Kasia Lendardt, supermodelja, e cila u gjet e vdekur në mënyrë misterioze në banesën e vet, një javë pas ndarjes nga mbrojtësi Jerome Boateng, kishte fëmijë me një shqiptar.
Mediat e Kosovës raportojnë se e reja e njohur për pjesëmarrjen e saj në ‘Next Top Model Germany’, në vitin 2012, ka një djalë të quajtur Noah, nga marrëdhënia me 6-vjeçare me një shqiptar me origjinë nga Lipjani.
Ai quhet Artan. Dyshja janë ndarë pas lindjes së djalit dhe modelja ka vijuar jetën e saj në Berlin.
Prej një viti e gjysmë Kasia Lendardt ishte e lidhur me yllin e futbollit Jerome Boateng, por u ndanë vetëm pak ditë më parë.
Modelja u gjet e vdekur në banesën ku jetonte, pikërisht në ditën kur djali i saj do të festonte ditëlindjen.
Shkaqet e vdekjes janë ende mister, por mendohet që ajo të ketë vrarë veten nga sulmet e shumta që ka marrë nga fansat e Boateng.
Kjo, pasi Kasia e kishte akuzuar ish-të dashurin për tadhti, shantazh dhe e kishte cilësuar atë djall.
Madje ajo kishte thënë se do të fliste më vonë dhe do të tregonte detaje se çfarë ndodhi mes saj dhe Boateng.
(TemA)
Prandak s’ishte ne ndeshjen e mbremshme ne Qatar me Bayern Munich Boatengu?
Shume modele e bukur, gjynah qe e paska lënë Tani nga Lipjani.
Keqardhje per kete jete te humbur, qofte ne parajse!
Vajzat e reja duhet te bejne kujdes, nga naiviteti i moshes shpesh gabojne. Kjo u pallua me Boatengun nderkohe qe ky ndante krevatin me nenen e femijeve te tij. Para ca kohesh kjo kishte pire aq shume alkool sa beri aksident me makinen qe ia kishte dhene Boatengu dhe e prishi fare u be makina e parregullueshme. Eshte per te ardhur keq vajze e njome 25 vjece ti shkoje filli i jetes ne kete menyre. Kujdes o njerez se jeta nuk eshte loje.