Universiteti i Kalifornisë prezantojnë zbulimin: Një monitor i ri i shëndetit i vogël sa një pullë

16 Shkurt 2021, 17:56Bota TEMA
Universiteti i Kalifornisë prezantojnë zbulimin: Një monitor i ri

Inxhinierët kanë zhvilluar një monitor të ri shëndeti. Një pjesë e hollë xhelatinoze e cila ngjitet në lëkurë, përgjithësisht në qafë dhe tregon çdo gjë mbi shëndetin e një personi.

Kjo pajisje e re mund të tregojë njëkohësisht presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe të masë nivelin e glukozës. Gjithashtu, është ndër pajisjet e para që mund të dallojë probleme kardiovaskulare dhe të japi një pasqyrim se si janë nivelet biokimike të një pacienti.

Pajisja është projektuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego dhe Lu Yin, një ekspertë në nanoinxhinieri. Shpjegoi se kjo pajisje është e dobishme për njerëzit që kanë probleme shëndetësore të cilat duhet t’i kontrollojnë rregullisht.

“Do të shërbente gjithashtu si një mjet i shkëlqyeshëm për monitorimin e pacientit në distancë, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 kur njerëzit minimizojnë vizitat personale në klinikë,” shtoi ekspertja.

Pajisja e lëkurës, është prodhuar nga kompania “Jack” dhe studiuesit besojnë se një ndihmesë e madhe do të jetë edhe për pacientët që janë në kujdes intensiv duke minimizuar disa pajisje të monitorimit.

Joseph wang, një profesor i nanoinxhinierisë në universitetin e San Diego tha se merren censorë krejtësisht të vegjël dhe i bashkojmë së bashku në një platformë aq të vogël sa një pullë.(Daily Mail, gazeta “Si”)

2 komente në “Universiteti i Kalifornisë prezantojnë zbulimin: Një monitor i ri i shëndetit i vogël sa një pullë”

  1. Kurioz says:

    Shendet Fred Cako! Na thuaj ndonje gje per kete pajisje. Mos eshte cip nga jashte?

  2. korrigjim i korrigjimit says:

    gazetar me 4 klas shkolle. Nuk eshte zbulim, por shpikje. Po nuk e kuptoni dot ndryshimin dhe punoni si gazetare – ose ja merrni shefit ne goje ose i llustroni kepucet. Nuk shpjegohet ndryshe pse mund te paguaj dikush injorancen nese nuk merr ndonje sherbim tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje