U infektua me Covid, deputeti fton publikisht Alfred Cakon: Na shpjego ‘çudinë’, se je deklaruar i paprekshëm dhe ishe kundër vaksinimit

14 Shkurt 2021, 15:06Sociale TEMA

Pas lajmit se konspiracionisti Alfred Cako është infektuar me koronavirus, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti.

Teksa i uron shërim të shpejtë, përmes ironisë, Përmeti e fton këtë të fundit që pas shërimit të shpjegojë çudinë se si u infektua nga diçka që nuk ekziston.

Postimi i plote i Permetit:

Te shkuara Alfred Cako.

Sapo lexova lajmin qe Alfred Cako eshte infektuar me Covid. Alfred Cakon nuk e njoh personalisht dhe eshte i pari person qe po e uroj publikisht per sherim sa me te shpejte nga Covid.

Jo se miq dhe te njohur te mi nuk jane infektuar me pare, por sepse lajmi qe Alfred Cako eshte infektuar duhet shperndare sa me shume, sigurisht bashke me urimin per sherim te shpejte.

Cdo jave ne media (dhe ndonjehere me shume), Alfred Cako deklaronte se virusi nuk ekzistonte, deklaronte se ishte nje shpikje mediatike per te detyruar me frike popullsine te vaksinohej, i bente thirrje Ministrise se Shendetesise qe ti mundesonte hyrjen pa maske dhe pa veshje mbrojtese te spitali infektiv per ti vertetuar te gjitheve qe virusi nuk infekton. Sot eshte vet i infektuar.

Une nuk besoj qe shqiptaret jane popull aq naiv sa te besojne cdo brockull qe degjojne mediatikisht por edhe per ndonje, tek tuk, qe mbase ka thene: dicka di Fredi, e ftoj te shoh dhe te lexoj sot mediat: Fredi eshte infektuar.

9 komente në “U infektua me Covid, deputeti fton publikisht Alfred Cakon: Na shpjego ‘çudinë’, se je deklaruar i paprekshëm dhe ishe kundër vaksinimit”

  1. Alba.ny says:

    Andi, je treguar teper xhentil që e ke uruar këtë monstren. Ai dhe njerez si ai, perfshi trampin, kanë krim në duart e tyre. Ka plot që i kanë besuar, jane infektuar dhe u kanë shkaktuar dhimbje e deri vdekje vehtes dhe të tjereve.

  2. Yyyyyyyyy says:

    Fred Cako eshte nje nga BUDALLENJTE e zakonshem te realitetit te sotem shqiptar!
    Ehhhhhhhhhh Enver ku je ?

  3. Velo says:

    Nuk e ka zënë virusi që thoshte Alfredi, e ka zënë mtacioni. Për mutacionin nuk ka folur Fredi. Ai ishte betuar për të thatin, jo për të njomin. I bëftë mirë dhe u shëroftë sa më shpejt.

  4. Te kapi dhe ty Fredo says:

    Nuk i uroj te keqen,por do te doja ta shkonte deri ne intubim,ta shikonte mire vrimen e miut,se na cau trapin me ato idiotesi konspirative pa kuptim.

  5. Like says:

    U semur Trump, dhe Cako prap s’hante pyka.
    Maske, laj duart e fyturen, distance. Vaksinen futjani ne bithe Europes me gjithe Rusise.

  6. Ilirjan says:

    Sherim te shpejte po, por edhe vemendje popullit te zgjuar shqiptar, qe cdo brockull qe i serviret e beson dhe i ben jehone.

  7. Erdogan says:

    Cudia fillon qe nga Emrat e (lashte) “Skiptare” Alfred,Edvin,Elvis,Elton,Eduart,Mustafa Qemal,Idriz,Abdullah (Abdyl) Mahmut (Mehmet),Enver etj dhe pasarrdhes te Pirros,Zeusit,Ilyreve si Perandoret Ilyre Greke Bizantine Megas Kostantinos i biri i Elenit etj.
    Per keto cudi do “habitemi”?
    Bile edhe cudia tjeter qe Alfredot “Ilyre” i thone Stamboll ne Nder te Babes Erdogan dhe Ataturkut dhe jo Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos.
    Cudia tjeter per pagezimin e qitetit (Cita) El-basan nga Sulltanet qe do te thote Vend (land) i pushtuar!
    A nuk eshte nje Cudi nga “skiptaret” qe i kendojne (kantare) Erdoganit kur per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532A.D te kthyer ne Xhami e duartrokasin?
    Por ne fact mbeteni “Skiptare” dhe pasarrdhes te “Kombit te Lashte Pellazge”!
    Bile “vellezer” me Greket qe ju kane “hale ne sy”.

  8. Frn says:

    Fredi në Perëndim do ishte tashmë i arrestuar për çka bën. Shqipëria ështe ende shumë larg botës perëndimore…

  9. Albana says:

    Une dua qe ky te vuaj pafundesisht , se ka marre ne qafe qindra njerez me ato budallalliqe qe flet.
    Ka krijuar nje situate te veshtire per te gjithe njerezit pasi thoshte nuk ka virus dhe njerezit nuk tregonin kujdes, shume qe nuk kishin simtoma e kane shperndare virusin kudo. Ka marre me qafe shume njerez qe kane vuajtur aq shume dhe njerez qe kane humbur jeten qe eshte aq e shtrenjte per kedo.
    Te vuaj, te vuaj pafundesisht por nuk them per asnje njeri ne bote qe te humbasi jeten. Jeten e ka ne dore Zoti. Edhe ketij i uroj sherim .
    Ti provoj vete se me ato budallalliqe ka bere shume njerez te vuajne dhe humbin jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje