"I do 2 mijë euro në zarf ai. Dy, ok shpirt, mirë": Si u zbulua skema e mjekut Edvin Prifti

12 Shkurt 2021, 17:34Politika TEMA

Abcnews ka zbardhur përgjimet e dosjes hetimore që futi në rrjetë mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti. Në përgjime del Migena Skënderi e cila negocion me kryeinfiermieret e repartit të djegieve Trëndafile Frangu për një operacion të nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë në këmbim të parave.

Migena i thotë Manuelës se “Filja”, Trëndafile Frangu do një shumë parash në mënyrë që të negociojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë. Nga përgjimet del se Migena është e njohur me “skemën e brendshme” të regjistrimit të operacioneve pasi më herët vetë ajo ka paguar të njëjtën shumë për operimin e babait të saj.

“Gena kishte operuar babanë e saj para disa kohësh dhe ishte lidhur me shoqen e saj File, e identifikuar si Trëndafile Frangu, kryeinfermiere të reparti djegieve e cila e kishte ndihmuar atë të operonte babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti. Gena ka pranuar që t’a ndihmojë Manuelën duke e prezantuar me Filen. Ajo i ka thënë se

 “Filja do një sasi parash lidhur me këtë gjë, gjithashtu dhe kirurgut duhet t’i japim një shumë prej 2000 euro”. Manuela ka pranuar menjëherë dhe ka filluar që në muajin korrik 2020 të përgatisë dokumentet që i nevojiteshin për shtrimin e nënës së saj në spital dhe realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale që është bërë nga kardiokirurgu Evdin Prift”, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se me datë 3 korrik të vitit të shkuar, Migena Skënderi ka marrë nga Manuela Mallkuçi një sasi rreth 500 euro të cilat në një takim me Trëndafile Frangun në QSUT ia ka dhënë kësaj të fundit.

Migena i kërkon Manuelës që t’i bëjë gati paratë për t’ia dhënë doktorit në zarf. Pasi kjo e fundit i thotë se i ka në lekë shqiptare, Migena thotë t’i bëjë gati “2-mijëshe euro në zarf që të mos ketë më probleme”.

Ajo gjithashtu i rekomandon Manuelës që të bëjë gati paratë në 5-she dhe 10-she për personelin shëndetësor gjatë kohës që e ëma do të jetë në spital.

Pjesë nga përgjimet e zbardhura nga Abc News

Migena: El ngjo nesër

Manuela: Hë hë

Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto

Manuela: Ëhë me e shtru?

Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori

Manuela: Po

Migena: Merri t’i kesh me vete (për paratë)

Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet

Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë

Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se

Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’i jap?

Migena: Unë i kam fut dy

Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë

Migena: Dy mij, a kupto Genën?

Manuela: Dy million, po

Migena: Unë po them i kena pas dhon dy mirë euro ne

Manuela: S’I kam euro unë, i kam kështu lekët tona

Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pseqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali

Manuela: Po pra, m’thuj

Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne I vum dy mirë euro atij që ja futëm në zarf

Manuela: Po mirë po i bëj euro

Përgjimet e tjera

Manuela: Ej, m’ka thon nesër me e shtru ai

I afërmi i saj: Nesër e?

Manuela: Po do t’shkoj me Genën, do t’i japim lekët në dorë

I afërmi: Po mirë

Manuela: Kupto, ee nji mij euro gjejm po se dy mij euro do me ja dhon direct Gena, do tja fusim bashk n’dor atij Edvinit, se do t’shkojm direkt te doktori

I afërmi: Po, po, po

Manuela: Po du du nji mij euro tjera, kujt t’i bijm në qaf

I afërmi: Me i thoni Sabait ai

Manuela: Kujt Saba

I afërmi: Sabait halls, he se i kena dhe ato thuj borxh, ktu, ktu thuj, a mo si them gjo moms, hajde thuj vet

Manuela: Mos i thuje njiher, mos i thuj. Kur t’vi un mos i thuj, mir

I afërmi: Po mire

17 komente në ““I do 2 mijë euro në zarf ai. Dy, ok shpirt, mirë”: Si u zbulua skema e mjekut Edvin Prifti”

  1. Filja prej mutit s’omes says:

    Ka mbet shendetsia ne doren e Files ?. Shqiperi e mjera shqipni. O bo tirona malsi.

    1. Zeni says:

      Pse malin e Dajtit e di det kshu ti vllai.?
      Apo tironcit skan vjedh fare kto 30 vjet…jan paprish akoma si Mona?!?!

  2. vjosa says:

    Ky eshte nje realitet i hidhur i ketyre 30 viteve. Sado tja besh rrogen doktoreve ( kryesisht kirurgeve) perseri do ta rrjepin popullin. Nuk eshte e veshtire qe ti zbuloshe se ky eshte nje fenomen i perditshem. Keta jane perbindesha por nuk jane te paket dhe mjeket e specialiteteve neper ambulanca, keta sigurishte qe e kane doren me te lete per nje eko, per nje vizite te syte apo reomatizma, i grine pensionistet e shkrete duke i cvatur. Ne ministrine e shendetsise duhet te kete sherbim inteligjent per ruajtjen e pacientit se keta horra doktore jane te pa shpirt dhe kot qe e kane firmosur urdherin e Hipokratit.

  3. Moni says:

    Bastarde jane te gjithe. ..vetem EU. duan. ..

  4. tropoja says:

    i paska euro doktorri ishalla nuk bjen kursi

  5. Ai që ta rras says:

    Këta, nuk janë vetëm të korruptuar dhe brejtës.
    Një shoqëri me norma të tilla PALLIMI KOLEKTIV, është një shoqëri e vdekur.
    TIRET, janë ulur këmbëkryq në Shqipëri, sepse korrupsioni, êshtë metodë pune e kësaj qeverie.

    1. Shiko se mos ja rras vetes ene.......t`dhem pak says:

      Po sipas teje te gjithe shqipetaret duhet me qene ne Burg…….Po te ishte Qeveria n`rregull…….njef no nji ti qe sbo Korrupsion ne Shqiperi ? Shqiptari bakshishin e ka si gjone me te zakonshme……as qe diskutohet se duhet me i lone i 2 mije Leksh ene kur s`kane ene kur sja kerkon Njeri………Eshte thjeshte dicka Psiqike……..ene 100-Vjet me kalu aty ku do jete Mundesia qytetaret do e len i 2 Mije Leksh (e pakta)………sbo vaki me e mor Kusurin Qindark – m`Qindark….kamarjeri bo sikur sgje Lekt e vogla e pret ti thush… maje me maje kusurin…….nga kjo ane ne jemi me Debilet e Rruzullit………Keta Doktorra , Profesora, e cdo lloj Profesioni tjeter qe i marrin Leket Miletit, eshte per t`ja shtyp Koken, por mos harrojme as i her se as do i shkonte ndermend Njeriu mos me i dhone Bakshish nga 5 – 10 Mije Lek e deri te 5 – 10 Mije EURO………mos me i zon n`goje burgazhinjt me Denime te larta………aty shko Tarifa ke 1 Miljon EURO………..Po ata lek Malli i kan , nuk i kan von me Djerse ato Pare……..Zgjidhja e vetme eshte qe cdo Pagese ne Republiken e Shqiperise te behet On-Line…….dhe kontakti Njeri – Njeri (qytetar shqipetar) te eleminohet…..Zgjidhje tjeter nuk ka ne ate Vend……….edhe sikur Merkeli e Bideni bashke te vinin e drejtonin Shqiperine……..
      Keshtu qe para se te shkruani dhe te shpalosni Programin Politik te Partise Demokratike per eleminimin e Korrupsionit ne Shqiperi , futini i Got Caj me Limon ene fillo ti me veten tate i pari, qe neser, mos japesh as i lloj Bakshishi kudo qe ta kesh Punen e Hallin……Tung e maji men Fjalet e mija…….

  6. sapa says:

    Vend i neveritshem!

  7. Shenjestra says:

    Sa do qe tìja besh doktorit rrogen,sikur edhe 20 miljon,ai perseri eshte i pangopur dhe si i till ai do marin ryshfet.

  8. Afrimi says:

    Shpirt katil Edvin Prifti. Te keput per pare. Shefi i repartit te kardiokirurgjise ai. Mejtoni pastaj personelin e ktij reparti, mjeke, ifermiere e sanitare. Hajdute, te pacipe. Atij i duhet heq e drejta e profesionit dhe te ndiqet penalisht. Turp, turp, turp.Afrimi.

  9. Erl says:

    Veting për të gjithë mjekët!

  10. Baca-Bajram says:

    S’ka mbet jeta ne doren e Files por te sistemit te korruptuar dhe gjithe ketyre mafiozve me perparset e bardha, qe paguhen nga parat e popullit dhe prap perpiqen t’i rrjepin… Ky pederasti Prifti dueht te behet shembull qe te mesojne dhe te tjeret.

  11. Sheethead says:

    Ky kafsha ka bere betimin e Hipokratit. Burg dhe heqja e te drejtes se ushtrimit te profesionit. Digjet per gjithe jeten. Vetem keshtu zgjidhet kjo pune.

    1. Rilindsi says:

      NUK ESHTE AS I PARI E AS I FUNDIT KY MJEKU PRIFTI BIRBOLLANI. TE BEHET VETINGU SI NE DREJTESI DHE DO TMERROHENI NGA HAJDUTERIA E BLUZAVE TE NXIRRA. TE GJITHE OA OERJASHTIM JANE TE KORRUPTUAR. TE GJITHE E THEKSOJ. NGA SULLTANI MENTOR OETRELA TEK TIRJA ( O TE DHJEFSHA LLAGAPIN QE KE).

  12. Artur says:

    Nje pyetje kam, keto pergjimet e telefonatave nga dalin? Apo nga nje burim i “pakorruptuar”, jam kurioz po ti bejne kontroll shtepie ketij burimit sa do ti gjejne? Shume shpejt vrapuan per tek shtepia e nje doktori por skemi degjuar per kontrolle te tilla ne shtepi kriminelesh e mafiozash, harrova nuk kane pergjime telefonash per ta………

  13. Texas says:

    Te gji shqiptaret kane te njejten kulture e mos ja vini fajin qeveris se gjith aktiviteti ne familie , farefis , biznese e qeverisje pa perishtiim , ka te njejten menyr te menduari per jeten .Ajo mikro pakic 0, 001 % te kulturuar e te ndershem ne ADN nuk jane shqiptar

  14. ALBAN DEGA says:

    MAFIA ME BLUZA TE BARDHA E MAFIAS POLITIKE QE E KA DEGJENERUAR CDO QELIZE TE SHTETIT SHQIPTAR…

    LIGJ E DREJTESI
    QE TE BEHET SHQIPERI !
    VETINGU POLITIK MEDIATIK OLIGARKIK … ESHTE ILACI PER TI DHENE FUND KETIJ DEGJENERIMI TOTAL TE SHQIPERISE SIC E KAM SHKRUAR KETU E 10 VJET PERPARA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje