Pas reshjeve të shumta të dëborës në të gjithë vendin, policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes në lëvizje.
Policia e Shtetit
Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës:
Të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e Policisë rrugore dhe të autoriteteve të tjera.
Të vendosin gomat e dimrit në automjetet e tyre.
Të vendosin zinxhirët para se të fillojnë lëvizjen me automjet, pasi punonjësit e Policisë nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir.
Të vendosin rripin e sigurimit.
Të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Të kufizojnë në maksimum shpejtësinë, pasi në të gjitha akset rrugore ka prezencë të akullit dhe të borës, gjë që rrit rrezikun e përfshirjes në aksidente rrugore.
Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qyetarëve në nevojë.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë duke operuar në terren, në koordinim e bashkëpunim me autoritetet e tjera përgjegjëse, për normalizimin e situatës së krijuar si pasojë e motit të keq.
Për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm.
Gomat e Dimrit vendosen me Ligje ne 15 Nentor
dhe te veres me 15 Mai .
—-
Nuk penalizohesh nqs nuk i ndron , por ne Rastin se ndodh
nji Aksident apo karrambolazhe ,nqs makina jote nuk ka Gomat e Stines ,
ti shpallesh fajtore per cdo rast , perplasjeje dhe aksidenti duke e paguar shtrenjt
mosRrespektimin e Vendosjes se Gomave te duhura ,sipas Stines e Ligjit .
Ne Shqiperi Policia drejtohet nga Katundare qe s’ja kan iden asaj se cdo me then qarkullim Rrugore
dhe se si funxionon ne Bote .
Un nuk arrij te kuptoj se me cfar e kalojn kohen kto Zyra pafund e Batalione Policie
ne ate vend , gjithe kohen tu bo Chat e gjujt femra apo meshkuj internetit ?
sepse nuk tregohet asnji lloj interesi per t’Ju pershtatur Botes se civilizuar .
Dilni mer neper Bote ne Europe shikopni si qarkullohet ,
si jane rregullat per automjetet ne qytete e Autostrade ,
si e ku jane vendosur tabelat , sinjalistika si jane Parkimet ne Autostrada ,
Banjot me WC-te ne kto Parkpushime ,koshat e gjithcka i takon nji Parkpushimi
pergjate Autostradave etj etj etj
Oj ngelet tuj u lapardise ne uniforma e trashur bythet zyrave duke lujt komputer
duke mos bere asgje e marin paren qyl .