"Do largohesh nga PS, nëse humbet zgjedhjet?”/ Rama: Ne kemi një shprehje me hallën dhe xhaxhain... Meta i ri, por i lodhur!

18 Shkurt 2021, 20:10Politika TEMA

Aktualiteti politik, investimet e kryera dhe ato të pritshme. Këto kanë qenë temat që kryeministri dhe deputeti i Vlorës Edi Rama, ka komentuar mbrëmjen e së enjtes për televizionin lokal “One TV Vlora”.

I pyetur bilancin e mandatit të dytë, Rama tha se ai është një mandate i goditur në mes nga tërmeti dhe pandemia.

“Shumë parashikime që kisha u prenë prej tërmetit dhe pandemisë, por gjithësesi është i suksesshëm sa i përket menaxhimit të këtyre të dyjave. Ky mandate është mandate që më lë mua personalisht shijen e pakënaqësisë pasi kemi për të bërë shumë më tepër. Por të shohim nga u nisëm. Shqipëria që kemi sot nuk ka të krahasuar me atë që kishim para 7 vitesh” – tha Rama.

Ai komentoi edhe kandidaturat e reja për deputetë të Partisë Socialiste në Vlorë, shkruan JavaNews. Rama konfirmoi se të sigurtë do të jenë drejtuesit e qarqeve.

“A i kanë përmbushur pritshmëritë deputetët aktualë këtë duhet ta thotë populli i Vlorës dhe jo unë. Kandidaturat janë një proces që ka nisur prej një viti. Një gjë është e sigurt, që drejtuesit e qarqeve do të jenë deputetë. Pastaj për pjesën tjetër pritet vlerësimi. Unë nuk kam asnjë vlerësim negative për deputetët, por të gjithë mund të kishin bërë më shumë. Emrat e rinj nuk është çështje moshe por energjish. Mund të jësh shumë i ri si Ilir Meta, por mund të jesh dhe plak aq i lodhur. Por mund të jesh i vjetër si Alfred Moisiu por mbetesh gjithmonë i ri” – tha Rama.

Duke komentuar kandidatët e PD dhe LSI, Edi Rama tha se sheh vetëm një ekip me katër vetë.

“Unë shoh vetëm Saliun, Ilirin, Lulzimin dhe Monikën. Të tjerët nuk i shoh si ekip por si mbushësa topi” – tha Rama.

I pyetur se kujt do t’i drejtohej për koalicion pas 25 Prillit nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, kryeministri u shpreh:

“Në do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë” – tha Rama, raporton Java News. Ai shtoi se e lehtëson fakti që Ilir Meta nuk do të bëjë kurrë koalicion me PS-në.

Rama u pyet edhe nëse do të dorëhiqet si kryetar i PS pas 25 Prillit nëse nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

“Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet” – tha kryeministri.

22 komente në ““Do largohesh nga PS, nëse humbet zgjedhjet?”/ Rama: Ne kemi një shprehje me hallën dhe xhaxhain… Meta i ri, por i lodhur!”

  1. Ed says:

    PO SIGURISHT QE DO TI FITOSH E KE KETHYER VENDIN NE KANTJER NDERTIMI
    VETEM TE JESH BUDALLA OSE QOR TE MOS E SHOHESH NDRYSHIMIN 7 VJET PARA KISHTE ZERO TURIZEM SOT KA 10 MILIJON TURISTA
    EDI RAMA THE GREAT

    1. ? says:

      Po, ka 10 miljon turista qe duan te largohen nga Shqiperia…

    2. pema cadra dhe bunker says:

      haahhahahahha, po pergjigju o gjigand surreli
      =
      ato 40 votat nga italia di bajne nomin.Lol

  2. PATRIOTI says:

    PRA KUR TE KETE HALLA KOQE DO TE FITOJE PEDERIA E LYL SAL BASTARDIT.

    1. ? says:

      E ke gabim, ka dashur te thote, edhe nqs i dalin halles koqe une nuk e leshoj PSne, se nuk jam budalla te therr pulen qe ben veze floriri per mua.

      1. Te shpetojme prej ketij! says:

        S‘ ka nevoje ta dorezoje partine pas humbjes se madhe. Ketij deliranti te papergjegjshem do turren tja marrin me dhune partine dhe do ta hedhin ne koshin e historise si fatkeqsine me te madhe qe kemi patur.

  3. Tuk Tuk says:

    Rama do Fitosh se po mundohesh,,,po pa futur ne Burg kodoshet qe vrane njerezit nuk behet Shteti….

  4. geri says:

    edhe ky bolja si luli ,i bejne bisht pyetjes varikarsat .bythqima pa kellqe ,turkoshake legena duan te vdesin neper karrige

  5. Devolli says:

    Meqenese e permende hallen dhe xhajen merr pak shembull nga xhaja jot ne Turqi ,qe xhajen e kthen ne halle. Asnje nuk shkoi para drejtesise, nga ata qe e shkateruan vendin ,bile po te kerkojne me ngulm pushtetin duke te akuzuar per gjithe bemat e tyre.Beju burrre dhe coja drejtesise Saliun , Ilirin qe e bere president, Lulin qe nuk shkoi asnjehere ne gjyq per miljonat e rruges se kombit dhe gjithe kalvarin tend dhe te tyre qe kane vite qe shijne me fondet dhe pasurite publike.

  6. Koli says:

    Nuk i fut Rama ne burg Kriminelet si Sala dhe Likja.Duhet Drejtesia ti marri ne pyetje dhe ti denoje Kafshet qe kane Vrare e Kane prere per 30 vjet Shkerdhatokraci.Sala ka vra shume,por edhe Likja nuk qendron mbrapa.Mjaft eshte mjaft,Spaku duhet te filloje me ne fund,Europa dhe Amerika ka shpenzuar shume per ti krijuar,duhet ta tregojne veten tani.Populli i di shume mire cfare eshte bere keto 30 vjet,.

    1. Burrito says:

      Rama nuk fut njeri ne burg se nuk eshte Drejtesia , ama provo te mos paguash dritat….!!!

  7. Pokeristi says:

    Rama eshte mbi piramiden e polituceve shqipetare dhe eshte mjaft ishkeputur.Ndoshta te gjitheve ju duhet te kishin ndezur motorat e dijes dhe kultures dekada me pare.
    Tash eshte teper vone.Ndoshta dhe dy tre mandate te tjera mund te rije kryeminister.
    Ka te drejte plotesisht me hallën.Te pakten te jemi pak realistë.

    1. ? says:

      Pokeristo, e ke marre vesh ti qe halles tate i kishin dale koqe, po midis shaleve po mu ne balle/

  8. ervin qerimi says:

    E paimagjinueshmja nuk mund te pershkruhet por mund te ndodhe . Per kete ekuivok eshte kujdesur mencuria popullore .

  9. Ivi says:

    Nja pese si Rama te kishim, do ishim bere shume me shpejt. Dita nje mije t’i behet dhe durimi nje mal!

    1. ? says:

      Po te kishim pasur nja pese si Rama ne Shqiperi do te kishin ngelur vetem ata te peste dhe ndonje si puna jote qe tu lante bythen,

  10. populli shqiptar says:

    O popull i dashur, ti japesh voten Saliut dhe Metes eshte qe ta kthesh vendin 30 vjet mbrapa.KUJDES! .Rrezik vdekje per Shqiperine dhe shqiptaret

    1. populli shqiptar says:

      O popull i dashur, t’ia japesh voten perseri Edvin Rames eshte qe ta kthesh vendin 75 vjet prapa. KUJDES!. Shoku Enver eshte bere gati te ngjallet vampir.

  11. Konjak says:

    Te largohet ose jo ne rast humbje , eshte ne te drejten e tij ; s’di te ket ndonje rregulll apo ligj per largimin e KM-se ne rast humbie te pushtetit , rregullat per largimin e tyre nga kreu i pertise , jane vetem morale , – sot per sot – .
    Problemi per popullin eshte mirqeverisia , ngritia e nivelit ekonomik , social e shoqeror , rivleresimi dhe permiresimi i politikave te jashtme , per marrdhenie me te mira , duke u bere edhe pjesetar te families Evropiane . Politikanet tan , te kujdesen per nje sjellie me dinjitoze dhe karizmatike , me politikanet Evropian por edhe gjithe shteteve me nje kulture disa shekullore . Ta mesojme mir dhe ta ruajme fort , pozicionin ekonomik , por edhe kulturor e shkencor ku ndodhemi , per te mos u bere qesharak , tek bota e perparuar . Pa stimuluar nje krenari boshe , aftesi te ” superzgjuarsise ” , qe na karakterizon , te tregohemi tek vetia dhe te tjeret , ata qe jemi ne fakt , se keshtu eshte e domosdoshmia dhe e dobishmia , per te stimuluar e krijuar nje karakter te fuqishem dhe te qendrushem .
    Per nje mandat te tret , duhet vet politikanet te kujtojne premtimet e tyre , por edhe kerkesat e popullit , dhe sa kan realizuar prej tyre . Kur realizimi i detyrave , eshte ne nivelin me te ulet , __faktet i kemi thene me qindra her — , Nuk eshte ne nderin tuaj te kerkoni mandat te trete , por as ne nderin e popullit tju jap voten , ne te kundert , populli ben vetvrasie .

  12. Buda says:

    Skulptura monumentale e Mandatit te Dyte te Edi Rames eshte permendorja e perjetshme
    e kompleksit te krimineleve dhe haduteve: Sali+Ilir+Monika+Lulzim. Sa te jene keta ne Opozite,
    Edi Rama nuk shkulet nga karrikja e Kryeministrit te Shqiperise.

  13. Shenjestra says:

    Per Edi Ramen,eshte e sigurt qe do fitoi duke mare 80 mandate dhe nuk do t’ja kete nevoje askujt.Edi Rama eshte nje kryeminister qe eshte i dodmosdoshem per shqiperine.Mjaft me me Sali Berishen te te vidhte,te vriste e te mashtronte.Qekur ka ardhur Edi Rama kemi shpetuat nga veprimet terroriste te PD-ke, te Sali Berishes.Parlamenti ka gjetur rehat edhe kemi qejf t’a ndjekim ne punen e tij.Kur ishte Sali Krimineli ne parlament nuk degjoje gje tjeter veç kercenime,agresisvitet,sharje ,ofendime goditje me miell e me shashka,gazlotsjelles e shume te keqija te tjera.Mos e befte zoti te vijn perseri ata ne pushtet se pastaj mjer populli.

  14. Vrkrt says:

    Heee..
    Po t ket Luli bole ,fito zgjedhjet.
    Por,ai s ka
    Sepse osht PeDerist..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje