Na bën mirë apo më shumë keq? Ja çfarë thotë mjeku Çupi për trajtimin me remdesivir

12 Shkurt 2021, 11:27Sociale TEMA

Dje në emisionin Shqip Show nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani, tha se remdesiviri, nuk duhet të përdoret te pacientët e infektuar me Covid-19, që kanë simptoma të lehta.

“Nuk ka një antiviral specifik për Covid-19, që të frenojë këtë virus. Remdesiviri u fut në mënyrë empirike, si antiviral për të infektuarit. Në 21 nëntor, OBSH bëri një studim për këtë ilaç që tregoi se ky ilaç nuk ka benefitin që pritej. Jemi akoma në fazë studimesh, dhe nuk kemi një ilaç specifik për të trajtuar kovidin.

Benefiti i remdesivir është shumë i vogël për pacientët me kovid, ndaj OBSH nuk e sugjeron më. Këtu në Gjermani, që kur u certifikua për t’u përdorur, e përdorin vetëm për pacientët që kanë nevojë për suportim oksigjeni. Për pacientët me simptoma të lehta, nuk sugjerohet të përdoret.

Por kur pacienti ka nevojë për suportim oksigjeni duhet të përdoret. Ka një përfitim për këto pacientë, pasi shumë prej tyre nuk futen në intubim”, u shpreh mjeku Çupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje