Babai i Enkelejda Hoxhës: E arrestuan se është e drejtë e punëtore, fle te këmbët e djalit në një divan me dërrasa

13 Shkurt 2021, 10:46Kronika TEMA

Babai i moshuar i gjyqtares Enkeleida Hoxha, Belul Hoxha ishte sot bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare përpara gjykatës për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ku vajza e tij do të dalë për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Duke folur për mediat, babai i gjyqtares së arrestuar të Krujës, ka theksuar se vajza e tij ka punuar me ndershmëri.

Sipas tij, shuma e parave që iu gjet gjyqtares, “10 mijë dollarët janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent”.

“E komunikoj nje nxitim teper te madh, e me argumente. Nga do t’ja filloj? E kane arrestuar sepse eshte shume e sinqerte, e drejte, punetore dhe e ka justifikuar gjate gjithe kesaj periudhe.

Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natës vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has.

Ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent.

Kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam pritur SPAK natë e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri.

Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle te këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë’. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, ka thënë babai i Hoxhës.

9 komente në “Babai i Enkelejda Hoxhës: E arrestuan se është e drejtë e punëtore, fle te këmbët e djalit në një divan me dërrasa”

  1. nasi says:

    KU DI GJE TI MOR KELLUF…..

  2. Lumi says:

    Mos se ne bere te qajm o zoteri. Cdo njeri do kishte simpatine tende po te thoje se vajza gjyqtare u mashtru nga parja dhe si prind u kerkoj falje. Por ne momentin qe thua se eshte e pafajshme me ben te them se qenki si familje e padinjitet. Lumi

  3. I Denuar?? says:

    @@Keta dolen te gjithe te “Ndershem” dhe Fukarenje??????????????????

  4. TTT says:

    Si te gjithe shqipfolsit dhe rraca jone e felliqte e pa moral, tjeter themi e tjeter bejme

  5. Astrit says:

    Perpjekje te nje babaj te pafajshe per te mbrejtur famijen e vete por me siguri ai nuk i dite gjitha,me siguri avukati e paska perdorur mire ‘’shkopin e gomes’’ tek e bija por ti baba je i vetmi qe ske faj prandaj mund te besosh cfare te duash dhe ne nuk duhet te paragjukojme.

  6. Ky eshte modeli i njeriut te Shpellave .
    Pra thenja se shpellaret jane te paintegrushem ne nji shoqeri Qytetare
    eshte me shume se e vertete .
    Ka abuzuar ne menyre Krimiale me postin dhe shikoni Reaxionet dhe Justifikimet e njeriut ordiner ,
    qe len te kuptoshe shume se me cfar Niveli Njeriu ke te besh .Kta s’jane Mesjetare ,
    por Shoqeri e nji Mentaliteti Primitive .
    Kjo fare e degjenruar dhe korruptuar deri ne palce eshte Kanceri cdo shoqerie e Shteti .
    Nuk kan asgje me maloke e katunare ,por qe te jesh Juriste sot e nji post institucioni ,
    duhet te jesh Njeri ,i vetedijshem per Deytren qe mban dhe nderosh Ligjin i verber .
    Ky lloj Njeriu eshte zhdukur nga ajo shoqeri ose luftohet nga Bandat Kriminale qe mbajne Peng Shqiperine

  7. Din says:

    Kete kush e pyste fakirin kaq din e kaq thote

  8. Shaqo says:

    Po rri o babe mos fol, leri punet t’i bejne ata qe i kane nisur. Kujdesu per femijet qe te rriten mire; o babe, nuk lirohet krimineli, vrasesi.

  9. Martin says:

    Ha mut ha! Na mbushe mendjien qe qenka per buken e gojes . Mbai leket qe ka bere mire se esht rrug e gjate tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje