 00:07Politika TEMA

Gazetari Mero Baze ka ironizuar përpjekjen e kryedemokratit Lulzim Basha për t’u dukur sa më i ndjekur dhe i pëlqyer në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, botuesi i gazetës “TemA” ka publikuar një nga sponsorizimet më qesharake të kryera nga lideri i opozitës.

Ai kishte zgjedhur të paguante Facebook, për të sponsorizuar disa ora luksoze të cilat duhet të shfaqeshin për audiencën në Japoni.

Me nota humori, Baze ndër të tjera shkruan:

“Lulzim Basha paska filluar fushatën nga Japonia duke sponsorizuar edhe nje dyqan orësh. Po t’i fusë edhe një sushi nesër në kuzhinë, e shkatërron fare Ramën në Tokio”, ironizon Baze.

Me afrimin e zgjedhjeve, kryedemokrati ka intensifikuar aktivitetin e tij të sponsorizimeve në rrjetet sociale për t’u dukur artificialisht sa më i ndjekur në rrjetet sociale. (TemA)

5 komente në “Sponsorizon Facebook-un në Japoni për t’u dukur i ndjekur, Baze ironizon Bashën: Po t’i fusë edhe një sushi në kuzhinë e shkatërron fare Ramën në Tokio”

  1. Selim Rroshi says:

    Kush te beson me o gelbaze kovidi 19.

  2. ILYRIA says:

    ►LYLI kishte zgjedhur te paguante Facebook-un, per sponzorizimin e disa Orave te shtrenjta ne Japoni ?????????????????????
    Une per vete kuptoj vetem ” Bahnhof ” (Stacion Treni / Autobuzi)

    ►1-Veprimin (Sponzorizim Oresh Luksoze) ,
    ►2- Bashkveprimin me Pagese (Facebook) ,
    ►3- Audiencen aziatike

    Na rujt Zoti Ment……….Kushedi sa Aziatike do vizitojne Shqiperine, me Arsyen e vetme, te shohin me Syte e tyre / njohin nga afer, jeten Politike te LYLIT……….”Oh cdo te kenaqemi duke luajtur me Top pe Llastiku” ☻☻☻☻☻
    LYLI ► INJORANT I FORMES SUPERLATIVE.

  3. Kozmo says:

    NJERI PA BUSULL. ??????????

  4. Kangur says:

    Ky është rr.k! Mjerë ky vënd se ç’njerëz duan ta drejtojnë! Thjesht mjeranë intelektualisht dhe mediokër.

  5. Shqiperia e bukur says:

    Dobet Mero …..kte pune e ben dhe Rama ndonese paguan me buxhet shteti nga 500 vete ne kryeministri….te pakten Luli nuk e ben me keket tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje