Mjeku Edvin Prifti nga burgu: Më ktheni paratë, janë kursime familjare

18 Shkurt 2021, 10:45Kronika TEMA

Mjeku Edvin Prifti kërkon heqjen e masës sigurisë arrest me burg.

Po ashtu, Prifti kërkon që të shpallet i paligjshëm kontrolli në banesën e tij, ku iu gjet një shumë e madhe parash.

Mjeku argumenton në kërkesën në Apel se paratë janë kursime familjare.

Ndaj ai kërkon që ato t’i kthehen bashkëshortes së tij.

Priftit iu gjetën rreth 500 mln lekë gjatë kontrollit në shtëpi, një pjesë e të cilave dyshohet se i ka përfituar prej ryshfeteve që merrte si mjek në QSUT.

Gazetari Arsen Rusta thotë ndërkohë, se në bankë, mjeku Prifti ka qindra mijëra euro të tjera të depozituara.

Ai akuzohet jo vetëm për ryshfet, por dhe për pastrim parash.

Ankesa e Priftit

Në shkresën drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, mjeku thotë se vendimi i gjykatës për ta hetuar në burg, për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, është “procedurë e paligjshme dhe ka mungesë provash që e bëjnë të arsyeshëm dyshimin se Edvin Prifti ka kryer veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Ajo që kërkohet tjetër është ndryshimi i vendimit të GJKKO për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues të “pezullimit të një detyre apo shërbimi publik” dhe të zëvendësohet me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërsa si alternativë, kërkohet ndryshimi i vendimit të pezullimit nga detyra, me të njëjtën masë sigurimi, por duke i ndaluar pjesërisht të drejtën e ushtrimit të detyrës së mjekut vetëm në spitale shtetërore, për shkak të shmangies nga kriteri i proporcionalitetit.

Një tjetër kërkese që mjeku Prifti ka paraqitur në Apelimin e vendimit ndaj tij është edhe konsiderimi “i paligjshëm i kontrollit vetjak, të zyrës dje pjesërisht banesës së të hetuarit, për shkak se nuk i është njoftuar letra e të drejtave dhe nuk është siguruar prania e detyrueshme e mbrojtësit gjatë kontrollit si dhe kërkon ti kthehen bashkëshortes së tij “të hollat e sekuestruara në çantën e të hetuarit dhe në banesë për shkak se nuk janë prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat po hetohet”.

Sipas mjekut, këto të holla të sekuestruara “janë pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe diferenca eventuale, kursime familjare për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë”.

17 komente në “Mjeku Edvin Prifti nga burgu: Më ktheni paratë, janë kursime familjare”

  1. xhoxhi says:

    I ke kursime?Pse nuk i ke deklaruar?Sa rrogë mer që ke kursyer?Po listat që ke bërë vetë?Djalë ti ke vjedhur fal profesionit që ndoshta je edhe doktor i zoti por ti nuk je human.Ke vjedhur ata që luftojnë me jetën dhe jo milionerët.Këtu qëndron poshtërsia jote sepse nga halli që kishin njerzit ti i vinje çekun përpara dhe i theshe po të duash të jetosh duhet të paguash.Mendoj se për ty që vishnje bluzën e bardhë dhe vithje dënimi duhet të jetë shumë herë më i madh se një njeri që vjeth bankën.

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Nëse i ke të dokumentuara këto para,do i marrësh.
    Nëse jo,ti kthehen popullit që ke rrjepur me bisturi o batakçi zemër gur!

  3. Zaho says:

    O dokt.,populli thot ja ku eshte ujku e ti tregon gjurmet

  4. Ceni says:

    Doktor; ta gezosh burgun. Ke rrjepur hallexhinjte Parat do u kthehen atyre qe ua ke marre.

  5. k says:

    Çudi, se zakonisht janë dhurata të gjyshes.

  6. Tuk Tuk says:

    Po sikur i kishe nga nje shitje pasurie,,,pastaj Avokari tha qe i kishe nga Cmimet e fituara jashte,,sot thua qe jane kursime,,sa merr me muaj o hajdut dhe sa takse ke paguar dhe dalin se nga i ke….

  7. Kthejani paret dhe menjiher ju Maskarenjet e Spak ,
    qe drejtoheni nga ajo Kukumjacka koreane .
    Shkoni ke Vilat e Lalzit dhe beni kontrolle dhe gjeni Banken e Shtetit
    ne boodrumet e Vilave dhe florinjte e Thesarit.
    Gjetet nji Doktore qe shpeton jete dhe e bet Koke Turku
    moj maskareshe Koreane moj Gjarpere ndyre ,me justifiku gjasme Spak-u
    Perse nuk shkoni e Hetoni Famijlen berisha ?
    Perse nuk shkoni e hetoni Vilat e Lalzit Vilat e presidentit meta ?
    po kolloqiften Dordolecin basha ,qe pa punuar ne anji firm ka bo 4 – Vila
    perse nuk shkon Spak ti trokasi ne deren e Viles ?
    Ktaaaaaaaaa Treshja e Vilave te Lalzit ja kane Zhvatur Shtetit per te cilen edhe akuzohen ,
    nderkohe qe Doktorri nuk ja ka vjedhur Shtetit por i ka fituar duke shpetuar jete njerezish ,
    ata qe berisha -basha -meta i vrisnin rrugeve te Shqiperise !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kthejani paret Doktorrit kokerr me kokerr maskarenje dhe boll sajuat e fallsifikuart gjasme Letra
    dhe deshmitare te rreme ,sepse nuk keni asnji Fakte kunder Doktorrit e gjitha eshte nji sajese
    e Komplotuar nga Banda e Lalzit me Kukumjacken Koreane qe i mjel Miljonat Bandes
    dhe vashke bejne Plane se ku e ke duhet te arrestoje Spak-u qe te beje Buje ne Opinion
    dhe kjo eshte Loja qe luhet me shqiptaret kt 30 vjet.
    Si shikoka ka ne thellesi te shoqerise shqiptare Koreanja Kukumjacke ,
    nderkohe qe me Kriminelet dhe Mafiozet e vertete qe i njohin gjithe shqiptaret
    qe kane disa Vila ha e pi si shkerdhate !!!!!!!!!!!
    Per cfar na merr kjo bushter neve per Afrikane ?
    Ptuuuuuuuuuuuu maskarenje .
    Lereni Doktorin te lire dhe arrestoni banden e Lalzit aty jane Terroristet e ktij Populli

    1. Kapterri says:

      Do shkojne edhe ne Lazel dhe me tej. Mos u merzit plako. Por ne kete bote secili paguan haracin e vet. Dashi varet nga kembe e veta. Edhe ai qe vjedh drita duhet te paguaj. Perendesha e drejtesise eshte me sy te lidhura dhe nuk mund ti hapim nje vrime te vogel per doktorrin e vogel apo kopjet e tij.

  8. Konjak says:

    A do me per shqipetaret , sherbeu perseri dhe shpeto jet barbaresh , me pas te hedhin lloj–lloj pleherash mbi shpetimtarin e tyre . Ky lloj njeriu , te ha buken e te permbis kupen . Kur te dalesh nga burgu , sherbeu dhe shpetou jeten injoranteve , por kete padhe pa lek , xhaba , se perseri ata do te futin ne burg , por ate radhe , te mos dalesh me , dhe paq do te ta bejne . Shpeto gjarperin ta pesosh keq .

  9. Pd PS LSI kancer says:

    Kto lek ja ka dhen barcanaku Punonte ne Itali bente llac dhe ja kishte lenur ktij ti mbirmante per ti futur ne pun Estrada shqiptare vazhdon ky esht shteti I krijuar nga Sali serbi fatos pijaneci like floriri ramut mjelloshi shkon per ifeksion behesh operation shkon per lindje te thon duhet operation shkon ne policies per hall duan lek ose nuk te flasim genjeshtra ka 30 vjet tani po I del boja

  10. Salih says:

    J’a ka derguar mora nga Greqia….hahaha!
    Po more doktor trapi po.

  11. Tan tirona says:

    Poooo familjare,por jo të TUAT

  12. PUNËTORI I KRAHUT says:

    Përshendes të gjithë komentuesit, dhe duke parë që jam një punëtor krahu, dmth jo i fortë nga matematika, kerkoj nga ndonjë komentator nqse mundet, të krahasojë pak a shumë, sa fitonte në muaj ky kirurgu në Shqiperi me kirurgët e nivelit tij në Kroaci, Slloveni, Itali Austri, Gjermani, Hollandë, Francë, Belgjikë etj etj, duke e ditur që në Shqiperi ka 1.5 miljon banorë, sepse shumica jetojnë jashtë Shqiperie, dhe shumica e Shqiptarve në Shqiperi fitojnë 150 euro në muaj…….!!??? Nqse ndonjë komentues deshiron dhe ka mundesi të bëjë këtë kontabilitet, mos të na thojë që në Shqiperi ka shum e shumë trafikanta të medhenj droge apo femrash, sepse këtë gjë e dimë të gjithë, por keta trafikanta që kan miljonat nuk janë të gjithë të sëmurë nga zemra…….. !!!??? Ky doktorri, ka zbardhur paratë e gjykatësve apo gjykatses, që kjo e fundit ju merrte kriminelve, trafikantëve dhe vrasësve për ti liruar, dhe familjet e të vrarve të detyruar të rrinë në qoshe të oxhakut me gisht në gojë. Pra që sot po e emroj këtë doktorin me pseudonimin “Lavatriçja”. Populli thotë çdo e mirë e ka një të keqe : Po hëngre shumë të dhëmb stomaku, po qive shumë të dhëmb beli, po pive raki dhe cigare shumë të kapë zëmra dhe po u zhyte në ujrat e krimit, heret a vonë do mbytesh. Ju pershendes të gjithve.

  13. Puntori Krahut ,
    ne pergjithsi m’Ka pelqyer komenti jot ,me disa jokorrektesi te vogla ,
    por aty nga fundi e ke ekzagjeruar pak kur i ve shenje barazimi te gjithave !

    Po hengre shum keshtu ,po e zhyte thelle ashtu etj ,
    ke Qirja – po ta them si Qirs Profesioniste qe jame – nuk eshte e vertete -se te dhembka beli -si thua ti .
    Ju lutem tregohuni me realiste e mos i pergjithsoni gjerat ,
    sepse nuk japim Mesazhin e duhur ne Opinion .
    Pershendetje e stervite belin -shko mer ne Palester 20€ ne Muaj .
    Kurse dicka tjeter dhe hop bon Palester . Hajt shnet plako.

  14. geni says:

    ne fillim ishin cmime nderkomebtare
    (qe ja paskan dhne cash) hahha
    pastaj tha kemi shitur nje prone bashke me gruan .hahahahah
    tani na qenkan kursime …hahaha
    qe te besh keto loj kursimesh o zoteri duhet t ekesh te ardhura te larta mujore
    pastaj do heqesh kostot e jeteses
    ujin diritat taksa te ndryshme
    shpenzimet e nevojshme si riparime e kosto te tjera qe dalin rruges ne jeten e perditshme
    me siguri ke dhe makine po ka kosto karburanti mirembajtja etj etj
    dhe nese mbetet dicka quhet kursim pastaj
    po sa e ke rrogen ti qe t emund te kursesh keto shifra ???????
    prandaj zakonisht kur te vijne e te arrestojne eshte mire mos besh komente o rrote kari po te qepesh gojen se cdo gje qe ke thene do te te perdoret kundra tashme bashke me ate karafilin qe kishe avokat qe i dha gojes si nje fillestar
    Hajt shnet

  15. kujtimi says:

    Kete nuk mund ta quash mjek, pasi ky ishte thjeshte gjobevenes. Ketij jo vetem ti konfiskohen te gjithe parate por ai duhet te ripet i gjalle ne publik, ashtu sic ka bere ai me pacientet.

  16. populle del prej pyllit says:

    AI ashte doktore; merruni me pasurit e Berishes , e familjes se tije GERDECIN , e Medi gerdecin , Meten qe vodhi thesarin ; Basha kriminel e vodhi 230 000 000 miljon te rruges se kombit, E me Ramen qe ashte i martume ; me keto me siper; politikanet jane te paret per tu gjykuar , prokuroret , e gjykatesit; ky te pakten i ka sherbyer popullit bane operacjone , ju doni ta digjni, ka te tjere para tije qe si ka thane kushe pune e mbre qe jetojne ne lyks , psh; familja FULLANI? QE VODHI BANKEN ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje